web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rreth 3 orë para Kryeministrisë dhe Bashkisë Tiranë/ Mbyllet protesta e opozitës

11 Korrik 2024, 23:01, Aktualitet CNA
Rreth 3 orë para Kryeministrisë dhe Bashkisë Tiranë/ Mbyllet
Protesta

Protesta e opozitës është mbyllur pas rreth 3 orësh.

Mijëra qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera protestuan para Kryeministrisë dhe Bashkisë Tiranë.

Demokratët kërkuan qeveri teknike dhe lirimin e liderit të PD-së Sali Berisha.

Gjatë këtyre tre orëve pati tensione, hedhje lëndësh djegëse si dhe përplasje me efektivët e policisë.

Opozita ka treguar se do të vazhdojë betejën dhe misionin e saj.

Demokratët kanë njoftuar protestën e radhës ditën e enjte në orën 10:00 para Bashkisë Tiranë.

Mesazhet e opozitarëve ishin të qarta. Berisha kërkoi me urgjencë qeveri teknike, ndërsa deputetë kërkuan lirimin e liderit të tyre./ CNA





Lajmet e fundit nga