Abuzimi me lejet e ndërtimit/ Kush e ka radhën pas Irfan Hysenbelliut?
Zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se në rast do të...

Bashkimi Europian shprehu të hënën shqetësimin e tij nga rritja e valës së imigrantëve ilegalë, të cilët hyjnë në BE përmes territorit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe shpalosi një plan për adresimin e tyre.
Sipas të dhënave që posedon Komisioni Europian, vetëm në muajin tetor të këtij viti, në BE kanë hyrë më shumë se 22.000 imigrantë ilegalë, përmes kësaj rruge.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shifra paraqet rritje për 300 për qind.
Statistikat e Frontex-it - agjencisë europiane për ruajtjen e kufijve - tregojnë se në dhjetë muajt e parë të këtij viti, mbi 281.000 imigrantë ilegalë kanë hyrë në BE përmes Ballkanit Perëndimor.
Për t’u përballur me këtë fenomen, Komisioni Europian paraqiti një plan-veprimi për Ballkanin Perëndimor.
Sipas këtij plani, që prezantuan nënkryetari i KE-së, Margaritis Schinas, dhe komisionarja për punë të brendshme, Ylva Johansson, menaxhimi i kufijve me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të forcohet.
Po ashtu, duhet të sigurohet qasje e shpejtë në sistemin e azilit, kapacitet për pranimin e refugjatëve, pastaj të luftohet trafikimi i migrantëve, të zbatohen marrëveshjet për ripranim dhe riatdhesim, si dhe të përshtatet regjimi i vizave i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor me atë të Bashkimit Europian.
Në BE thonë se problem serioz paraqet fakti se në vende si Serbia, disa shtetas të vendeve të treta mund të hyjnë pa viza, e pastaj ata vazhdojnë rrugën ilegale drejt Bashkimit Europian.
Serbia, para disa javësh, ka premtuar se do t’i rikthejë vizat për shtetasit e disa vendeve, si Burundi dhe Tunizia, ndërsa Komisioni Europian pret nga Beogradi që këtë hap ta bëjë edhe kundrejt disa shteteve tjera.
Komisioni Europian u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përshtaten me politikën e vizave të BE-së. Në të kundërtën ka paralajmëruar se rrezikohet edhe liberalizimi i vizave që BE-ja ka me shumicën e vendeve të këtij rajoni.
“Nuk është e pranueshme që vendet e rajonit, që gëzojnë liberalizim vizash me BE-në, të lejojnë që territori i tyre të përdoret për ardhjen ilegale të imigrantëve drejt BE-së”, tha Schinas.
“Duhet t’i forcojmë kapacitetet e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për të kontrolluar kufirin, duke i ndihmuar ato edhe përmes pranisë së BE-së në terren dhe përmes goditjes së rrjeteve të trafikimit të njerëzve”, shtoi ai.
Schinas, në mënyrë specifike, përmendi kontrollin e kufirit mes Serbisë dhe Hungarisë - vend anëtar i BE-së.
Aktualisht, BE-ja ka të shpërndarë rreth 500 zyrtarë të agjencisë Frontex në kufijtë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, Komisioni Europian kërkoi që Frontex-i të ndihmojë edhe në kontrollin e kufijve mes vendeve të rajonit.
Johansson kërkoi që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian t’i regjistrojnë imigrantët që hyjnë në territoret e tyre.
Ajo tha se numri i kërkuesve të azilit është shumë më i lartë se numri i hyrjeve të regjistruara në kufijtë e jashtëm të BE-së.
Johansson, po ashtu, përmendi nevojën që Serbia, sa më shpejt, ta përshtatë regjimin e vizave me atë të Bashkimit Europian.
“Serbia po ndryshon politikën e saj me Tunizinë dhe Burundin, ka premtuar se këtë do ta bëjë edhe me Indinë... Shumica e atyre [imigrantëve ilegalë] që kanë arritur në BE, kanë ardhur përmes Serbisë”, tha Johansson, duke rikujtuar se obligimi për të përshtatur regjimin e vizave, vlen edhe për vendet e tjera të rajonit.
E pyetur nga gazetarët nëse ka raste të keqpërdorimit të hyrjes pa viza edhe nga vende të tjera, jashtë Serbisë, Johansson tha se “sa u përket ardhjeve masive, ato kanë ndodhur vetëm në rastin e Serbisë”.
Por, ajo shtoi se BE-ja duhet të jetë vigjilente edhe ndaj vendeve të tjera në të ardhmen, kur Serbia të rivendosë viza për shtete të caktuara dhe ardhjet të bëhen përmes vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Nga gjashtë vendet e këtij rajoni, që nuk janë anëtare të BE-së, liberalizim vizash me bllokun evropian kanë: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.
Kosova është e vetmja që nuk ka, por, javën e kaluar, zyrtarë të BE-së kanë miratuar një vendim që liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë të bëhet jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.
Rruga ballkanike ka vite që përdoret nga imigrantët ilegalë.
Në vitin 2015, BE-ja është përballur me fluksin më të madh të të ardhurve në disa dekada.
Mbi 1 milion njerëz të ikur - kryesisht nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Afrikës - kanë hyrë në vendet e bllokut evropian, duke përdorur rrugë të ndryshme nga deti dhe toka, përfshirë edhe atë ballkanike./REL
Zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se në rast do të...
Tirana do të jetë kryefjala e mediava të huaja ditën e nes...
Gjashtë vite pas regjistrimit të një procedimi penal ndaj ...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku u shpreh në një intervist...
Policia ka njoftuar se ditën e nesërme rrugët do të blloko...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve q...
Tirana International Airport ka njoftuar të gjithë pasagje...
27 liderë europianë pritet të vijnë sot pasdite dhe nesër ...
Prokuroria e Posaçme raportohet se ka mbyllur këtë të hënë...
Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sandër Simoni janë 3 emra që ...
Ekspertja rrugore, Olta Lami, tha se masat e marra për dit...
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ndryshe nga presidenti s...
Në kuadër të masave për samitin e nesërm BE-Ballkani Perën...
Këtë javë Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhel...
Punonjës të kualifikuar nga vende të ndryshme do të dëshir...
Samitit BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet nesër në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shembjen e ...
Aktivistja Elona Caslli ka reaguar lidhur me shembjen e ho...
Detaje të tjera janë zbardhur nga hetimet për 430 kilo...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...