Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet Flota e re ajrore të Ushtrisë.
Ai thotë se shkaku kryesor i shkatërrimit të flotës ajrore moderne të helikopterëve ka qënë vetëm një: korrupsioni i drejtuesëve të Ministrisë dhe shtabit të përgjithshëm, Xhaçka, Peleshi, Begaj etj… në mirëmbajten e tyre, por edhe keqpërdorimi i tyre.
“Të dashur miq, mediat njoftojnë se tashmë e gjithë flota ajrore e Ushtrisë e përbërë nga helikopterë, pjesa dërmuese e tyre të blerë 10-22 vite më parë, prodhim i fundit është plotësisht jashtë funksioni. Të gjithë helikopterët e rinj multifunksional, që u blenë në kuadrine e modernizimit të ushtrisë tone pas anëtarësimit në NATO nga kompania e mirënjohur Eurocopter kanë dalë jashtë funksioni dhe nuk fluturojnë me.
Shkaku kryesor i shkatërrimit të flotës ajrore moderne të helikopterëve ka qënë vetëm një: korrupsioni i drejtuesëve të Ministrisë dhe shtabit të përgjithshëm, Xhaçka, Peleshi, Begaj etj… në mirëmbajten e tyre, por edhe keqpërdorimi i tyre. Ato jo vetëm u lanë pa mirëmbajtje por u përdorën si taksi, në kundërshtim me çdo rregull. Vetëm Xhaçka udhëtoi me helikopter 15 herë, për mbledhje partie në Peshkopi, duke shpenzuar së paku rreth 25000 euro, për fluturim.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë korruptiv, që i kushton vendit qindra milionë euro dhe dëmton rëndë kapacitetet mbrojtëse të vendit.”
Ai ka ndarë dhe investigimin e gazetarit Ferdinand Dervishi ku flitet për asetet e ushtrisë dhe se si ka ndikuar korrupsioni në pasjen ose jo të tyre.
“Sot, në shtetin që vijojmë të jetojmë, nuk ka më asnjë helikopter të vetëm të Ushtrisë për të shuar zjarret. Të vërtetën e konfirmoi, me zë e figurë, Haki Çako, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, i mbetur me duart përpjetë mes flakëve që vijojnë të fshijnë atë çfarë ka mbetur nga masivi pyjor i Pish Poros (bregdeti i Fierit).
Shteti i varfër shqiptar dikur shtrëngoi rripin dhe bleu disa helikopterë ushtarakë të rinj nga kompania Eurocopter, katër nga të cilët të formatit të madh, të përshtatshëm edhe për shuarjen e zjarreve. Kovat speciale për të fikur zjarret, katër copë, që kushtonin rreth 800 mijë USD, na i falën amerikanët.Kontrata për riparimin e mirëmbajtjen e tyre, pasi të mbushnin orët e punës, u nënshkrua me një filial italian të Eurocopter. Riparimet u bënë në një hangar në Rinas. Marrëveshja ishte favorizuese, pasi në Rinas, ushtarakët shqiptarë njëkohësisht nisën të mësonin si ti mirëmbanin vetë këta helikopterë.
Por qysh pas procesit të parë të riparimit, krerët e ushtrisë nisën të mos paguanin faturat. Për pasojë Eurocopter u largua. Ishte koha kur në postin e ministrit ishte ulur Olta Xhaçka, tashmë nën hetim nga SPAK për abuzim me pronat e ushtrisë dhe eventualisht edhe për historinë e helikopterëve. Pas largimit të Eurocopter, Ministria e Mbrojtjes gjen në Francë një kompani që sipas saj kishte fatura jo të fryra. Kompania posedonte helikopterë që riparonin linjat elektrike nga ajri. Gjithashtu ajo kishte edhe një hangar për mirëmbajtjen e mjeteve të saj, por ishte e pa pajisur me licencë për riparim të mjeteve të prodhuara nga Eurocopter.
Për rrjedhojë helikopterët pothuaj të rinj dhe me vlerë, secili përmbi 20 milionë euro, i lihen në duar një kovaçhane të rëndomtë, të palicencuar nga kompania prodhuese e helikopterëve. Për më keq termat e kontratës do të rezultonin “derr në thes” për Ministrinë tonë të Mbrojtjes.
