“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Avokatura e Shtetit ka bërë një deklaratë për shtyp në lidhje me praninë e policisë në godinat shtetërorë të ish-Uzinës së Autotraktorëve.
Në deklaratën e bërë, thuhet se mediat në pronësi të Irfan Hysenbelliut kanë qëndruar në këto godina prej më shumë se tre vitesh pa titull ligjor, pas mbarimit të kontratës së qirasë.
Avokatura thotë se në maj të vitit 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht këtyre mediave, kërkesën për të liruar ambientet brenda korrikut 2022.
Më tej në deklaratë, thuhet se mediat në pronësi të Irfan Hysenbelliut kanë qëndruar në godinat e ish-uzinës që prej 2022 dhe deri më sot në kundërshtim me ligjin.
Në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, Avokatura e Shtetit informon opinionin publik mbi ecurinë dhe përfundimin e proceseve gjyqësore të zhvilluara me Shoqërinë “Fokus Media News”, lidhur me ambientet në pronësi shtetërore pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve”, në zonën kadastrale nr. 8170, të mbajtura pa titull ligjor prej më shumë se tre vitesh, pas përfundimit të kontratës së qirasë.
Me përfundimin e kontratës më datë 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022, në përputhje me afatet kontraktuale. Pavarësisht këtij njoftimi, subjekti nuk ka kryer dorëzimin vullnetar të pronës, por ka vijuar ta mbajë atë në kundërshtim me ligjin, duke iniciuar procese gjyqësore dhe duke kërkuar masa të përkohshme sigurimi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimit.
Që prej vitit 2022, çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit – Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë – dhe ka përfshirë gjithashtu katër vendime mbi masa sigurimi. Vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025, i dhënë nga Gjykata e Apelit Administrativ me trup gjykues prej tre gjyqtarësh, ka konfirmuar detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambientit. Në këtë vendim, gjykata ka theksuar se veprimtaria mediatike e shoqërisë nuk cenohet, pasi bëhet fjalë vetëm për ambiente pune që mund të sigurohen në hapësira të tjera, në pronësi ose me qira.
Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12 mars 2025, kjo pronë i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me destinacion ekskluziv përdorimin sipas objektit të saj, në këtë rast për bashkëprodhimin e mjeteve motorike. Ky projekt strategjik synon rivitalizimin e industrisë ushtarake vendase, krijimin e vendeve të punës në ambientet e zonës së Shkozës dhe garantimin e interesave të sigurisë kombëtare dhe ekonomike. Në pritje të vendimit të sipërcituar të Gjykatës së Apelit Administrativ, entet shtetërore, përfshirë “KAYO” sh.a., nuk kanë ndërmarrë veprime ekzekutive. Tashmë, me rrëzimin përfundimtar të pretendimeve të palës private, kane vijuar procedurat ligjore për marrjen në posedim faktik të pronës te cilat janë në zhvillim e siper, për ekzekutimin e detyrimit të përcaktuar ne vendimet gjyqesore dhe lirimin e ambienteve te mbajtura pas perfundimit te kontrates.
Avokatura e Shtetit mbetet e angazhuar të ndjekë çdo mjet ligjor në dispozicion për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimeve gjyqësore dhe për mbrojtjen e pasurive shtetërore, si një detyrim i panegociueshëm ndaj qytetarëve dhe rendit kushtetues
SPAK ka finalizuar një megaoperacion në lidhje me trafikun...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për situatën e ...
Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar mes fshatrave Pi...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, nj...
Raportohet se një vatër e re zjarri është aktivizuar pasdi...
Drejtuesi i Parë në Policinë e Shtetit, Besnik Bakiu ka mb...
Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në tri qyt...
Media ndërkombëtare “The Economist”, në një shkrim të publ...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme do të mbahej seanca pë...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Këtë të enjte, në Portin e Durrësit ka mbërritur jahti A+....
Një vatër zjarri është raportuar pasditen e sotme në fshat...
Vijon përhapja e vatrës së zjarrit në Vlorë. Mësohet se në...
Data 4 Gusht 2025 është dita me trafikun më të lartë në hi...
Veç kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, edhe kreu i Pa...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mësohet ...
Vijon puna për shuarjen e zjarreve në zonën e Finiqit. Mi...
Një zjarr ka përfshirë një pjesë toke në fshatin Cangonj. ...
Gazetari Artan Hoxha ka ndarë pamje nga një zjarr që ka rë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...