Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala organizuar në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Ceremonia mblodhi drejtues të aksionarit të vetëm Çalik Holding, drejtuestë Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare, partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, trupën diplomatike, sipërmarrës, klientë dhe bashkëpunëtorë të bankës.
Rrënjët e Bankës Kombëtare Tregtare datojnë në vitin 1925 me themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis, institucioni që krijoi sistemin e parë monetar kombëtar, ndërkohë që me emrin qëmban sot banka ka nisur të operojë më 1 janar 1993, pas bashkimit të Bankës Shqiptare të Tregtisë dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Pas privatizimit të bankës në vitin 2000, një tjetërmoment kyç në konsolidimin e saj ishte investimi i Çal?k Holding, i cili në vitin 2006 bleu 60% të aksioneve të BKT-së për tu bërë aksionari i saj i vetëm në vitin 2009, duke vendosur themeletpër zhvillimin, modernizimin dhe transformimin që e kanë pozicionuar BKT-në sot si lider të sistemit financiar shqiptar.

Në hapje të mbrëmjes u mbajtën fjalime përshëndetëse ku ai i mirëseardhjes për gjithë të ftuaritishte nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT-së, z. Seyhan Pencabligil i cili thase ndihet krenar për institucionin që ai drejton, banka më e madhe në vend që prej vitit 2014, njëbankë e klasit botëror. Ai përmendi disa nga nismat e ndërmarra me rastin e këtij jubileu ku më e rëndësishmja është ajo e restaurimit dhe rinovimit të katër godinave historike të Bankës nëqytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë. Këto ndërtesa të ndërtuara në vitet ’20 shtoi ai janë njëdëshmi e vizionit të themeluesve të bankës që e menduan bankën që do të ishte këtu për shumëvite dhe i ndërtuan të tilla që rezistuan 100 vjet dhe do të jenë këtu edhe për qindra vite të tjerë.

Z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit të BKT u shpreh se “Banka Kombëtare Tregtare ka udhëhequrjetën ekonomike të Shqipërisë dhe është shndërruar në një simbol të zhvillimit, besimit dhe stabilitetit. Por mbi të gjitha, ajo është shembulli më i fortë i asaj se çfarë mund të arrijë njëinstitucion kur arsyeja, puna dhe besimi bashkohen. “Sot BKT – tha ia – po ndërton një të ardhmetë re mbi një trashëgimi të gjatë, ajo po lidh 100 vitet e historisë me inovacionin digjital, duke vendosur në qendër qëndrueshmërinë dhe kontributin në komunitet. Sot, mbi bazën e besimit të trashëguar nga e kaluara dhe përpjekjeve të përbashkëta, po vendosim themelet e një shekulli të ri dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë për të ardhmen e Shqipërisë me të njëjtën vendosmëri.”Në fund të fjalës së tij ai falenderoi drejtuesit, punonjësit, klientët dhe partnerët e bankës për kontributin e tyre.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, vuri në dukje rolin historik të institucionit qëai drejton dhe rrënjët e përbashkëta me BKT që prej vitit 1925. Ai u shpreh se: – “Një ngakontributet më të vlerësuara të BKT-së është edhe puna e saj në përfshirjen financiare: zgjerimi i aksesit në shërbime, besueshmëria në komunitet dhe edukimi i klientëve për përdorimin e instrumenteve bankare moderne. BKT-ja është gjithashtu një motor i rëndësishëm i inovacionit, me investime të mëdha në digjitalizim, në produkte moderne të pagesave dhe në shërbimebankare që lehtësojnë qasjen e qytetarëve në financë. Në shumë aspekte, banka ka qenë një ndërpromotorët e tranzicionit të vendit drejt një ekonomie gjithnjë e më moderne dhe të orientuardrejt teknologjisë.

