Sokol Sadushi, për simbolet e komunizmit: Kam pasur babain partizan
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka reaguar pë...

Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë. Kjo nuk është hera e parë që flitet se ky segment do të bëhet pjesë e rrugëve me pagesë, por qeveria e ka pranuar këtë zyrtarisht në një dokument që mban datën 13 dhjetor 2023.
Konkretisht bëhet fjalë për një dokument të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe që lidhet me projektin e urave në vend që po mbështetet nga Banka Botërore dhe në një pjesë të veçantë të këtij dokumenti nënvizohet edhe një paragraf për autostradën Tiranë-Durrës.
Në termat e referencës së procedurës vlerësimi i dizajnit (projektit) dhe mbikëqyrja e punimeve për Urën e Beshirit që ndodhet në aksin Tiranë-Ndroq-Plepa nënvizohet se ky aks do të përmirësohet si një mundësi alternative kundrejt audostradës që do të jetë me pagesë.
“Në aspektin gjeografik, pjesa rrugore Tiranë – Ndroq – Plepa, ndodhet në pjesën e Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë, në rrethin e Tiranës dhe Durrësit. Duke ndjekur zhvillimet në autostradën e shpejtë Tiranë-Durrës rruga përdoret herë pas here kur ka bllokime në autostradë ose kur përdoruesit e rrugës kanë nevojë për një pamje panoramike të shoqëruar me shumë pika agroturizmi përgjatë rrugës.
Autostrada Tiranë-Durrës është korridori kryesor ekonomik i vendit që lidh kryeqytetin me portin kryesor, Durrësin dhe nga veriu në jug. Rreth 40 për qind e popullsisë së vendit jeton në këtë segment. Përmirësimi i planifikuar i autostradës aktuale ndërmjet Tiranës dhe Durrësit do të përfshijnë një sistem pagese, ndaj duhet të ofrohet një rrugë alternative. Për këtë qëllim rruga që lidh dy qytetet përmes Ndroqit dhe Plepave duhet të zgjerohet” thuhet në dokumentin e ARRSH.
I njëjti argumenton se ndërtimi i Korridorit Adriatiko-Jonian përfshin një autostradë të re nga Vora për në Ndroq, dhe do të tërheqë trafik të konsiderueshëm që vjen nga Veriu i Shqipërisë dhe nga Tirana. Në situatën aktuale, këto udhëtime duhen bërë përmes Durrësit, por kjo autostradë e re do të duhet të plotësohet me një përmirësim të segmentit Tiranë-Ndroq për shkak të flukseve Tiranë-Rrogozhinë që do të përdorin më pas atë segment.
“Rruga SH56, Tiranë – Ndroq – Plepa, përfaqëson një rrugë të rëndësishme me potencial të lartë ngarkese trafiku. Rruga lidh Tiranën me bregdetin e Adriatikut dhe funksionimi i dobët i saj zvogëlon ngarkesën e trafikut dhe bën që autostrada SH2 të ketë një ngarkesë të shtuar të trafikut. Rëndësia e kësaj rruge lidhet edhe me faktin që ajo mund të shërbejë si rrugë rezerve në rast se SH2 pëson ndonjë dëmtim. Rruga ekzistuese dhe ajo e rikonstruktuar (SH2 dhe SH56) ndodhen në zonën me rrezikshmëri të lartë nga rreziqet natyrore, veçanërisht nga përmbytjet, me një vlerësim vjetor të dëmeve prej 13 milion Euro”, thuhet në dokument.
Kështu duke iu referuar gjendjes aktuale të rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa thuhet se ajo ka dëmtime të konsiderueshme, si në rrugë ashtu edhe në urat që janë pjesë e saj dhe ka nevojë për riparime urgjente.
“Është planifikuar rehabilitimi i rrugës SH56 dhe në pjesën më të madhe, duhet të bëhen riparime në seksionet ekzistuese rrugore. Megjithatë, në disa seksione nevojiten përmirësime të konsiderueshme në shtrirjen ekzistuese përgjatë gjurmës së rrugës për të përmbushur standardet rrugore të projektuara. Nga ana tjetër, kjo kërkon ndërhyrje në urat dhe tombino përgjatë segmentit rrugor të tilla si rehabilitimi, përmirësimi ose ndërtimi i një ure të re në një vend të ri”, nënvizon ARRSH./Monitor
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka reaguar pë...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën "arrest shtëpie...
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Mal...
Shqipëria është pjesë e hartës ballkanike që trafikon hero...
Teologu Vladimir Kera ka folur mbi marteat fetare që k...
Afera e dhënies me qira 1 euro të repartit të Orëve në ish...
Teologu Vladimir Kera sonte në emisionin "Opinion" ka folu...
Kuvendi në Tiranë njoftoi mbledhjen e komisionit të posaçë...
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për raportin e OBSH-së,...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ushqyer shpresat e...
Fatbardha Dega ka rrëfyer se si ajo dhe familjarët e s...
CNA prej ditësh ka zbuluar skemën e qeverisë për të ndalua...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka bërë me...
Ditën e sotme, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi...
Ervin Salianji, i cili njihet ndryshe si “Babalja” kal...
24 janari shënon “Ditën Ndërkombëtare të Edukimit”, një mu...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në pan...
Në mbledhjen e qeverisë, ditën e sotme është marrë vendimi...
Sot në mbledhjen e qeverisë është bërë një tjetër emërim. ...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 48 personat e arrestuar ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...