Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Hekurudha shqiptare nisi këtë javë ngritjen e njësisë së zbatimit të njërit prej projekteve më të rëndësishme të saj siç është ajo për ndërtimin e linjës Vorë-Hani i Hotit.
Hekurudha bëri të ditur se plotësimi i këtyre vendeve bosh lidhet me drejtuesin e projektit, specialistin e prokurimit dhe kontratës, inxhinierin e sigurisë në kantier, inxhinierin elektrik dhe specialist mjedisi.
Faza e rekrutimit të njësisë për projektin në fjalë vjen vetëm një muaj pas shpalljes së tenderit në faqen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në atë kohë u njoftua se shërbimi i kërkuar ishte si i përgatitjes së projektit, rishikimi i dizajnit, mbështetja e prokurimit dhe monitorimi për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit.
Për këtë procedurë tashmë thuajse jemi në fund të fazës së parë, e cila është parashikuar deri në datë 31 janar dhe që ka të bëjë me shprehjen e interesit nga kompanitë potenciale.
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit është një nga linjat për të cilën ka pasur vëmendje të shtuar pas punës së nisur për rehabilitimin e linjës Tiranë-Durrës dhe pjesës së re në Rinas teksa vetëm pak ditë më parë u mbyll edhe kontrata për studimin e fizibilitetit të lidhjes me Kosovën Durrës-Prishtinë.
Vlera totale e projektit është 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare, ku vendi ynë ka kërkuar hua.
Kështu të paktën 160 milionë euro janë grant nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor, 100 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Evropiane e Investimeve. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.
Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe evropiane përmes Korridorit X panevropian.
Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.
Linja ekzistuese hekurudhore Vorë–Hani i Hotit u ndërtua në dy faza: nga Vora në Laç në fillim të viteve 1960, ndërsa nga Laçi deri në kufirin e Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 1985.
Tërmeti i 29 nëntorit 2019 ndërpreu funksionimin e kësaj linje për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Ishëm, por edhe më herët shpejtësia e kalimit të trenave ishte shumë e ulët./Monitor
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur për "A2 ...
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Ministrja e Ars...
Familjarët e dy personave që mbetën të plagosur të hën...
Kryetari i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e ish të B...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka treguar se çfarë ...
Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar projekt-rezolutën e ...
Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur për paraqitjen e ish...
Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka patur një debat të...
Ish drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari ka rrëfye...
Pak ditë më parë, CNA mësoi nga burime pranë ish-Presi...
Credins bank renditi një tjetër sukses, duke u nderuar me ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shigjetuar prokurorin...
Një tjetër skandal i qeverisë Rama ka dalë në dritë. P...
Zbardhet dëshmia tronditëse e 16-vjeçares, e cila rrëf...
Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha është marr...
Dosja “McGonigal”, pas vajtjes së Agron Nezës dje në SPAK,...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj është shprehur e...
Partia Demokatike ka reaguar ashpër për arrestimin e f...
Lulzim Basha zgjohet në KiE. Gjatë fjalimit të tij, “g...
Ditën e sotme, PD ka dërguar në Kuvend një amendament ku k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...