Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Poligoni i Testimit Praktik për lejet e drejtimit është investimi i radhës i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa inspektoi nga afër investimin e realizuar, i përcolli fillimisht urimet drejtorit të ri të DPSHTRR, Ilir Mëngra, duke shprehur gjithashtu besimin për vijimin e punëve të mira të realizuara në këtë institucion, i cili ofron një numër të madh shërbimesh për qytetarët.
Duke folur për investimin e kryer drejtori Mëngra theksoi se kjo ndërhyrje i jep zgjidhje një problematike shumëvjeçare dhe tashmë ofron kushte të larta sigurie dhe transparence.
“Përpara se të vinim tek kjo pistë që është Poligoni i Testimit Praktik për leje drejtimi dhe Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale ne kemi pasur vështirësi shumë të mëdha për sa i përket testimit praktik në fazën e parkimit. Për arsye se nuk kishte një pistë ne ishim të detyruar të drejtoheshim nëpër ambiente informale në Tiranë”, tha Mëngra duke shtuar se investimi i realizuar shtrihet në një pistë rreth 6 mijë metra katrorë, me fonde të përballura nga buxheti i DPSHTRR.
124 testime realizohen çdo ditë në këtë poligon, ndërkohë që janë mbi 130 mijë testime në harkun kohor të një viti.
Ministrja Balluku tha se falë punës dhe investimeve të realizuara, DPSHTRR ka rritur ndjeshëm standardin dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, duke u kthyer edhe në një shembull për risitë e sjella të cilat kanë lehtësuar qytetarët.
“DPSHTRR-ja padyshim ka krijuar një standard të ri, një standard të cilin unë e marr shpeshherë edhe për shembull për të gjithë ndërmarrjet e tjera se si duhet të funksionojë inovacioni, se si duhet vetë ndërmarrjet të arrijnë të sjellin të ardhura, të ardhura të cilat do të përkthehen më pas në investime, siç kemi bërë në rastin e DPSHTRR-së. Gjej rastin këtu që të falënderoj tashmë kolegun tim, ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, që ka qenë padyshim iniciatori dhe motivuesi kryesor i të gjithë ndryshimit që ka ardhur në DPSHTRR. Unë do të përmendja këtë radhë, pasi gjithmonë flasim për risitë që kanë ardhur, por diçka shumë e rëndësishme për qytetarët që janë drejtues automjetesh është vendimi që u mor gjatë vitit të kaluar për sa i përket patentës 15-vjeçare”, tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizoi faktin e rëndësisë së vijimit të investimeve, duke pasur tashmë si prioritet edhe teknologjinë, aplikimin e saj për të çuar në një nivel akoma edhe më të lartë cilësinë e shërbimit.
“Duhet të vazhdojmë të bëjmë investimet që kemi nisur. Duhet të vazhdojmë të kemi prioritet inovacionin, pasi dhe inovacioni është prioritet i Qeverisë shqiptare, sidomos për vitin 2024 tashmë me një ministri që ka një sektor të dedikuar inovacionit dhe me një agjenci plotësisht të re të drejtuar nga një zonjë, e cila është kthyer nga Amerika. Kështu një skuadër e bërë së bashku me një synim të vetëm për t'u shërbyer qytetarëve tanë dhe për të sjellë sa më shumë shërbime të cilat ofrojnë për njerëzit tanë më të mirën si në kushte, si në teknologji dhe mbi të gjitha me çmime sa më të ulëta siç DPSHTRR ka bërë që ditën e parë”, theksoi Balluku.
Poligoni i Testimit Praktik për leje drejtimi dhe Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale është e pozicionuar në zonën e Fushë Prezës në Tiranë. Rreth 111 autoshkolla, të regjistruara në DRSHTRR Tiranë, kandidatët e të cilave testohen pranë këtij poligoni./CNA
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për shqyrtimin e...
Drejtori i Përgjithsëm i Grupit "Ryanair", Michael O’Leary...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelit (KPA), Ardian...
Edhe pse puna për mbledhjen e të dhënave për Censin e ...
Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, rrëf...
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsion...
Pas dhënies së dëshmisë në SPAK për dosjen "Gërdeci", ...
Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, ka t...
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për në 2...
Një ditë para se Gjykata e Posaçme e Apelit të japë ve...
Efektivë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar so...
Gjykata e Posaçme do të japë nesër në orën 09:00 vendi...
Që prej mbrëmjes se djeshme zona që ndodhet në krahun ...
Në Apelin e Posaçëm zhvillohet seanca për kryebashkiak...
Ngricat që kanë përfshirë prej disa ditësh juglindjen,...
Hekurudha shqiptare nisi këtë javë ngritjen e njësisë ...
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur për "A2 ...
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Ministrja e Ars...
Familjarët e dy personave që mbetën të plagosur të hën...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...