Vrau ish-drejtorin e OST-së, dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi me pagesë
Gjykata e Lezhës dënoi me burgim të përjetshëm vrasësi...
"Katërputroshët" janë bërë tashmë pjesë e pandarë e familjeve në qytetin e Korçës, të cilët janë kthyer në një pjesëtar mjaft të dashur. Qentë dhe macet, të konsideruara kafshë të shoqërimit, janë burimi më i mirë dhe i vazhdueshëm i kënaqësisë, i argëtimit dhe i çlodhjes. Nëse kërkoni një mik besnik në jetë është pikërisht qeni ai që jua jep këtë mirësi, e nëse kërkoni një mikeshë që t'ju japë ngrohtësi shpirtërore ajo, ajo është macja.
Përkujdesi që duhet të tregohet mbi këto kafshë normalisht që duhet të jetë maksimal nga ana e familjarëve, e kjo për shkak se edhe kafshët preken nga sëmundje të ndryshme dhe kërkojnë mjekim e kurim ashtu si vetë njerëzit. Shembulli i një suksesit në këtë fushë është pikërisht Kristi Morava, korçari, i cili jetën e tij ua ka kushtuar "katërputroshëve".
Prej tri vitesh, Kristi solli në qytetin e Korçës klinikën e tij veterinare, pas studimeve universitare dhe ato pasuniversitare në Milano të Italisë, ku mori eksperiencat më të vyera në këtë fushë. Këto tri vite kanë qenë për të një sfidë e madhe në shërbim të qenve dhe maceve që kërkonin ndihmë mjekësore, edhe në raste të vështira, por që ia ka dalë me sukses në shërimin e tyre.
CNA TV në këtë reportazh sjell histori të ndryshme të kafshëve që kanë marrë ndihmë në këtë klinikë, po ashtu detaje nga jeta e mjekut veteriner dhe sfidat që ai përballet çdo ditë në punën e tij, si edhe këshilla shumë të rëndësishme sa i përket kujdesit që çdo familje duhet të ketë mbi kafshët e tyre të shoqërimit.
E nisëm bisedën me Kristi Moravën në ambientet e klinikës, duke parë kështu edhe kushtet mjaft të mira e komode që ka krijuar në mënyrë që kafshëve t'u jepet ngrohtësi, edhe pse kanë ndjesinë e frikës sa herë që i afrohen klinikës.
Lidhja e Kristit me kafshët ka qenë që prej fëmijërisë. Një lidhje e krijuar falë familjes së tij, e cila ka mbajtur gjithmonë kafshë në shtëpi, si edhe e gjyshit të tij, i cili në fshat ka mbajtur edhe kafshë të tjera krahas qenit dhe maces. Ai tregon se nuk e ka ditur kurrë që jeta e tij do të merrte këtë drejtim, e megjithatë, ndihet mjaft i kënaqur që sot është një mjek veteriner që ofron për kafshët përkujdesje dhe shumë më tepër se kaq.
"Duke qenë se jam rritur në një familje që gjithmonë janë mbajtur kafshë, qen, mace, gjyshi im në fshat ka mbajtur edhe kafshë të tjera, pra, që i vogël kam qenë i lidhur me to. Duke dashur që t'u përkushtohem, t'u ofroj një shërbim, sado që prindërit dhe gjyshërit e bënin këtë gjë, me kalimin e kohës duke shkuar në studime, në gjimnaz u profilizova më shumë në lëndët shkencore si biologji dhe kimi, që do të orientonin në studimet e larta në fushën shkencore. Sot kafshët i kemi të gjithë në familje, por shumë kohë më përpara askush nuk e dinte që do të vinte një moment që njerëzit për shkak të ngarkesave të larta stresuese në punë, në mjedis, në jetën e ditëve të sotme, do të kishin nevojë për diçka që do t'u sillte relaks, qetësi për trurin e tyre dhe këtë do t'ua ofronte kafsha. Kështu që le të themi që lidhja ka qenë e hershme, duke mos e ditur që sot do të ishim këtu ku jemi", u shpreh ai.
Natyrshëm lind pyetja se nëse do të duhej të zgjidhte mes qenit dhe maces, cilin do të preferonte më shumë Kristi edhe në bazë të lidhjes shpirtërore që ka ai me këto kafshë. Në këtë moment, mjeku thotë se i ka njëlloj, por me pak dallim ai e tregon edhe kafshën që është më shumë i lidhur. Edhe macja, edhe qeni, kanë karakteristikat e tyre të veçanta. Qeni mbetet më besniku i familjarëve, macja ajo që të fal relaks e kënaqësi. Të dyja kafshët shumë të ndryshme sa u përket karakteristikave të sjelljes, por shumë të dashura për familjet korçare.
