LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do të mjaftojë furnizimi me energji i Europës gjatë dimrit?

21 Tetor 2022, 08:22, Aktualitet CNA

A do të mjaftojë furnizimi me energji i Europës gjatë

Deri më tani Evropa ka arritur që të mbushë objektet e saj të depozitimit të gazit në nivelin 95 për qind të kapacitetit. Dhe ndërsa çmimet e gazit janë ende shumë të larta, ato janë dukshëm më të ulëta nga rritjet e mëparshme. Por se si do të funksionojë sistemi energjetik i kontinentit këtë dimër, kjo do të varet nga një sërë faktorësh, shumë prej të cilëve janë shumë të paparashikueshëm.

Së pari, kjo gjë do të varet nga sa i ashpër do të jetë moti këtë dimër, diçka që është shumë e vështirë të parashikohet. Një dimër i ftohtë do të rriste nevojën për ngrohje. Ndërkohë një dimër me pak reshje, do të sillte një prodhim të ulët të energjisë hidroelektrike.

Ndërsa një dimër i qetë do të çonte në një prodhim më të vogël të energjisë nga era. Pavarësisht nga moti, ekziston pasiguria se sa me efektivitet mund të zgjidhë Franca problemin e mbylljes së shumicës së termocentraleve të saj bërthamore. Një grevë e sindikatave, që po zhvillohet aktualisht në këtë vend, ka prekur gati 1/3 e reaktorëve bërthamorë të Francës dhe nuk i ka ndihmuar gjërat, madje po e vonon procesin e rëndësishme të mirëmbajtjes së tyre.

Së dyti është perspektiva për furnizimin me gaz të Evropës. Tani furnizimin rus është shumë i kufizuar, pasi sabotimi që dyshohet se ka ndodhur me tubacionet “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” do të thotë që të paktën 3 nga 4 linjat e gazsjellësit do të jenë jashtë shërbimit për disa muaj, në mos më gjatë.

A do të mjaftojë furnizimi me energji i Europës gjatë

Aktualisht, furnizimi rus me gaz është më pak se 20 për qind të nivelit të vitit të kaluar.

Por edhe gazi rus e ka një anë negative. Moska mund të ndërpresë tërësisht dërgesat, për të ushtruar një presion të mëtejshëm gjeopolitik mbi Europën. Ose mund të ketë një mosmarrëveshje të re midis Ukrainës dhe Rusisë mbi pagesat e tranzitit.

Në kushte kur “Nord Stream” nuk po funksionon dhe gazsjellësi “Yamal-Europe” është jofunksional për shkak të sanksioneve, sistemi i tranzitit ukrainas dhe ai më i vogël i “Turk Stream” janë rrugët e vetme që kanë mbetur për gazin rus. Nëse “Turk Stream” do të mbetet hapur, gjë që duket e mundshme, Europa do të mbetej me më pak se 10 për qind të gazit që mori nga Rusia vitin e kaluar.

Ndërkohë, janë të zbehta perspektivat për rritjen e furnizimit me gaz nga Afrika e Veriut në të ardhmen e afërt. Dhe mund të priten vetëm vëllime të vogla shtesë nga Azerbajxhani dhe Norvegjia. Fusha gjigante e Groningenit në Holandë, mund të sigurojë deri në 15-20 miliardë metra kub gaz në vit.

A do të mjaftojë furnizimi me energji i Europës gjatë

Por deri më tani qeveria holandeze ka përjashtuar rritjen e prodhimit, për shkak të rrezikuttë shkaktimit të tërmeteve. Prandaj shpresa është tek gazi natyror i lëngshëm LNG. Për momentin, kërkesa e Kinës për LNG mbetet e ulët, për shkak të ngadalësimit të industrisë së saj.

Kjo gjë e ka lehtësuar tani për tani presionin mbi furnizimin evropian. Madje importuesit kinezë e kanë rishitur një pjesë të gazit të blerë më herët. Por situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Pastaj ekziston edhe rreziku i ndërprerjeve të plota të furnizimit, si ai që ndodhi në impiantin e LNG “Freeport” në Teksas, SHBA, në fillim të këtij viti.

