web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DASH publikon raportin për 2025-ën: Shqipëria, mes 71 vendeve që përmbushën kërkesat minimale për transparencën fiskale

20 Shtator 2025, 17:50, Aktualitet CNA

DASH publikon raportin për 2025-ën: Shqipëria, mes 71 vendeve

Departamenti amerikan i Shtetit i publikuar Raportit të Transparencës Fiskale për vitin 2025.

Shqipëria është një ndër 71 vendet e listuara në këtë raport, teksa është vlerësuar ka përmbushur kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Raporti, i mandatuar nga Kongresi amerikan dhe i publikuar më 19 shtator, tregon se nga 140 qeveri dhe entitete të vlerësuara, 71 kanë përmbushur kriteret minimale të transparencës fiskale, ndërsa 69 nuk i kanë arritur ato. Megjithatë, nga grupi i fundit, 26 vende kanë shënuar përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së standardeve.

Në vlerësimin e tij, Departamenti i Shtetit thekson se Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera, ka siguruar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur standardet në lidhje me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e tyre.

Raporti e cilëson se transparencën fiskale si një komponent thelbësor i menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike, pasi rrit besimin e tregjeve dhe forcon llogaridhënien e qeverive ndaj qytetarëve të tyre./CNA





Lajmet e fundit nga