FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, ka mbajtur sot takime me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe kreun e SPAK-ut, Arben Kraja.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja, e cila tregon se kanë diskutuar për sundimin e ligjit, reformat, pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Me anë të një statusi në "Twitter", Hohmann thotë se sundimi i ligjit është shtylla kurrizore e rrugës Shqipërisë drejt BE-së.
“Takime të rëndësishme sot me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe Kreun e SPAK-ut, Arben Kraja. Sundimi i ligjit është shtylla kurrizore e rrugës Shqipërisë drejt BE. Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të shkojë përpara.
Synimet kryesore mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykatat efikase dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. BE është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese”, shkruan Hohmann.
Ndërkohë, edhe Manja ka reaguar në lidhje me këtë takim.

“Me anë të një postimi në Facebook, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njofton se në fokus të diskutimit gjatë takimit me ambasadoren e BE në vendin tonë, ka qenë zbatimi i Reformës në Drejtësi, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i punës me SPAK.
Prita sot në një takim të veçantë Ambasadoren e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Znj. Christiane Hohmann.
E falenderova Ambasadoren për mbështetjen që delegacioni i BE-së ka dhënë për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit dhe sundimit të ligjit.
Ndamë qëndrim të përbashkët për të avancuar në një stad tjetër punën tonë me zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi, bashkëpunimin dhe koordinimin me organet e reja të drejtësisë dhe SPAK, përfundimin e procesit të vetingut, implementimin e Hartës së re Gjyqësore, rritjen e kapaciteteve të shkollës së magjistraturës për të plotësuar vakancat në sistemin e drejtësisë, si një mekanizëm efikas për të ulur stokun e dosjeve në gjykata, etj.
Nuk patëm asnjë ndryshim në mendimet tona se lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit është mjeti i duhur për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në BE.
I kënaqur që mora siguri të plotë për mbështetjen e duhur nga delegacioni i BE-së për të gjitha temat që prekëm në takimin e sotëm”, shkruan ministri./ B.A. – CNA.al
Kryetari i PD-së në Korçë dhunohet nga një sekretar gr...
Kursimi i energjisë në shtëpi duhet të jetë gjithmonë ...
Bashkimi Europian është duke përgatitur plane emergjente p...
Historia e rrëmbimit të 30-vjeçares Marsida Dyrmishi ë...
Ardi Veliu është rikthyer nën shënjestrën e PD-së. Depute...
6 milionë dollarë do të harxhojë Agjencia e Mbrojtjes ...
Lulzim Basha, njeriu që simbolizon dështimet dhe humbjet, ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konfere...
Fotot e mëposhtme vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza”, a...
Irfan Hysenbelliu ka ndërmarrë një fushatë sulmi ndaj drej...
Opozita ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese padinë për Bord...
Partia Demokratike, prej disa ditësh vijon fushatën e deno...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka denoncuar sëri...
PD-ja është e ndarë në dy pjesë. Të ndarë e njeh edhe Wiki...
Komisioni i reformës zgjedhore vendos të shtyjë mandat...
Gazetari Eni Ferhati u shpreh se ka pasur raste që pol...
Margarita Simonyan është një nga fytyrat kryesore të p...
Po mbahet sot Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Ref...
Është shkarkuar nga detyra prokurori i Tiranës, Bajram...
Gledis Nano, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë, në re...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...