Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar shkeljet e kryetarit të Bashkisë Shijak, Elton Arbana.
Vangjeli deklaroi për mediat se kanë mbërritur një sërë denocnimesh nga banorët për kryetarin e Bashkisë Shijak.
Sipas denoncimeve, Elton Arbana në kundërshtim me ligjin ka miratuar leje ndërtimi për kompleksin e parë të vilave me adresë Lagjia Popullore Shijak.
Denoncuesit theksojnë se Kompleksi Rezidencial është ndërtuar në tokë bujqësore, (Kodër Shilore Shijak), me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për urbanistikën pasi kompetencat për lejet e ndërtimit e komplekseve rezidenciale i ka vetëm KKT dhe se në këmbim të kësaj leje ndërtimi Kryetari i Bashkisë së bashku me 2-3 punonjës së bashkisë janë shpërblyer me nga 1 vilë secili.
Një tjetër denoncim është se Bashkia e Shijakut depoziton mbetjet në zonë kadastrale pyjore, me distancë rreth 100 m pranë lumit Erzen, ndërmjet fshatrave Cizmeli, Shetel dhe Eminas i Vogël (Gjepalaj Shijak)
Po ashtu denoncohet dhe rasti ku për një godinë të padëmtuar janë dhënë 8 milionë lekë dëmshpërblim
Deklarata për mediat e Genta Vangjelit.
Në adresën e. Antikorrupsionit të PD kanë mbërritur denoncime nga banorë të Shijakut lidhur me shkeljet e kryetarit të kësaj bashkie Elton Arbana.
1. Me anë të Vendimit nr.369, datë 03.08.2020 (nr.6095 prot) Elton Arbana në kundërshtim me ligjin ka miratuar leje ndërtimi për kompleksin e parë të vilave me adresë Lagjia Popullore Shijak.
Denoncuesit theksojnë se Kompleksi Rezidencial është ndërtuar në tokë bujqësore, (Kodër Shilore Shijak), me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për urbanistikën pasi kompetencat për lejet e ndërtimit e komplekseve rezidenciale i ka vetëm KKT dhe se në këmbim të kësaj leje ndërtimi Kryetari i Bashkisë së bashku me 2-3 punonjës së bashkisë janë shpërblyer me nga 1 vilë secili. Ata na vendosën në dispozicion edhe pamjet që shihni pas meje.
2. Hedhje mbeturinash në pyll..
Bashkia Shijak në kundërshtim me ligjin edhe pse zyrtarisht prononcon të kundërtën me fjalë depoziton mbetjet në zonë kadastrale pyjore, me distancë rreth 100 m pranë lumit Erzen, ndërmjet fshatrave Cizmeli, Shetel dhe Eminas i Vogël (Gjepalaj Shijak), duke kryer krim mjedisor pasi vetë bashkia, këtë zonë, e ka të regjistruar në inventarin e saj si zonë pyjore.
Mbetjet groposen nën tokë në shtresa aluvionale, duke ndotur kështu ujin e puseve përreth.
Denoncuesit cituan edhe se është falsifikuar procedura gjatë shqyrtimit dhe marrjes së vendimit të këshillit bashkiak për këtë qëllim pasi anëtarëve të tij nuk u është paraqitur gjendja reale dhe janë detyruar specialistët e bujqësisë pranë bahkisë që të japin konkluzione në favor të shkeljes së ligjit, nuk është marrë konfirmim nga prefektura, nuk është kryer studimi i zonës në fjalë dhe as i janë drejtuar strukturave shtetërore të tjera për dhënie mendimi para marrjes së këtij vendimi pasi sikurse shihet qartë nga pamja kjo është një zonë pyjore. 3. U dhanë shtëpi për banorë të cilët u prekën nga tërmeti 2019 dhe në këmbim ju morën tokën për të ndërtuar një supermarket…
Kjo foto tregon vendndodhjen e tre shtëpive të prishura me qëllim përvetësimin e terrenit në mënyrë të paligjshme nga Kryetari i Bashkisë dhe dhënia po e kundraligjshme e 3 apartamenteve të ndërtuara pas fatkeqësisë natyrore (tërmeti 2019) në këmbim të terrenit 3 shtetasve me inicialet: D. RR., M. RR., dhe RR. RR.
4. Për një godinë të padëmtuar nga tërmeti janë marrë 8 milionë lekë për dëmshpërblim. Bëhet fjalë për godinën ku aktualisht ka vendndodhjen e ushtrimit të aktivitetit OSHEE Shijak prej 12 viteve. Në katin e 2 të të cilës ushtron aktivitetin një biznes bar-restorant.
Godina nuk mund të jetë e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore tërmeti 2019 pasi gjatë gjithë kohës ka funksionuar ushtrimi i pandërprerë i aktivitetit të OSHEE Shijak.
5. Denoncuesit treguan se para tërmetit 2019 kanë qenë rreth 60 familje të pastreha dhe në përfundim janë kompensuar rreth 180 familje.
Familje të ndryshme për të përfituar sa më shumë banesa pas tërmetit kanë kryer divorce fiktive si rasti i familjes me mbiemër me inicialin “F”.
Përveç sa më sipër, sipas mediave, Elton Arbana mbahet mend si i përfshirë në përgjimet e BILD lidhur me dosjen 339 në të cilën zyrtarë socialistë i nënshtrohen grupeve kriminale./ CNA
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar dhjetëra urdhër-arreste sa...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Fredi Beleri, mësohet se ka arritur të sigurojë lejen ...
Vëllai i kryeministrit Edi Rama është paraqitur sërish...
Vëllai i kryeministrit Edi Rama është paraqitur sërish...
Energjia diellore duket se po rrit ndjeshëm peshën e saj n...
Tre prej agresorëve të avokatit Sokol Mëngjesi ndodhen...
Rreth 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një ...
Operacion antidrogë në Tiranë. Kreu i Policisë së Tira...
Shtyhet sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit p...
Policia e Tiranës ka vendosur nën hetim 8 persona për ...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli Xhelal Rrajën, i arr...
"Katërputroshët" janë bërë tashmë pjesë e pandarë e familj...
Gjykata e Lezhës dënoi me burgim të përjetshëm vrasësi...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një ak...
Flakët kanë përfshirë Malin e Gjerë të qytetit të Gjir...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Protesta e opozitës është mbyllur pas rreth 3 orësh. ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka bërë me d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...