web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ma bënë kurrizin vija-vija”/Rrëfimi drithërues i Mit’hat Havarit: U bëra drejtor i atyre që më torturuan

23 Janar 2024, 20:50, Aktualitet CNA

“Ma bënë kurrizin vija-vija”/Rrëfimi drithërues

Ish drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari ka rrëfyer torturat dhe tmerrin që ka përjetuar gjatë kohës që u arrestua në vitin 1990 pas demonstratës antikomuniste të Elbasanit.

Gjatë një interviste për gazetaren Marsela karapançi Havari ka treguar dhuna që ushtrohej ndaj tyre ishte çnjerëzore dhe se 4 muaj në atë izolim i paralelizon me 40 vite jetë.

 “Ma bënë kurrizin me vija… Dhuna e tyre ishte çnjerëzore. ‘Ne e rrihnim por ai nuk bënte zë’ ,ka treguar dikush për mua. Nuk ngopeshin dhe donin që unë të thoja mjaft më. Unë i kujtoj 4 muaj si 40 vite jetë. Të izoluar nën presion terror psikologjik”, rrëfeu ish drejtori i lartë i policisë.

Më tej, Havari tregoi për momentin ku u bë drejtor i atyre që e torturonin në burg por nuk veproi si ata.

 “Unë isha super elegant nga halli me ato racionet e qelbura që na jepnin. Kam një nishan në fytyrë. Ai  berberi ishte tip kafshe, kishte vëllanë aty në degë të brendshme ishte drejtor i propagandës. Unë e mbajta në punë nuk e hoqa më pas. I thashë ki kujdes se kam këtë nishanin këtu në faqe dhe ai sikur e bëri qëllimisht. Herën e parë s’i vura rëndësi.

Herën e dytë shpërtheu dhe unë e bëra shumë të madhe dhe nuk ma sollën më mua. Pastaj kur erdha në pushtet, në epokën e dytë e pashë aty e thirra atë shefin e kuadrit i thashë ma largo atë dhe e mora atë Albert Tafanin këngëtarin e famshëm të Elbasanit që kishte pasur dhe ai konseguenca”, tha ai.

Havari e vijon rrëfimin e tij duke treguar dhe për akitektët e dosjes 4171. Ai thotë se një pjesë të hetuesve i dinte por jo zyrtarisht .

Njërin prej tyre thotë se e ka mbajtur në punë ndërsa tjetrin Gani Zeneli thotë se ka qenë mosmirënjohës.

 “Shqipëria vendi i fundit në Evropën lindore që hapi dosjet. Po të ishte Berisha s’do e bënte. Për fat që atë drejtori e drejton një zonjë e nderuar Gentjana Sula. Më hapi një derë. Kur mora dosjen u trondita. Një pjesë i dija por jo zyrtarisht.

Ishin vullnet plotë sepse ishin shumë kafshë injorantë total për një copë bukë. Ishin gati të vrisnin. Nënat shqiptare kanë thënë për djalin e tyre vareni. Nuk kam takuar asnjë pas 90 që kur mora dosjen, nuk kam denjuar, nuk ia vlen.

Unë do ta botoj dhe dosjen të plotë, kurse këta nuk i kam parë. Një që më ka bërë përshtypje në dosje e mbajtja në punë, e lashë në provë, i thashë s’kemi ardhur të bëjmë siç bëni juve, një prej tyre ishte Gani Zeneli, e  përmend se është mosmirënjohës. Dhe kur e gjeta në dosje”, ka zbuluar Havari.

Në librin ku ka rrëfyer histroinë e tij Havari tregon dhe për momentin e lirimit nga burgu dhe kur mori detyrën e parë, si pjesë e rendit.

Ai shprehet se nuk kishte shkuar shkuar për hakmarrje.

“Në kohën që trimat e 326 e ushtronin dhunën… Nuk ndodhi gjë tjetër veçse kur u prezantova në 92, u thashë nuk kam ardhur për hakmarrje. Në zyrë bëra një premtim.

 Para ’90 në Shqipëri rendi ishte 100% i sigurt, e kanë diktaturat. Kjo polici ishte mësuar të punonte në një Shqipëri që ishte mësuar me tela dhe gjemba. Kurse në demokraci shpërthyen njerëzit u çliruan u futën makinat. Policia ishte e prapambetur e shkolluar keq. Aty isha i vetmi që fliska anglisht. Gëzim Hila, pata ato lidhjet e mua: kam dëgjuar që do shkosh kryetar dege. Dëgjo këtu tha, me ato shkrime që të kam parë do bëhesh zot për tre ditë. Atje do gjesh nivel shumë të ulët më tha”, rrëfeu ai.

Më tej tregon se si iu është dukur libri i jetës së tij fëmijëve.

 “Unë nuk kam influencuar te fëmijët e mi sepse s’kam dashur që të ndikoj në formimin e tyre. Klaudio kur kishte  mbërritur te momenti i arrestimit në libër që e kam përshkuar, më tha babi më pëlqen shumë por dhe u trishtova nga ai momenti. Disa herë jeta ime ka qenë në fije të perit. Ne ashtu u rritëm si popull pa fe pa zot, i vetmi zot ishte Enveri. Në fund fillova të besoj, thashë që ka një zot. Ata tani lexojnë, janë të maturuar. Të dinë si është rritur babai i tyre”, u shpreh Havari./ CNA





Lajmet e fundit nga