"Kuptohet që unë i kam njëlloj. Kur kam kryer studimet, ne dalim mjekë të përgjithshëm për të gjitha kafshët, kam mësuar edhe për qenin, macen, lopën, kafshët e imëta, derrat, pulat, të gjitha. Prandaj jemi në të gjithë gamën e kafshëve në mbulim. Por me kalimin e kohës, në studime dhe më pas në specializimin pasuniversitar që kam kryer në Milano të Italisë, u specializova vetëm në kafshët e shoqërimit, qen dhe mace. Të dy të falin qetësi, të dy kanë karakteristikat e tyre. Nuk e mohoj që qeni është gjithmonë dhe do të ngelet më besniku, ai që do ta shikojë familjarin apo pronarin me një shenjë mirëkuptimi, respekti dhe besnikërie. Nga ana tjetër kemi macet të cilat kanë karakteristikat e tyre fenotipike, por dhe të sjelljes, të falin shumë relaks dhe kënaqësi. Unë duke qenë se gjithmonë kam pasur raportin në familje më shumë mace sesa qen, pak më shumë jam i lidhur me macet", tha ai.
Kristi tregon një fakt interesant, duke nxjerrë në pah evoluimin e kafshëve që ka marrë shumë edhe nga sjelljet e njeriut, aq sa me kalimin e viteve në logjikën e saj, mund ta mendojë që është njësoj me anëtarët e tjerë të familjes ku jeton. Të shumta janë rastet që kafshët kanë nevojë për ndihmë mjekësore, duke filluar që nga ato më të lehtat, e duke vazhduar me rastet më të rënda të cilët kalojnë në hospitalizim, duke qëndruar të shtruar ditë me radhë apo edhe me javë të tëra.
"Në klinika veterinare, si kjo imja apo edhe e të tjerëve, sot janë në përmirësim e sipër duke dashur të ofrojnë një shërbim sa më maksimal për kafshët e shoqërimit sepse sot ato konsiderohen pjesë e familjes dhe madje vetë kafsha ka evoluar duke marrë shumë nga sjelljet e njeriut. Deri aty sa ndoshta do të harroje që është kafshë dhe në logjikën e saj do të fillojë të mendojë se është njëlloj si ata pjesëtarë të familjes ku jeton. Rastet këtu janë nga më të shumtat, nga më të thjeshtat si ato profilaktike, vaksinime, trajtime, mjekime plagësh, ndonjë virozë me bark e të vjella, me kollë ose teshtitje, deri në rastet më të rënda të cilat janë raste të hospitalizimit ku ne e mbajmë një kafshë të shtruar me ditë ose javë me radhë", u shpreh veterineri.
Mjeku veteriner sjell në kujtesë rastin e një këlyshi që u mbajt 14 ditë i shtruar, duke treguar mjekimin e specializuar që i është bërë, e duke arritur ta shpëtojnë pas një 'lufte' të madhe jo vetëm të këlyshit, por edhe të vetë mjekut me sëmundjen. Kristi thotë se ka mjekime pafund, me një gamë të gjerë të sëmundjeve që prekin kafshët e shoqërimit, që kërkojnë normalisht edhe cilësinë më të madhe të shërbimit nga ana e tij.
"Sjell si shembull një këlysh që është mbajtur 14 ditë i shtruar, 11 ditë pa futur asnjë lloj ushqimi dhe uji në gojë, mbajtur me serume, me mjekime suportive, antibiotikë, dhe në ditën e 13-të kemi tentuar me shiringë dhe duhej ta shpëtonim, sepse qenushi i ishte bërë dhuratë një vajze të vogël, e cila e donte patjetër. Ka gjithashtu raste kirurgjikale që kërkojnë ndërhyrje të vështira, që edhe ato janë pothuajse me njerëzit, sepse duhet të ruash sterilitetin maksimal, të punosh me kujdes. Kemi pasur raste që kemi larguar këlyshë ose kotele të ngordhura, ose lindje të vështira që duhet të ndërhynim në emergjencë, largim i tumoreve, ngecje e trupave të huaj në pjesën e ezofagut, po ashtu operime në sy duke qëndruar 2 orë mbi kafshën. Mjekime pa fund, gjithçka është e ngarkuar sa u përket qenve dhe maceve, pasi jo vetëm që kanë një gamë shumë të gjerë sëmundjesh që i zënë, por nga ana tjetër sëmuren me sëmundje që mund të jenë të ngjashme me tonat, kanë dhe një ndjeshmëri të lartë ku duhet të jesh në 100% tënd dhe në cilësinë maksimale të shërbimit kundrejt tyre", u shpreh ai.
