SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Teksa në muajin shtator 2020, Ilir Beqaj emërohet si koordinator politik i PS në Qarkun e Shkodrës, Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri, angazhohen fillimisht për të sabotuar takimet e Beqajt me shtabet elektorale në këtë qark.
Ata urdhërojnë një seri drejtuesish të Partisë Socialiste si dhe deputetin Luan Harusha, të mos shkojnë në takime pasi sipas Gjokës, Beqaj po i anashkalonte.
Por pavarësisht planeve në muajin shtator 2020 për sabotimin e takimeve elektorale, Pëllumb Gjoka në muajin tetor 2020 besohet se mban kontakte të afërta me Ilir Beqaj, duke ndërhyrë te ky i fundit për të rregulluar në një vend më të mirë policin Ardrit Hasanbegaj, i cili aspironte të bëhej shef krimesh, zv/shef komisariati apo shef antikorrupsioni në policinë e Tiranës.
Aspiratat e tij shkojnë dhe deri tek emërim si drejtor i Policisë së Shkodrës.
Sipas Pëllumb Gjokës në atë kohë Ilir Beqaj ishte zoti për Shkodrën dhe që mbaronte punë. Hasanbegaj shpreson që përmes lidhjeve që ka Pëllumb Gjoka në polici dhe mazhorancën qeverisëse, ai të transferohej nga Shkodra në policinë e Tiranës ose në një vend më të mirë.

Në 26 shtator 2020, Pëllumb Gjoka bisedon me Behar Bajrin duke i pohuar: “…O vëlla fol me Luanin se asht tu ba si interesant... i kam unë tan thotë, e nuk kam nevoj për kan. A ke fol gja me ta ti? Jo se ka problem, por po prish punë”. Thuaj të mos shkojnë...thuaj të mos shkojnë në takime pa i thanë ne. Ka lënë takim me Ilir Beqaj të mërkurën. Don me mbledh Kryetarët e Partive me i çu tek ai, por hajde e thërrasim njëherë ne dhe flasim me të. Thuaj të mos shkojnë në takime. Thirre njerë ti dhe thuaji kush të ka thanë me ba takime? Nesër po vij vetë, e flasim me ta..”
Behar Bajri: “...ok ok...”
Pëllumb Gjoka i shkruan sërish Behar Bajrit dhe e porosit që kur të takonte deputetin e PS në Shkodër, Luan Harusha, “…t’i bërtiste fort se asht tu munu me na anashkalu...” dhe Behari ia kthen sërish shkurtimisht “aaaa...”.
Për bllokimin e takimeve partiake në qarkun e Shkodrës, Pëllumb Gjoka flet edhe me punonjësin e policisë Ardrit Hasanbegaj, ku mes tyre në datën 2 tetor, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon, ku Hasanbegaj i thotë Gjokës se drejtuesit politikë të PS Shkodër, “…do vinin aty ku donte ai…”:
Hasanbegaj: “…Po mos na rri larg se do mbledh partinë edhe nuk të pranojmë më në katunde…”.
Ndërsa Pëllumbi ia kthen: “…hiç vëlla duke u marë me fushatë hahaha, e shef partinë që ja u kam bërë bllok…s’ka më takime zero…”.

Hasanbegaj: “Po, hahaha, si i ke punët? Do vinë aty ku do ti! Po kapedanin (Behar Bajrin) e ke në krah apo të rrëshket? Se mos na e marin këta të PD, se është afruar me V.M? Po fusin këto lojrat, mos na i kthen, i mbështet fort dhe len. Mos bjer në batok të kadoshit, se po bën zhurëm i thuaj. Ato ti marë, po mos na e joshin edhe të ikën ty…”.
Pëllumbi ia kthen: “…lëreni se do zihen…”
Në 13 tetor 2020, Pëllumb Gjoka i shkruan shefit të sektorit të vrasjeve në policinë e Shkodrës, se i kishte dhënë emrin e tij për transferim, dhe se më pas Beqaj t’ia çonte Ardit, që në atë kohë ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Pëllumbi: “…sot ja dhashë emrin Beqes për tek Ard Veliu…”.
Hasanbegaj: ”Ok Vëlla…”.
Në datën 20 tetor 2020, Ardrit Hasanbegaj i shkruan Pëllumb Gjokës duke e pyetur se ku është më mirë, për të lëvizur, në çfarë komisariati.
Biseda mes tyre vijon si më poshtë:
“…në Tiranë, vëlla ku është më mirë, çfarë komisariati? Po për zv/shef komisariati…?”
Ndërsa Pëllumbi ia kthen: “…aty vetëm Ëngjëlli të bën…”.