Ndërkohë, në këtë ekuacion duhet të kihet parasysh edhe ana e kërkesës. Çmimet e larta të gazit dhe energjisë, kanë sjellë një dëmtim të konsiderueshëm të kërkesës, gjë që ka pasur një kosto të madhe për industrinë, veçanërisht në Gjermani. Komisioni Europian është përpjekur të bashkërendojë reduktimet e konsumit, në mënyrë që asnjë sektor të mos vuajë më shumë se të tjerët.

Kërkesat për gaz natyror dhe energji elektrike janë të lidhura ngushtë midis tyre. Vitin e kaluar termocentralet me gaz dhanë 1/5 prodhimit të energjisë në Europë gjatë vitit të kaluar. Ndaj nëse reduktohet kërkesa për të parën, duhet të bjerë edhe kërkesa për të dytën.

Por ndërsa Komisioni Europian synon një reduktim vullnetar prej 15 për qind të kërkesës për gaz gjatë periudhës gusht 2022-mars 2023, ai ka propozuar vetëm një reduktim vullnetar prej 10 për qind të konsumit bruto të energjisë elektrike, si dhe një objektiv të detyrueshëm për reduktimin me 5 për qind të përdorimit të energjisë elektrike gjatë orëve të pikut.

A do të mjaftojë furnizimi me energji i Europës gjatë

Këto objektiva mund të zgjerohen, për të shmangur rrezikun e mungesës së furnizimit me energji. Edhe qeveritë kombëtare duhet të ndjekin të njëjtin kurs. Ndërkaq, duhet të ketë një fokus më të madh mbi efikasitetin e energjisë, duke shmangur përdorimin e energjisë kur nuk është jetike.

Për shembull, masa të tilla përfshijnë reduktimin e ndriçimit në ambientet publike, dhe uljen e gradimit të termostateve në ndërtesat publike dhe mbylljen e infrastrukturës jo thelbësore. Gjithsesi, për shkak të çmimeve të larta, familjet po e kursejnë energjinë, pavarësisht udhëzimeve që japin qeveritë.

Po ashtu qeveritë duhet të kenë një qasje më pragmatike për të zgjeruar përdorimin e karburanteve alternative ndaj gazit kudo që të jetë e mundur. Kjo do të thotë se Gjermania do të vonojë planet për mbylljen e termocentraleve të mbetura bërthamore (NPP), që ishte parashikuar deri në fund të këtij viti.

Kjo do të thotë gjithashtu djegie e më shumë qymyri dhe nafte, pavarësisht kostos mjedisore. Dështimi për të ndërmarrë hapa të tillë, do të përkeqësojë më tej recesionin e ardhshëm, duke e bërë edhe më të vështirë për vendet që të investojnë më tej për dekarbonizimin e ekonomisë.

Gjithashtu, Europa duhet të përgatitet për dimrin e ardhshëm si dhe për këtë që po mbërrin. Ajo do ta kalojë këtë dimër me sasinë e gazit që ka grumbulluar në depozita. Por vëllimet ka të ngjarë të pakësohen shumë. Nëse për shembull, Europa del nga ky dimër me kapacitetet e saj të magazinimit të mbushura deri 20 për qind, ajo do të duhet të importojë rreth 70 miliardë metra kub gaz për të arritur nivelin 90 për qind të rezervave deri në fillim të dimrit të ardhshëm.

Deri tani, çmimet kanë qenë të larta por edhe shumë të luhatshme. Me një furnizim jo të besueshëm nga Rusia, që tashmë është në nivelin më të ulët historik, vitin e ardhshëm katë ngjarë të ketë shumë më pak paqëndrueshmëri. Por çmimet do të jenë ende të larta, duke e thelluar më tej krizën ekonomike.

Dhe nuk do të ketë shumë furnizim shtesë të LNG-së në një periudhë afatshkurtër. Impiantet e reja të lëngëzimit të gazit, që do të jenë pjesë e rrjetit gjatë viteve të ardhshme janë kryesisht me kapacitet të vogël, me përjashtim të impiantit rus LNG-2 në Arktik, që dotë fillojë zyrtarisht nga puna në vitet 2023-2024.

Por sanksionet e kanë bërë shumë të paqartë perspektivën e këtij projekti. Ndërkohë, impiantet në shkallë të gjerë si “North Field East” në Katar, “Golden Pass”, “Plaquemines” dhe “Corpus Christi Stage 3” në SHBA dhe “Canada LNG”, nuk pritet të jenë funksionale deri në vitin 2025 ose më vonë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga