“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas daljes së Carlo Bollino-s në dosjen "Balluku", ku sipas komunikimeve të zbardhura ka marrë qindra miliona lekë nga ARRSH-ja.
Këlliçi thekson se media e keqpërdorur funksionon saktësisht për qëllimet më të ndyra, jo si pushtet i katërt, por si nënkontraktor i aferave korruptive të pushtetit kriminal.
Deputeti thotë se skema është si në rastin e Veliajt me inceneratorët, ku sipas tij, Carlo leçjani i parave publike, vijon të ushqehet si i babëzitur nga fondet shtetërore, këtë herë nën ombrellën e Belinda Ballukut, për të qelbur me propagandë opinionin publik.
Këlliçi shton se Carlo nuk është thjesht pronar mediash, por mishërimi i gazetarisë së blerë, i gazetarisë që shitet, që shërben, që mbron, vendos gjoba dhe sulmon sipas porosisë. Sipas tij Carlo Bollino është një kopje provinciale e “Tangentopolit” italian të fundviteve ’80, por pa dinjitetin e pendesës.
Ai thekson se jo vetëm zyrtarët e korruptuar, por edhe gazetarët gjobëvënës dhe pronarët e mediave që i shërbejnë sistemit kriminal, duhet të mbajnë përgjegjësi penale dhe morale.
“Media e keqpërdorur funksionon saktësisht për qëllimet më të ndyra, jo si pushtet i katërt, por si nënkontraktor i aferave korruptive te pushtetit kriminal.
Ndaj prej 12 vitesh godet opozitën, mbron pushtetin, relativizon skandalet dhe hesht për shpopullimin dhe mizerjen e jetës reale të qytetarëve. Mercenare dhe ekzekutore e një skeme të qëndrueshme interesi në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Ndaj edhe Dosja Balluku është kapitulli i radhës në manualin e përdorimit kriminal të medias.
Skema është primitive në thelb, por e rafinuar në formë. Media e Carlos kërkon “llogari” pse projektet e rryshfetit nuk po lëvrohen ende, ndërkohë që Ervis Berberi pranon se janë aprovuar plot 700 milionë lekë. As për interes publik, as për transparencë. Por për qarkullimin e parave brenda një rrethi të mbyllur pushtet–media. Interes i drejtpërdrejtë financiar mbi djersën e shqiptarëve, kontroll i redaksive për t’i kthyer në altoparlantë shpifës, shantazhues dhe mburojë politike për pushtetin.
Si në rastin Veliaj me inceneratorët, modeli është po ai: Carlo, leçjani i parave publike, vijon të ushqehet si i babëzitur nga fondet shtetërore, këtë herë nën ombrellën e Belinda Ballukut për të qelbur me propagandë opinionin publik.
Media, që nuk kërkon llogari pse u vodhën paratë publike, por pse nuk ka marrë ende pjesën e saj, ky është modeli i gazetarisë së Carlos
Carlo shfaqet kudo ku ka afera. Siç e kam denoncuar publikisht, ai qendron pas rrëmbimit të 4 mijë metrave katrorë truall publik në Tiranë, tokë e destinuar për shkollë, e shndërruar në godinë mediatike me para të përfituara nga fondet e AKSHI-t. Një simbol i përsosur i katandisjes së shtetit, një bankomat për klientët e tij.
Kështu, Carlo nuk është më thjesht pronar media, por mishërimi i gazetarisë së blerë, i gazetarisë që shitet, që shërben, që mbron, vendos gjoba dhe sulmon sipas porosisë. Një kopje provinciale e “Tangentopolit” italian të fundviteve ’80, por pa dinjitetin e pendesës.
Nuk mban më. Kjo simbiozë e pështirë duhet të marrë fund. Jo vetëm zyrtarët e korruptuar, por edhe gazetarët gjobvënës dhe pronarët e mediave që i shërbejnë sistemit kriminal, duhet të mbajnë përgjegjësi penale dhe morale.
Jo si viktima të presionit, por si pjesë aktive e skemës. Sepse paraja publike e gllabëruar dhe sulmet e paguara janë dy krime të njëjta. Dhe të dyja bëhen në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Këlliçi.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Eigracionit Korçë njofton ...
Detaje të tjera vijojnë të dalin nga mbledhja e Këshillit ...
Sot para Kuvendit, teksa zhvillohej mbledhja e Këshillit t...
Nis zbatimi i projektit të instalimit të një sistemi sigur...
Partia Mundësia ka dalë në protestë para Kuvendit ku po zh...
Ndërsa në Kuvend është mbledhur Këshilli i Mandateve për s...
Mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e pr...
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mb...
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Misione...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një intervistë personale...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi u shpreh sot lidhur me p...
Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer në emisionin “Opinion” di...
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka ...
Prokurori Dritan Prençi i ka kërkuar Kuvendit që seanca pl...
Klodjan Braho do të marrë nesër, më 19 dhjetor detyrën e r...
Ka përfunduar seanca gjyqësore për zyrtarët e AKSHI-t. GJK...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot lënien në fuq...
Këtë të enjte u zgjodh në detyrë kryetarja e re e Gjykatës...
Gjykata Kushtetuese, nga sot, ka një kryetare të re. Kjo, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...