Por Hasanbegaj sërish ia kthen:
“…jo jo vëlla do iki. Nuk po shtyhet me këtë intrigant është si dhelpër, Niko është ko*e. Se ha ndonjë gozhdë kot nga këta, më mirë do iki tani kap ndonjë shef krimesh në donjë komisariat, ose ose shef anti korrupsioni në Tiranë është bosh. Shef krimesh nuk e kap dot, si është? Po tek 1 si është? Si është kombinat? O vëlla ty rrofsh të kam borçë, por nuk shtyhet me këtë motër q**, është i pacipë fare. Ndërsa Lenci ka dashur atë Madanin. Ndoshta ka luftuar me Ministrin për me mbajtë këtë Madanin, se ky dilte grabiste për të. Vari k** vëlla”.
Ndërsa Pëllumb Gjoka i thotë Hasanbegej se për T. Madanin, ka ndërhyrë deputetja e PS në Shkodër, njëherësh ish-zv/kryeministrja Senida Mesi.
“…për T.Madanin ka ndërhyrë Senida Mesi, e askush tjetër…”-shkruan Gjoka.
Por tri ditë më vonë nga kjo bisedë, Hasanbegaj në 23 tetor komunikon sërish me Pëllumb Gjokën duke e pyetur si më poshtë:
“…Vëlla What’s app” dhe “Viber”, më thanë se ka rreth 1 muaj që kanë futur aparaturë në punë SPAK për përgjim. Sot më thanë, i përgjoka dhe SHIK-u…”.

Pëllumbi ia kthen: “S’e di vëlla! Me infot që kam unë, jo…”.
Ndërkohë në një bisedë të 16 dhjetorit 2020, flitet për ndryshimin e Drejtorit të Policisë Shkodër dhe Hasanbegaj i shkruan Pëllumb Gjokës, duke e pyetur: “…Ça bëhet, i ke ndonjë njohje këtij rroçkës që çuan, apo kush e njeh këtë…”.
Pëllumbi ia kthen: “…e njeh një shoku im, të shofim tani, po miku më i mirë është Beqja. Beqja është zoti për Shkodrën, për momentin vëlla...”.
Hasanbegaj: “...Po se fërshelleu fare ai vëlla. Kurse Pëllumbi ia ktheu:”…po prit njëherë vëlla, edhe Fatmirit i zgjati pa fund…”.
Ndërsa në 13 janar 2020, pikërisht ditën kur grupi kriminal i Shkodrës kishte arritur të hiqte nga detyra zv/drejtorin e Shkodrës, Lorenc Meta, biznesmeni Pëllumb Gjoka i shkruan Hasanbegaj si më poshtë vijon:
“…sot i thashë Beqes për ty të shkoi për drejtor…po tha..dakort te unë, por kur të ken ndonjë problem…”.
Në Shkollën e Muzikës Bizantine të Kishës Orthodhokse Auto...
Rreshjet e shiut ditën e djeshme kanë ndihmuar në shuarjen...
Popullsia e Shqipërisë është pakësuar me shpejtësi në tri ...
Eva Buzo, shqiptarja me profesion avokate, iu rikthye ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Nata e pestë dhe e fundit e Festës së Birrës ndezi qytetin...
Magjia e “Festës së Birrës” ka mbledhur edhe sonte në qyte...
“Nuk është absolutisht e vërtetë”. Kështu shprehet kry...
Media amerikane, “Washington Post” ka publikuar një artiku...
Ina Zhupa, kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjete...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e turizmit dhe ...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësi...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për situatën e ...
Policia Rrugore ka intensifikuar masat nisur edhe nga fluk...
Me afrimin e fundit të gushtit është rritur edhe numri i m...
Aktori dhe producenti francez, ylli i kinematografisë botë...
Nata e 4- tërt e Festës së Birrës ishte po aq elektrizuese...
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë njoftoi këtë m...
Vijon edhe këtë mbrëmje nata e katërt e magjisë së "Fe...
Pas një sërë denoncimesh të raportuara nga CNA në lidh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...