Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Shqipëria është pjesë e hartës ballkanike që trafikon heroinën nga Afganistani, përmes Iranit e Pakistanit, sipas një raporti të fundit të Qendrës Evropiane të Monitorimit të përdorimit të drogave (EMCDDA).
Në skemën e publikuar në raport, për vende jo të BE-së, të identifikuara si ‘origjinë’ ose ‘tranzit’ të heroinës së kapur në Bashkimin Evropian për periudhën 2018-2021. Shqipëria, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar janë të vetmet vende të Evropës që janë të përfshira në këtë skemë (shiko skemën në fund).
Shqipëria, sipas raportit, është pjesë e rrugës ballkanike.
Rruga ballkanike nga Afganistani përmes Iranit, Turqisë dhe vendeve të Ballkanit përfaqëson rrugën më të shkurtër dhe më të drejtpërdrejtë drejt tregjeve të konsumit evropian. Në këtë rrugë, heroina zakonisht hyn në BE në pikat e kalimit kufitar tokësor në Bullgari ose Greqi.
Ky është një korridor i krijuar për trafikimin e heroinës në BE dhe të anhidridit acetik në drejtim të kundërt (Anhidridi acetik është kimikati kryesor që përdoret për prodhimin e heroinës).
Njësitë e zbatimi të ligjit e identifikojnë Iranin si një qendër të rëndësishme për trafikimin e heroinës përgjatë rrugës ballkanike, ku fshihen sasi të mëdha të drogës, të përfshira në ngarkesa të ligjshme dhe të fshehura në automjete, që më pas trafikohen më tej drejt BE-së nëpërmjet Turqisë.

Në kufi me dy shtete anëtare të BE-së, Turqia është një tjetër vend kyç në rrugën ballkanike. Megjithëse konfiskimet e heroinës u ulën gjatë krizës së COVID-19, Turqia vazhdoi të konfiskonte sasi të konsiderueshme heroine, duke raportuar një rekord prej 22.2 tonë në 2021.
Nga Turqia, heroina dërgohet në BE përgjatë tri degëve të rrugës ballkanike:
-dega jugore – tokësore përmes Greqisë dhe Shqipërisë ose duke përdorur metoda detare përmes Detit Mesdhe
-dega qendrore – përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë dhe Sllovenisë, dhe në Itali ose Austri, kryesisht nga toka
-dega veriore – një rrugë tokësore nga Bullgaria në Rumani dhe më pas drejtpërdrejt në tregjet e konsumit në BE-në qendrore dhe perëndimore.
Sipas raportit, një pjesë e heroinës së kontrabanduar përgjatë degëve jugore dhe qendrore mund të devijohet për konsum lokal ose të ruhet përkohësisht në magazina në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përpara se të transportohet në tregjet e BE-së.
Raporti përshkruan tregun evropian të heroinës (opioidi i paligjshëm më i përdorur), nga prodhimi dhe trafikimi, deri te shpërndarja dhe përdorimi.

Tregu i heroinës me pakicë në BE vlerësohet të ketë vlerë të paktën 5.2 miliardë euro në vit. Sasia e heroinës së kapur nga shtetet anëtare të BE-së mëse u dyfishua në vitin 2021 në 9.5 ton – sasia më e lartë në 20 vjet – ku u zbuluan ngarkesa të mëdha individuale në portet detare. Përdorimi i paligjshëm i opioideve mbetet një shqetësim i madh në BE, duke qenë shkaktari për rreth tre të katërtat e mbi 6 000 vdekjeve nga mbidoza të lidhura me drogën në vitin 2021. Ka rreth 1 milion përdorues të opioideve në BE, thotë raporti.
Trafikimi dhe shpërndarja e heroinës është aktiviteti kryesor për disa rrjete kriminale që operojnë në BE, të cilat kanë infrastrukturë dhe kontakte të strukturuara. Ashtu si me llojet e tjera të drogës, abuzimi me strukturat legale të biznesit, pastrimi i parave dhe korrupsioni janë ndër faktorët kryesorë që mundësojnë tregun e paligjshëm të heroinës, thotë raporti./ Monitor.al
Teologu Vladimir Kera ka folur mbi marteat fetare që k...
Afera e dhënies me qira 1 euro të repartit të Orëve në ish...
Teologu Vladimir Kera sonte në emisionin "Opinion" ka folu...
Kuvendi në Tiranë njoftoi mbledhjen e komisionit të posaçë...
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për raportin e OBSH-së,...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ushqyer shpresat e...
Fatbardha Dega ka rrëfyer se si ajo dhe familjarët e s...
CNA prej ditësh ka zbuluar skemën e qeverisë për të ndalua...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka bërë me...
Ditën e sotme, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi...
Ervin Salianji, i cili njihet ndryshe si “Babalja” kal...
24 janari shënon “Ditën Ndërkombëtare të Edukimit”, një mu...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në pan...
Në mbledhjen e qeverisë, ditën e sotme është marrë vendimi...
Sot në mbledhjen e qeverisë është bërë një tjetër emërim. ...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 48 personat e arrestuar ...
Me ardhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, lufta ndaj...
Prezantimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimo...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e s...
Poligoni i Testimit Praktik për lejet e drejtimit ësht...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...