Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer në emisionin “Opinion” disa nga momentet kyçe të përballjes së tij me frikën gjatë viteve të fundit të regjimit komunist.
Rama tregoi se momenti i parë ishte reflektimi në errësirë gjatë një takimi, ku ideja ishte që mikrofoni të qarkullonte në sallë pa u parë njerëzit mes tyre. Sipas tij, frika më e madhe nuk ishte thjesht pluralizmi i mendimit, por guximi për të thënë gjërat hapur.
Një tjetër moment vendimtar, sipas Ramës, ishte nata kur, në shtëpinë e mikut të tij Ardianit, shkruan emrin e Enver Hoxhës si një “material armiqësor”. Ai tregoi se e fshinë disa herë tekstin, pasi ishte hera e parë që emri i diktatorit shkruhej në këtë formë dhe frika ishte ende e pranishme.
Kulmi, sipas tij, erdhi ditën kur përmendi publikisht emrin e Enver Hoxhës. “U ngritën të gjithë, ishte si të shënohej një gol. Kishte një lloj ekzorcizmi,” u shpreh Rama, duke përshkruar reagimin e sallës.
Ai rrëfeu gjithashtu se, edhe në përplasje fizike me autoritetet, nuk ndjeu frikë. “Më tërhoqën për flokësh, por nuk pata asnjë ndjesi tjetër përveçse tallesha gjatë gjithë kohës,” tha ai, duke shtuar se ndjesia e mungesës së frikës e shoqëroi vazhdimisht.
Rama kujtoi edhe ngjarjet e 11 janarit, në një ditë të ftohtë, kur lindi ideja për hartimin e një peticioni. Në të kërkohej rishikimi i figurës së Enver Hoxhës dhe lirimi i të burgosurve politikë. Peticioni u nënshkrua nga një pjesë e sallës dhe më pas iu dorëzua autoriteteve.
Ai e përshkroi si moment të paharrueshëm futjen në turmën e madhe të njerëzve dhe reagimin e fortë të publikut. “U tund i gjithë pallati kur thashë të rishikohet figura e Enver Hoxhës,” përfundoi Rama, duke e cilësuar atë çast si një thyerje përfundimtare të frikës ndaj regjimit.
"Momenti i parë ka qenë refleksioni i parë në errësirë, ideja ishte që mikrofoni të lëvizë në sallë dhe njerëzit mos ta shohin njëri-tjetrin. Firka ishte për të thënë gjërat më shumë se pluralzimi i mendimit me parti tjetër. Pas kësaj u bë e dyta, kur kemi qene në shtëpinë e Ardianit natën për të shkruar emrin e Enver Hoxhës të shkruar si një material armiqësor e kemi fhsirë disa herë. Ishte hera e parë që e shihje të shkruar si material armiqësor, dilte nga ne. Në fund i them Ardianit fshije dhe nesër kur ta printoj do ta shkruajmë.
Ajo që ka ndodh atë ditë kur kam përmend emrin e Enver Hoxhës u ngritën të gjithë u bë sikur ishet bërë një gol. Kishte një ekzorcizëm.
Unë e kam pasur nja dy tre situata që kanë qenë përplasje por asnjë moment s’kam ndjerë frikë. Kisha ndjesinë që nuk kisha frikë. Më morën më tërhoqën për flokësh. I kisha flokët më të gjata, por nuk kam pasur asnjë ndjesi tjetër veçse tallesha gjithë kohës. Kur u bë ajo gjëja e madhe doli i dnejri Kasem Trebeshina dhe pastaj. Ishte 11 janar ishte ftohtë dhe ishin rrotull makinat dhe mendova tani do mbaroj do ikim, këtu televizion s’ka , gazeta s’ka, dhe aty më lindi ideja thashë pse mos t’i them hajde firmosni një peticion dhe t’ia lëmë këtu.
Filloi u nënshkrua ajo që të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik, salla ku u firmos ishte përgjysmë.
Futja në turmë e madhe të njerëzve që dëgjuan se nuk e harroj se u tund gjithë pallati kur thashë të rishikohet figura e Enver Hoxhës”, tha ndër të tjera Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka ...
Prokurori Dritan Prençi i ka kërkuar Kuvendit që seanca pl...
Klodjan Braho do të marrë nesër, më 19 dhjetor detyrën e r...
Ka përfunduar seanca gjyqësore për zyrtarët e AKSHI-t. GJK...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot lënien në fuq...
Këtë të enjte u zgjodh në detyrë kryetarja e re e Gjykatës...
Gjykata Kushtetuese, nga sot, ka një kryetare të re. Kjo, ...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ka nd...
Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lërë në fuqi masat për zëv...
Kuvendi ështe kthyer në arenë lufte. Seanca e ditës së sot...
Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Durrësit për lirimin ...
Apeli i Gjykatës së Posaçme është tërhequr për vendim lidh...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përfunduar dëshmin...
Këshilltari i opozitës, Dorian Teliti, në reagimin e tij n...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të zjarrfi...
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia ish-efektivin e REN...
Zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erjon Ismaili ësht...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pas daljes nga Ku...
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur ...
Brenda dhe jashtë Kuvendit janë regjistruar trazira. Ndërs...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...