Në ditët e sotme, mbajtja e kafshëve në shtëpi është rritur ndjeshëm, krahasuar me vitet e kaluara kur në fakt nuk dihej aq shumë rëndësia dhe dashuria që të falin "katërputroshët". Për shumë arsye, si pjesa e antistresit, relaksit, gjallërisë, njerëzit tashmë e kanë bërë pjesë të familjes së tyre një qen ose një mace. Fatmirësisht është rritur edhe ndërgjegjësimi për t'iu drejtuar mjekut veteriner, që prej ditës së parë kur e marrin kafshën, e duke e ndjekur gjatë gjithë jetës me përkujdesje e ndihmë mjekësore në rast nevoje. Këtu Kristi tregon edhe ndihmën e parë që mund t'i jepet një kafshe, duke bërë që kjo e fundit të rrijë në çdo ambient të shtëpisë pa asnjë problem.
"Është shtuar mbajtja e kafshëve për shumë arsye për pjesën e relaksit, për pjesën e antistresit, si dhurata kundrejt fëmijëve, si një mënyrë që moshat e mesme ose të treta me fëmijë të larguar jashtë, të kalojnë pak kohë, me gjallëri, nga ana tjetër i mban dhe të aktivizuar. Njerëzit sot janë ndërgjegjësuar që në momentin e parë që marrin një kafshë, gjithmonë kërkojnë të kenë kontakt me mjekun veteriner për të bërë kontrollin për të parë nëse është e shëndetshme apo jo, më pas për të kryer trajtimet e para profilaktike, kundër krimbave, parazitëve të jashtëm, vaksinimin, të cilat sigurojnë shëndet jetëgjatë për kafshën, por mbrojnë dhe familjen sepse ka shumë sëmundje që mund të transmetohen nga kafsha te njeriu. Nuk ka vend për alarm sepse nëse kryhen të gjitha trajtimet, mjekimet profilaktike, gjithçka është në rregull dhe kafsha mund të rrijë në çdo ambient të familjes pa asnjë problem. Kohët e fundit njerëzit janë bërë të ndërgjegjshëm, kujdesen dhe u kushtojnë rëndësi, e në rast se para shumë kohësh kur sëmurej një kafshë ngrinin supet e thonin që s'kemi ç'bëjmë, ose bënin ndonjë tentativë të lehtë për ta mjekuar në kushte shtëpie, në ditët e sotme nuk e lënë pa i bërë shërbimet deri në nivelet përfundimtare", shprehet ai.
Klinika e mjekut veteriner Kristi Morava kohët e fundit ka sjellë gjithashtu një risi për qytetin e Korçës, një "hotel" për kafshët e shoqërimit. Kjo ide, të cilën Kristi e ka marrë indirekt nga personat të cilët nuk kishin ku të linin qenin apo macen në kohë pushimesh, ka bërë që të krijojë dhoma ku mund të mbajë kafshët në kohën kur familja është larg. Për të zotët e kafshëve, kjo ishte zgjidhja që e kanë pritur prej shumë kohësh, e tashmë ndihen të sigurt në lënien e qenit apo maces në duart e vetë Kristit. Është pikërisht ai që jo vetëm sigurohet për ushqimin, pastrimin e komoditetin e kafshëve, por edhe kalon kohë me ta, duke i shëtitur në oborrin para klinikës, duke mos i lënë të mërziten, pra me një fjalë, Kristi bëhet shoku më i mirë i tyre në ato ditë qëndrimi në dhomat e "hotelit" të kafshëve.
"Unë e kam nisur klinikën me funksion parësor mjekim, shtrim dhe hospitalizim kirurgjikal, pa futur aksesorë të tjerë, përqendruar vetëm në mjekësi të mirëfilltë. Por, me kalimin e kohës, kishte kërkesa, njerëzit pyesnin se ku mund të linin kafshën e tyre në periudha që ata lëviznin me pushime të gjata në verë ose me largime të shkurtra disaditore. Kështu që le të themi që do të duhej një vend ku të ishin të mbrojtura, brenda një ambienti komod, t'u ofrohej shërbim nga ana e ushqimit, pastrimit, shëtitjeve dhe nga ana tjetër ku më mirë sesa në një klinikë ku është dhe veterineri pranë, mund të ofrohej ky shërbim. Është një përgjegjësi e madhe sepse tjetri të beson një pjesëtar të familjes, dhe ti ke në ngarkim deri në ditët që keni caktuar për ta mbajtur. Unë u vura në kushtet e tilla që të krijoja një hotel brenda ambienteve të klinikës, me disa dhoma të ndara nga njëra-tjetra, të ajrosura, me xham, që të kenë akses të shikojnë. Krahas pjesës ku rrinë brenda këtyre dhomave, është edhe pjesa kur ata rrinë përpara oborrit të klinikës në një pjesë me bar ku luajnë dhe u krijohen kushtet të mos mërziten. Kuptohet që jo të gjithë, p.sh. qentë janë të prirur për të qëndruar në një ambient tjetër të huaj, por shumica janë të mësuara dhe të afrueshme", thotë veterineri.
