Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për 13 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Mes këtyre personave është edhe Gëzim Çelaj, i njohur si “baroni i drogës”. GJKKO ka shpallur fajtor Çelën për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Në bashkim të dënimeve, i pandehuri Gezim Çelaj dënohet me 10 vjet burgim.
Të pandehurit e tjerë janë Arlind Ismajlukaj, Gezim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda (alias Dritan Deda), Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon dhe Armando Papa”. Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Erjon Bani.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Arlind Ismajlukaj, Gezim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda (alias Dritan Deda), Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon dhe Armando Papa”. 2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 74, datë 21.11.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arlind Ismajlukaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 13 vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arlind Ismajlukaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
3. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Arlind Ismajlukaj dënohet me 14 vjet burgim.
4. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arlind Ismajlukaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 vite e 4 muaj burgim.
5. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2023 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gezim Çelaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 14 vjet burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gezim Çelaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.
8. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Gezim Çelaj dënohet me 15 vjet burgim.
9. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gezim Çelaj ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 vjet burgim.
10. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 07.03.2024 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nerim Çela për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nerim Çela për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nerim Çela për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i katërt i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
14. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Nerim Çela dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim.
15. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Nerim Çela i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite e 4 muaj burgim.
16. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 16.08.2023 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Mema për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
18. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Mema për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
19. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Armando Mema dënohet me 12 vite burgim.
20. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Armando Mema i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
21. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2023 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Metaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
23. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Metaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
24. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Dritan Metaj dënohet me 12 vite burgim. 25. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dritan Metaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
26. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 09.10.2023 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
27. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ben Dalipaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
28. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ben Dalipaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
29. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ben Dalipaj dënohet me 12 vite burgim.
30. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ben Dalipaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
31. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
32. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Brokeri për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
33. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Brokeri për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
34. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Besnik Brokeri dënohet me 12 vite burgim.
35. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Besnik Brokeri i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim. 36. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2023, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
37. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Deda (alias Dritan Deda) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
38. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Deda (alias Dritan Deda) për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
39. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Alket Deda (alias Dritan Deda) dënohet me 12 vite burgim.
40. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Alket Deda (alias Dritan Deda) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
41. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 30.04.2024, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
42. Deklarimin fajtor të të pandehurit Selami Lushkaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
43. Deklarimin fajtor të të pandehurit Selami Lushkaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
44. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Selami Lushkaj dënohet me 12 vite burgim.
45. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Selami Lushkaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim. 46. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 30.04.2024, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
47. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ksenofon Bodo për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
48. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ksenofon Bodo për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
49. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ksenofon Bodo dënohet me 12 vite burgim.
50. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ksenofon Bodo i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
51. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 30.04.2024, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
52. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kyrylo Ponomarenko për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
53. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kyrylo Ponomarenko për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
54. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Kyrylo Ponomarenko dënohet me 12 vite burgim. 55. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kyrylo Ponomarenko i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
56. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2023, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
57. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostiantyn Biellon për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
58. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostiantyn Biellon për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
59. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Kostiantyn Biellon dënohet me 12 vite burgim.
60. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kostiantyn Biellon i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
61. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2025, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
62. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Papa për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
63. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Papa për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
64. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Papa për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.
65. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Armando Papa dënohet me 12 vite burgim.
66. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Armando Papa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
67. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 01.04.2023, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. 68. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, dy armët e zjarrit dhe fishekët e sekuestruara shtetasit Nerim Cela, sipas procesverbalit “Për sekuestrimin e sendeve”, datë 15.08.2023 si dhe arma e ftohtë, thikë, sekuestruar shtetasit Armando Papa, të kalojnë në favor të shtetit.
69. Lënda narkotike, e sekuestruar me datë 15.08.2023, të asgjesohet në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale.
70. Sendet dhe provat e tjera materiale të sekuestruara të mbeten në ruajtje për efekt të gjykimit të çështjes penale të ndarë dhe procedimit pasuror.
71. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
72. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. /CNA
Në Progër ka mbërritur edhe drejtori i policisë së Korçës,...
Kryeministria ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin ...
Rrëshqitje të reja dheu janë evidentuar në aksin Qukës-Qaf...
Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme ka bërë me dije se di...
Është nënshkruar sot marrëveshja mes Bashkimit Europian dh...
Emergjencat Civile kanë publikuar një informacion të përdi...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Orges Bilbilit dhe A...
Ambasadorja Terhi Hakala, e dërguara e Posaçme e kryetarit...
Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për Plarent Dervishaj...
Situata e krijuar nga çarja e argjinaturës së Selës në lag...
Drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar në SPAK,...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shu...
Në Qafë-Plloçë në aksin e vjetër ka prezencë të shtuar të ...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 15 pasuri të palujtshme...
Lumi i Vërdovës në Pogradec ka dalë nga shtrati duke shkak...
Në fshatin Turan të Korçës raportohen përmbytje në dhjetër...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika...
Prefektura e Korçës ka dhënë përditësime lidhur me situatë...
Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa reshjet intensive t...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se sitemi e-Taxat...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...