Këtu nisin edhe problemet. Riparimi i helikopterit të parë shkon me sukses. Por i dyti, pas riparimit mirëmbajtës, nuk arrin të bëjë rrugën e kthimit Francë -Shqipëri. Më 29 korrik 2020, ditën që Gjeneral Bajram Begaj u emërua Shef i Shtabit të Ushtrisë, pilotet u detyruan ta ulnin në Itali, në një ngastër toke, pasi aparaturat sinjalizonin probleme.
Në kontakt me francezët e riparimit të linjave elektrike, pilotët mësojnë se në kontratë ishte shkruar: “Pas nisjes nga hangari në Francë, përgjegjësia e defekteve është e palës shqiptare.” Sot pas 3 vitesh të shkuara shteti shqiptar që ka aftësinë të prodhojë liderë globalë, nuk ka pasur këllqe të gjejë një rrugëzgjidhje për të kthyer në shtëpi pronën e vet. Helikopteri që kushton përmbi 20 milionë euro vijon të strehohet në një magazinë bujqësore në një fshat të Italisë, i ruajtur non stop nga dy ushtarakë shqiptarë.
Duke parë se mirëmbajtja në punishten e helikopterëve që riparonin linjat elektrike nuk ishte e sigurt, Ministria e Mbrojtjes (koha e Niko Peleshit) kërkoi ndihmën e NATO-s. Pas një marrëveshjeje të re, dy helikopterët e mbetur pa remont dërgohen, në mars 2022, për riparim në Poloni.
Për këto arsye, qysh nga viti 2020, shërbimeve të ndryshme nga ajri, si p.sh. transporti në plazh i Toni Blerit (Tony Blair) dhe sidomos ndaj zjarreve, fatmirësisht jo masive, u doli zot helikopteri i vetëm ushtarak që ishte në gjendje pune. Motori tij zhurmoi deri ditën djeshme, kur kilometrat e përshkuara e detyruan, edhe atë, të ulej përtokë duke lënë pyllin e Pish Poros në mëshirën e flakëve.
Por nuk mbaron këtu. Edhe mirëmbajtja e anijeve dhe e radarëve në Flotën Detare si dhe radarit të Forcës Ajrore kanë të njëjtat probleme për shkak të korrupsionit. Që të gjitha anijet luftarake kanë vite që kanë tejkaluar miljet e lejuara pas procesit të fundit të mirëmbajtjes dhe tashmë shërbejnë vetëm për ndonjë ceremoni zyrtare, ose më saktë për të krijuar sfondin e duhur për të realizuar fotografitë e eventit.
Kjo është situata e krijuar me përgjegjës sidomos ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj, të dy të paditur në SPAK dhe eventualisht të dy të hetuar për abuzime me pronat e Forcës Detare. Të dy përgjegjës, kush më tepër e kush më pak, që asetet ushtarake të nivelit serioz nuk i kemi në gjendje gatishmërie.
Largqoftë të na ndodhë ndonjë situatë emergjente, qoftë këtu, qoftë në Kosovë!”/ CNA
Prej 6 ditësh, pylli Pishë Poro në Fier është i përfshirë ...
Një 19-vjeçare shqiptare është goditur me thikë në këmbë n...
Kryeministri Edi Rama ka uruar Kler Çakun për suksesin e s...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën me dije se Greqia i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me sigurinë që...
Prej 6 ditësh, pylli Pishë Poro në Fier është i përfsh...
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë arrest me bu...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas ar...
Kryeministri Edi Rama ka dënuar ashpër sulmin terroris...
Prokurorja e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, është marrë...
10 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhiut pritet të ...
Policia e Shtetit ka pasqyruar punën e muajit shtator....
Prej 6 ditësh vijon të digjet pylli Pishporo në Fier. ...
Zonja e Parë e Shqipërisë, Armanda Begaj, i bashkohet ...
Sot do të dalin para togave të zeza 10 të arrestuarit ...
Drejtoresha për Evropën Juglindore në Iniciativën Glob...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar lidhur me ...
Aldi Mustafa është vënë në prangat e policisë mbrëmjen...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet so...
Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (F...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...