Në këto vite shërbimi pranë klinikës, kanë qenë shumë të pakta rastet në të cilat nuk është mundur dot të shpëtohet kafsha. Kristi kujton këtu rastin e Lisës, një qen të sëmurë me leshpanjozë, e cila pavarësisht përpjekjeve edhe duke bashkëpunuar me klinika brenda e jashtë vendit, nuk mundi t'ia dalë. Kristi shprehet se çdo rast i tillë është mjaft i dhimbshëm, e ndërsa në një pjesë të murit ka vendosur fotot e qenushëve dhe maceve që ua kanë dalë me sukses mjekimeve, në anën tjetër do të bëjë edhe këndin në kujtim të atyre që nuk kanë mundur dot të jetojnë.
"Qëllimi kryesor është të mos humbim, në varësi të kushteve e të sëmundjeve kuptohet që ka dhe raste të vështira sikundër dhe në mjekësinë humane me raste infektive të rënda. Të gjitha rastet që kanë qenë shumë të pakta, 3 ose 4, i mbaj mend shumë mirë dhe një ndër to ishte Lisa, një qen i sëmurë me leshpanjozë dhe nuk arritëm dot ta shpëtonim. U bë përpjekje maksimale madje duke bërë bashkëpunime edhe me klinika në Tiranë, në Greqi. Çdo rast është i dhimbshëm, kam planifikuar që në një pjesë të murit të klinikës përveç gjithë fotove të bukura që janë me kafshët për sukses, një vend do ta kem për kujtim edhe me ato që nuk ia kanë dalë dot me sëmundjen. Është e dhimbshme sepse te familjarët dhe tek unë sjellin një ndjesi jo të mirë, por mjekësia asnjëherë s'është absolute. Ne përpiqemi të bëjmë maksimumin dhe më të mirën, por ka dhe disa raste që janë ekstreme", thotë ai.
Ndërgjegjësimi për t'u dhënë kujdesin e duhur mjekësor, duhet të jetë nga familja aq i madh sa vetë dashuria që kanë për "katërputroshët". Janë ata që i sjellin jetës sonë ngjyra, kënaqësi, çlodhje, dashuri të pashtershme, e pikërisht ne duhet të kujdesemi që të kenë një jetë sa më të mirë dhe larg sëmundjeve. Mjeku veteriner, Kristi Morava, është aty, në gatishmëri 24 orë për çdo rast që qeni apo macja juaj ka nevojë për vizitë mjekësore. Klinika ndodhet në Lagjen 16, Rr. "Antonio Athanas" e quajtur si rruga e Ersekës. Për të gjithë të interesuarit, CNA ju vendos në dispozicion numrin e kontaktit të mjekut veteriner për çdo rast nevoje: +355 69 215 8196
Për më tepër informacione lidhur me aktivitetin mjekësor të klinikës, në "Instagram"-in zyrtar mund të shihni materiale të ndryshme të përgatitura nga vetë mjeku lidhur me rastet e ndërhyrjeve te kafshët e shoqërimit./CNA
Gjykata e Lezhës dënoi me burgim të përjetshëm vrasësi...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një ak...
Flakët kanë përfshirë Malin e Gjerë të qytetit të Gjir...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Protesta e opozitës është mbyllur pas rreth 3 orësh. ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka bërë me d...
Sonte, mijëra protestues i janë përgjigjur thirrjes së...
Mijëra protestues kanë protestuar sonte para Bashkisë ...
Vijon protesta te Bashkia e Tiranës. Protestuesit po përpl...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministr...
Protestuesit janë zhvendosur para Bashkisë Tiranë. Ata...
Protesta është zhvendosur nga Kryeministria tek Bashkia e ...
Me përfundimin e fjalimit të kreut të PD-së Sali Beris...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëv...
Kreu i PD-së Sali Berisha në fjalën e tij gjatë protes...
Mijëra protestues kanë zbarkuar sonte para godinës së ...
Është tensionuar situata para Kryeministrisë. Protestuesit...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish ...
Mjeku Erion Dasho i ka dërguar një mesazh kryeministrit Ed...
Aktori dhe regjisori Edmond Budina në fjalën e tij në ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...