SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...

Si në çdo fundjave, policia bën numërimin e krimeve. Këtë javë ajo radhit si suksese 21 operacione, por për krimet që kanë tronditur vendin nuk ka asnjë fjalë në njoftimin dërguar mediave.
Nëse i numëron 21 operacione policie në javë, i bie që krimi të jetë goditur në zemër, por nëse kemi parasysh edhe procedurën hetimore që vijon më tej në Gjykatë dhe të arrestuarit e policisë, mund të lirohen, çon në shfryrjen e këtyre operacioneve.
21 operacione në një javë.
21 operacione policore të zhvilluara nga strukturat e policisë, në të gjithë vendin, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e veprimtarive kriminale të armëmbajtjes pa leje, trafikimit të armëve të zjarrit, kultivimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, si dhe krimeve kundër personit e pasurisë.
Operacioni “Dyshimi”, i zhvilluar nga DVP Lezhë, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje kriminale, si dhe u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, radio si ato të policisë, një automjet i blinduar, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas.
Operacioni "Fokus", i zhvilluar nga komisariati i policisë Mat, gjatë të cilit u kap në qendër të qytetit të Burrelit, një 22-vjeçar nga Tirana, me armë zjarri pistoletë në brez dhe fishekë në fole gati për qitje.
Operacioni “Arsenali”, i zhvilluar nga komisariati i policisë Nr. 6, Tiranë, si rezultat i të cilit u sekuestruan arsenal armësh, municion luftarak, automjete të blinduara, targa automjetesh, fenelina si ato të Policisë, si dhe paruke që mbaheshin për t’i përdorur në veprimtari kriminale; në pranga pronari i garazhit, në kërkim djali i tij.
Operacioni "Rrugëtimi", i zhvilluar në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, gjatë të cilit u godit një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarri dhe të municionit luftarak, drejt Kosovës. U sekuestruan armë zjarri, municion luftarak dhe shuma parash, si dhe u vunë në pranga 6 shtetas.
Operacioni “Green mail 2”, i zhvilluar nga DPPSH, në bashkëpunim me DVP Durrës, gjatë të cilit u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. U sekuestruan 2 pako me lëndë narkotike dhe u vunë në pranga 2 shtetas.
2 operacione policore të koduara "Packed" dhe "Along", të zhvilluar nga DVP Tiranë dhe Durrës. Gjatë operacionit "Packed" u sekuestruan rreth 750 gramë kokainë dhe u vunë në pranga 2 shtetas. Ndërsa gjatë operacionit "Along" u vunë në pranga 2 shtetas që qarkullonin me lëndë narkotike dhe armë të ftohta, me vete.
4 operacione policore të koduara “Kreshpan 2”, “Vallas 2”, “Sulta” dhe “Forbidden”, të zhvilluara nga DVP Fier, Shkodër, Elbasan dhe Lezhë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. U vunë në pranga 5 shtetas (3 prej tyre të kërkuar më parë), si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër.
U finalizua faza e dytë e operacionit “Golden bullet”, zhvilluar nga DVP Durrës, gjatë të cilit u kap një shtetas i kërkuar në kuadër të operacionit të nisur nga Policia e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Arratia”, të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Operacioni policor “Fake Gold”, i zhvilluar nga DVP Elbasan, gjatë të cilit u vunë në pranga 2 shtetas italianë, të cilët kontrabanduan dhe shitën nëpërmjet mashtrimit, ar të rremë me vlerë 200 000 euro.
Operacioni policor “Postimi”, i zhvilluar nga DVP Elbasan, gjatë të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, pasi i morën me anë të kanosjes dhe dhunës, një shumë parash, një shtetasi tjetër. U sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.
3 operacione policore të koduara “Goods”, “Seven” dhe “Thousands”, të zhvilluara nga strukturat e policisë në Dibër, Vlorë dhe Elbasan, në kuadër të të cilëve u vunë në pranga 4 shtetas, si dhe u zbardhën 8 vjedhje banesash, për sende dhe shuma parash deri në 10 000 euro.
4 operacione policore te koduara, “Medicaments”, “Ticket 2”, “Road Guard 34”, dhe “Fati i lojërave”, të zhvilluar nga struktuart e DVP Tiranë, Gjirokastër dhe Durrës, në fushat e kontrabandës, ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve dhe organizimit të lotarive të palejuara. Gjatë këtyre operacioneve janë vënë në pranga 5 shtetas.
Shërbimet e DVKM Vlorë, gjatë operacioneve për kontrollin e mjeteve lundruese dhe argëtuese kanë bllokuar 6 mjete lundruese, nga këto, 5 në Sarandë dhe 1 në Dhërmi. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative pasi nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose për mangësi në dokumentacion.
Gjithashtu, shërbimet e DVMK Durrës, gjatë kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, kanë bllokuar në Shëngjin, 3 mjete lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative pasi nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose për mangësi në dokumentacion./CNA.al
Debati për legalizimin e mundshëm të prostitucionit është ...
Autoritetet shqiptare kanë njoftuar ambasadën ruse në Tira...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar mëngjesin e sotëm në li...
Rreth orës 17:40 të së shtunës 3 shtetas rus kanë tent...
Dy ushtarë janë sulmuar në uzinën e armëve në Gramsh nga 2...
Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rën...
Të gjithë e njohin Zhani Ziçishtin, si aktor në më shu...
Edhe pak minuta na ndajnë nga nata e katër e "Festës s...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka dalë me një reagim...
Qeveria shqiptare i ka kaluar një fond me vlerë 70 mil...
Pas shumë vitesh në ekranin e “Tv Klan”, gazetari dhe ...
Avokati Sokol Hazizaj e cilësoi vendim të shpejtuar at...
Birra "Veltins” nuk mund të mungonte në eventin e “Fes...
Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht një person...
Dy avionë amerikanë B-52 do të fluturojnë të hënën në ...
Me 11 gusht në media doli lajmi se është zhdukur i shumëkë...
Tri netë fantastike me atmosferë të zjarrtë festive ka...
Në natën e tretë të “Festës së Birrës”, një atmosferë ...
Një ditë pas atentatit me dy viktima në mbikalimin e P...
Në Shqipëri po strehohen aktualisht mbi 3 mijë shtetas...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...