Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe ka zhvilluar takime të niveleve të larta.
Së fundmi, më 2 nëntor Dumani është takuar edhe me ndihmëssekretarin amerikan të shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien, një zyrtar me peshë në administratën e shtetit amerikan.
Ky i fundit shprehet se është i kënaqur me takimin e zhvilluar me kreun e SPAK-ut, si dhe për punën që po bëhet në drejtësinë shqiptare, duke e cilësuar atë si mbresëlënëse. Pjesë e takimit të Dumanit ka qenë edhe Yuri Kim, e cila tani mban postin e zëvendësndihmëssekretares kryesore për Çështjet Evropiane në DASH.
“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh Reformën në Drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Reformën në Drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, thekson O’Brien.
Pleased to meet SPAK Chief Altin Dumani. Impressive to see justice reform delivering real results for the Albanian people, showing through actions that no one is above the law. The US will continue to strongly support justice reform, which is essential for Albania’s future in the… pic.twitter.com/wPU82xbyMI
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) November 3, 2023
Më 31 tetor, Dumani zhvilloi takime edhe me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Departamentit të Drejtësisë, Administratës kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI).
Pra, Dumani, kreu i SPAK që po "u heq pluhurin dosjeve të nxehta" në Shqipëri, të cilat kanë sjellë jo pak reagime, po i hapen dyert në SHBA nga zyrtarë të lartë, teksa cilësohet edhe si njeriu që po punon për të goditur grupet e strukturuara kriminale, korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe që nuk kursehet deri në vënien e tyre prapa hekurave.
Në fakt, e njëjta gjë nuk ndodh me përfaqësuesit të politikës shqiptare, të cilët në agjendat e tyre vizitat në shtetin amerikan i kanë jo të pakta, por me takime jo të niveleve të larta. Madje takimet e tyre nuk shoqërohen me komente pozitive nga zyrtarët e lartë amerikanë për punën e bërë nga qeveria, por theksohet vetëm nevoja për reforma, kryesisht në korrupsion dhe krim të organizuar.
Vizitat në SHBA
E nisim fillimisht, me Lindita Nikollën, vizitën "më të freskët", të kryetares së Kuvendit në SHBA, të zhvilluar gjatë muajit tetor. Ajo qëndroi në SHBA nga data 21 deri në 26 tetor.
Në 21 tetor, Nikolla u takua me përfaqësues të Federatës Panshqiptare “Vatra” në New York. Në 23 tetor ajo u takua me Asistentsekretaren për Organizatat Ndërkombëtare, znj. Michele J. Sison. Ndërkohë më 24 tetor me Kryetarin e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropën, z. Thomas Kean. Më 25 tetor ajo u takua me Zëvendësndihmëssekretaren Kryesore të Shtetit, Yuri Kim me Gabriel Escobar, Ndihmëssekretar i Shtetit dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor. Në 26 tetor me Ervin Bushatin, ambasador i Shqipërisë në SHBA.
Zyrtarët që Nikolla takoi gjithsesi nuk janë në nivelin e Jim O’Brien. Madje vizita e Nikollës u shoqërua edhe me një incident, gjatë një organizimi të "Vatrës", ku aktivisti Agustin Mirakaj, u dhunua gjatë ceremonisë.
Por, tetori ka qenë një muaj i vizitave zyrtare në SHBA për politikën shqiptare. E vijojmë rezymenë tonë me Ministren për Shtetin dhe Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila zhvilloi më 22 dhe 26 tetor një vizitë zyrtare në Washington.
Më 23 tetor, ministrja shqiptare u takua me Nada Zohdy, Drejtore e Rrjetit Global në Fondacionin Obama dhe Yuri Kim, Zëvendësndihmëssekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë. Më 24 tetor, Spiropali zhvilloi bisedime me Julie M. Stufft, Zëvendësndihmëssekretare për Shërbimet e Vizave në Byronë e Çështjeve Konsullore dhe Alonso Cerdan, dhe znj.Denisse Miranda, në "Partneritetin për Qeverisjen e Hapur" (OGP).
Më 25 tetor, ajo vijoi takimet me Brian Vogt, Këshilltar i Lartë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Qeverisje në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe ekipin e Samitit për Demokraci. Po kështu u takua edhe me Nicole Chulick, Zëvendësndihmëssekretare në Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës dhe Christopher J. Anderson, Drejtor i Zyrës për Çështjet Evropiane si dhe me ekipin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Vizitën e saj në Uashington ajo e përmbylli me takime me Zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe Todd D. Robinson, Ndihmëssekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.
Vizitave zyrtare në SHBA nuk kishte si t'u mungonte Erion Veliaj, i cili mbërriti në "tokën e ëndrrave" në 21 tetor. Kreu i Bashkisë së Tiranës, gjatë vizitës atje takoi ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, si dhe Pete Buttigieg, Sekretar i Transportit të SHBA-së.
Vizitës zyrtare të tij, nuk i shpëtoi as takimin me "mikeshën" e dikurshme të Tiranës, Yuri Kim. Po kështu Veliaj u takua dhe me kongresmenin Ritchie Torres, anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmenen Elissa Slotki.
Kalojmë tek muaji shtator, ku edhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka zhvilluar vizitë zyrtare në SHBA, të cilën e nisi më 19 shtator.
Më 20 tetor ai drejtoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, pasi Shqipëria kishte marrë Presidencën e saj. Gjatë vizitës atje, Rama u takua me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly, Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Po kështu u takua edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Edhe pse qëndroi disa ditë Rama nuk zhvilloi asnjë takim me zyrtarë apo politikanë amerikanë.
Pra siç vihet re edhe nga agjendat e sipërpërmendura, mund ta themi me plot gojë, që Dumani jo vetëm që është prokurori që po godet shkelësit e ligjit, përfshirë ministra, ish-ministra, deputetë, biznesmenë dhe po heton "dosjet e nxehta", por mirëpritet në SHBA-ja nga zyrtarë të rangjeve të larta./CNA
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar këtë të pr...
Për shkak të motit të keq, mjetet e vogla lundruese dhe an...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka zhvilluar një takim në SH...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka folur lidhur me ...
Gazetari, Arian Çani ka folur lidhur me tensionet e kr...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ...
Një person i dyshimtë është parë këtë të enjte tek Parlame...
Kompania “Biniatta Trade”, që ndihmoi Lulzim Bashën për lo...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se s...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se Presidenti ser...
Jamarbër Malltezi ka reaguar sërish lidhur me akuzat e...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ndarë në rrjet...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur ...
Një i moshuar është sulmuar nga 2 qen të llojit pitbul...
Sonila Muhametaj, prokurorja që kandidon në SPAK, ka n...
Garda e Republikës ka reaguar pas akuzave të opozitës ...
Si pjesë e Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Drejtësis...
"Finance Uncovered" ka publikuar një tjetër artikull k...
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund Pan...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...