Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Prej ditësh vendi ynë është nën pushtetin e motit të keq. Ka patur përmbytje, evakuime banorësh, banesa pjesërisht të shembura, fshatra pa energji elektrike, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Më poshtë po ju paraqesim si paraqitet situata nga moti i keq në qarkun e Korçës.
Bashkia Korçë:
Ka prezencë uji në tokat bujqësore dhe në disa banesa në Lumalas, Bulgarec, Shamoll, Çiflig e Turan. Grupet janë në terren. Në fshatin Dërsnik pati rënie të dy shtyllave, u njoftua O.SH.E.E dhe u morën masa për të ndërhyrë. Në fshatin Qatron pati një dëmtim të linjës së ujit të pijshëm. U morën masa për riparim.
Bashkia Pogradec:
Pati prurje nga lumi i Vërdovës, Rëmenjit dhe Qytetit.Në fshatrat Rëmenj e Gështenjas raportohet për prezencë uji në banesa. Në fshatrat Dardhas, Proptisht e Çërravë ka pasur rrëshqitje të dherave. Po punohet në hidrovorin e Tushemishtit për stabilizimin e situatës. Strukturat e bashkisë, si grupet e ujësjellës–kanalizimeve dhe shërbimi zjarrfikës vazhdojnë të jenë në terren për menaxhimin e situatës.
Bashkia Maliq:
Lumi Dunavec është çarë në disa pika, duke shkaktuar përmbytje në disa sipërfaqe të tokave bujqësore. Aktualisht po ndërhyhet me mjet. Në fshatrat Vlocisht e Sovjan pati prezencë uji në oborre banesash. Në fshatin Sovjan u evakuuan 15 familje gjatë natës. MZSH ndërhyri për normalizimin e gjendjes.
Bashkia Pustec:
Prej orëve të para të ditës së sotme është ndërhyrë për largimin e ujit nga 4 banesa në Shulin e Pustec. Ndërkohë po mbahet nën kontroll situata në fshatin Shulin ku uji mund të depërtojë në katet përdhese të banesave.
Bashkia Devoll:
Raportohet për një person të humbur në fshatin Progër, Bashkia Devoll. Djali i zonjës F.H., 76 vjeçe, na sinjalizoi se zonja ka dalë nga shtëpia në mëngjes dhe nuk është kthyer. Kemi angazhuar në aksionin e kërkimit forcat e Repartit Ushtarak 1033 Drenovë dhe forcat e DVP Korçë.
Situata në fshatin Progër vijon të jetë problematike. Niveli i ujit është duke u ulur ngadalë, vazhdon kërkimi. Situata në fshatin Mançurisht vijon të përmirësohet me ritme të ngadalta. Aksi Sinicë-Arzë u hap plotësisht, vijon qarkullimi normalisht.
Bashkia Kolonjë:
Gjendja e rezervuarëve të Helmesit dhe Kabash - Leskovik me kapacitet maksimal. Probleme me infrastrukturën e urave në Qafëzez, Shtikë, Gostivisht, Psar: Ura pasarele e fshatit Blush e shkatëruar, Mesicke me probleme këmbëza, po vijohet puna në fshatin Taç Poshtë dhe fshatin Psar për hapjen e rrugës në vendin e quajtur karburanti. Përmbytje të tokave bujqësore, sipërfaqësore në Mollas, Psar, Mesickë, Taç Poshtë Gostivisht, Qafëzez, Selenicë. Me mjetet e bashkisë po ndërhyhet në Taç Poshtë dhe në rrugën që lidh fshatin Gjonc me Prodan.
O.SH.E.E:
Situata aktuale raportohet:
Fideri Vithkuq nënstacioni Rehovë, pjesërisht në punë, pa energji zonat Lekas, Marjan, Shtyllë 289 abonentë.
Fideri Tuneli nënstacioni Pogradec me tokë
Fideri 6 nst Mollas, pjesërisht pa energji, zona Kurtesh 11 abonentë ruralë.
Fideri Frigorifer nënstacioni Gjanç i çkyçur për masë sigurie, prezencë uji në linjën TM.
Fideri 9 nënstacioni Lozhan, pjesërisht në punë, 500 abonentë pa energji elektrike
Aktualisht gjithsej 800 abonentë pa energji elektrike.
A.RR.SH:
Gjate natës, në akset rrugore Korçë – Ersekë ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar e të lartë, ka prani të ujit dhe inerte në vende ku ka dalje përrenjsh e lumi, po punohet për pastrimin e tyre.
Akset Zemblak-Dog. Goricë, Bilisht - Miras, ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar e të lartë. Ka pasur rënie gurësh në rrugë, po punohet për pastrimin e tyre.
Në aksin rrugor Maliq-K.Gramsh ka rënie gurësh në zonën kryesisht e Strelcë Lozhanit. Në zonën e quajtur te shkëmbi Dobercanit ka rrëshqitur një shkëmb i cili bllokoi rrugën dhe pas ndërhyrjes së subjektit u bë e mundur hapja e rrugës.
Në aksin rrugor Korçë-Voskopojë gjatë natës ka pasur rrëshqitje dheu + bllokime tombinosh dhe dherash tek Ura e Turanit dhe pas ndërhyrjes së subjektit të mirëmbajtjes u bë i mundur pastrimi i tyre.
Aksi rrrugor K/ Boboshticë-Dardhë km 10 pati rënie inertesh në rrugë, kompania po vazhdon me pastrimin e tyre.
D.V.P KORÇË
Shërbimet e policisë kanë qenë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme në territor për mbikëqyrjen e situatës dhe ofrimin e ndihmës në rast nevoje.
Në akset kryesore kanë qenë me shërbim në mënyrë të pandërprerë punonjësit e policisë rrugore, të cilët kanë marrë informacion dhe kanë bashkëpunuar me subjektet e mirëmbajtjes së rrugëve, duke ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme dhe siguruar qarkullimin e lirë të këtyre akseve dhe në asnjë moment nuk është bërë bllokimi i tyre.
Në dy raste, në qytetin e Pogradecit në një banesë dhe në fshatin Sovjan, Bashkia Maliq në dy banesa, punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e disa banorëve nga banesat e tyre, që rrezikonin mbytjen.
Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike. Prefektura vijon monitorimin dhe koordinimin me të gjitha strukturat përgjegjëse për garantimin e sigurisë së qytetarëve./ CNA
Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për 13 persona të ...
Në Progër ka mbërritur edhe drejtori i policisë së Korçës,...
Kryeministria ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin ...
Rrëshqitje të reja dheu janë evidentuar në aksin Qukës-Qaf...
Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme ka bërë me dije se di...
Është nënshkruar sot marrëveshja mes Bashkimit Europian dh...
Emergjencat Civile kanë publikuar një informacion të përdi...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Orges Bilbilit dhe A...
Ambasadorja Terhi Hakala, e dërguara e Posaçme e kryetarit...
Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për Plarent Dervishaj...
Situata e krijuar nga çarja e argjinaturës së Selës në lag...
Drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar në SPAK,...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shu...
Në Qafë-Plloçë në aksin e vjetër ka prezencë të shtuar të ...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 15 pasuri të palujtshme...
Lumi i Vërdovës në Pogradec ka dalë nga shtrati duke shkak...
Në fshatin Turan të Korçës raportohen përmbytje në dhjetër...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika...
Prefektura e Korçës ka dhënë përditësime lidhur me situatë...
Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa reshjet intensive t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...