Programi artistik i mbrëmjes u konceptua si një udhëtim pa kohë mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. Performuesit e mbrëmjes ishin sopranoja Marigona Qerkezi një nga zërat më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare operistike, baritoni i mirënjohur me famë botërore Gëzim Myshketa dhe violinisti virtuoz i njohur botërisht Olen Cesari të cilët performuan së bashku me Orkestrën Simfonike dhe Korin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, nën drejtimin e maestros së mirënjohur Sergio Alapont. i njohur për interpretimet e tij të rafinuara dhe energjinë artistike që i jep jetë çdo performance.
Ata sollën një program tëpërzgjedhur që ndërthurte mjeshtërisht traditën dhe modernen, me vepra nga kompozitorëtshqiptarë Avni Mula, Pjetër Gaci, pjesë të njohura nga veprat e fuqishme operistike Tosca, Carmen dhe Maria Stuarda si edhe performanca elektrizuese në violinë nga muzika e filmit“Gladiatori” dhe “Tango Argjentine”.
Udhëtimi në kohë u soll në skenë gjithashtu përmes njëkolazhi vallesh tradicionale nga Ansambli Popullor dhe baleti kontemporan “Viceversa” ngabalerinët e trupës së baletit të TKOBAP, me koreografi të Julind Dervishit si edhe një monolog nga artisti Indri Shiroka.
Vizioni drejt së ardhmes u reflektua nëpërmjet një performance të balerinit të ri të talentuar Ergi Imeraj me koreografi të Donald Martinit. Të gjitha performancat ushoqëruan nga projeksione 360° që ofruan një përvojë të jashtëzakonshme shumë dimensionalepër të ftuarit.

Në kuadër të këtij përvjetori, BKT përgjatë vitit 2025 ka përfunduar restaurimin e katër degëve të saj historike duke ruajtur identitetin e tyre arkitekturor, në qytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë, një nismë shumë e rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke marrë parasyshqë tre nga këto ndërtesa janë të shpallura monument kulture.
Për më tepër është vijuarnjëkohësisht edhe me transformimin e gjerë të rrjetit të degëve të BKT-së me qëllimpërmirësimin e mëtejshëm të përvojës së klientit, ku tashmë më shumë se gjysma e tyrë operojnëme një model të ri të avancuar operacional dhe hapësira moderne.
Në vijim të aktiviteteve të 100-vjetorit, BKT ka mbjellë gjithashtu 100 pemë rrapi në qytetet ku ndodhen degët historike, sisimbol i vazhdimësisë, qëndrueshmërisë dhe lidhjes së bankës me komunitetin.
BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në bazatë konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të asetevetotale të sistemit bankar në Shqipëri.
Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencivedhe u shërben më shumë se 850,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore. Grupi BKT përfshin Bankën Kombëtare Tregtare Kosovë me 25 degë dhe Institucionin e Parasë ElektronikeBKT Pay.

Në sajë të performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshmeprestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtardhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj.
Vlerësime pozitive ka patur gjithashtu edhe nga agjenci të mirënjohura vlerësimi tëkreditit si S&P Global Ratings dhe JCR Eurasia Rating apo banka korrespondente si Deutsche Bank. Aksionari i vetëm i bankës është Çal?k Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll qëoperon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minieravedhe financës. (Artikull Promocional).
Kryeministri Edi Rama ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese v...
Drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar në Proku...
Kjo fundjavë në kampionatin Italian do të jetë pak të thua...
Në fshatin Rëmenj të Bashkisë së Pogradecit janë shembur p...
Prej ditësh vendi ynë është nën pushtetin e motit të keq. ...
Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për 13 persona të ...
Në Progër ka mbërritur edhe drejtori i policisë së Korçës,...
Kryeministria ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin ...
Rrëshqitje të reja dheu janë evidentuar në aksin Qukës-Qaf...
Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme ka bërë me dije se di...
Është nënshkruar sot marrëveshja mes Bashkimit Europian dh...
Emergjencat Civile kanë publikuar një informacion të përdi...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Orges Bilbilit dhe A...
Ambasadorja Terhi Hakala, e dërguara e Posaçme e kryetarit...
Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për Plarent Dervishaj...
Situata e krijuar nga çarja e argjinaturës së Selës në lag...
Drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar në SPAK,...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shu...
Në Qafë-Plloçë në aksin e vjetër ka prezencë të shtuar të ...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 15 pasuri të palujtshme...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...