Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

43 bashki, nga 61 që janë në total, kishin shtesë natyrore negative në vitin 2023, pasi në secilën prej tyre kishin vdekur më shumë persona sesa kishin lindur, raportoi INSTAT.
Numri i bashkive në këtë grup është zgjeruar më tej në vitin 2024 për shkak të rënies së lindjeve në shkallë kombëtare, por ende nuk ka të dhëna të detajuara.
Më së shumti bashkitë në Jug të vendit kanë shtesë natyrore negative për shkak së plakja e popullsisë po prodhon më shumë mortalitet.
Sipas të dhënave të INSTAT, Korça shënon rënien më të thellë, me -394 banorë, ndjekur nga Vlora -182, Shkodra -152 dhe Kuçova -146. Arsyet lidhen me plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë dhe uljen e lindshmërisë, veçanërisht në qendrat urbane të jugut dhe veriut të vendit që dikur kishin baza të forta të industrisë.
Rënie të vazhdueshme regjistruan edhe bashkitë si Fieri -128, Lushnja -124, Maliqi -101, Pogradeci -85 dhe e Gjirokastra -74, që dikur ishin zona me dendësi popullsie.
Në anën tjetër disa bashki të vogla si Klosi (+4), Divjaka (+9), Saranda (+22) apo Bulqiza (+47) treguan stabilitet ose rritje të lehtë, duke reflektuar ndikimin e turizmit dhe normave tradicionale.
Në anën tjetër, Tirana qëndron në krye me një shtesë natyrore pozitive prej 2,880 banorësh në vitin 2023, duke qenë e vetmja bashki me rritje të madhe demografike.
Kjo tregon përqendrimin e lindjeve dhe migrimin e brendshëm drejt kryeqytetit, që mbetet epiqendra e ekonomisë, arsimit dhe punësimit në vend.
Pas saj renditen Kamza me shtesë natyrore +640, Durrësi +386, Kruja +231 dhe Kukësi +221, që shënojnë rritje të moderuar edhe për shkak të ruajtjes së traditës për familje të mëdha.
Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri mbetet thellësisht negative në shumicën e territorit. Rritja e Tiranës dhe disa bashkive përreth saj po ndodh paralelisht me shpopullimin e pjesës tjetër të vendit, duke sinjalizuar një përqendrim gjithnjë e më të madh të burimeve njerëzore dhe ekonomike në pak qendra urbane.
Në 10 bashki në 7 prej tyre popullsia po tkurret për shkak të plakjes dhe lindshmërisë së ulët. Shkaku kryesor është emigracioni i të rinjve, që largon grup-moshat riprodhuese nga zonat rurale dhe qytetet e vogla.
Nga ana tjetër plakja e popullsisë rrit numrin e vdekjeve dhe ul lindjet. Kushtet ekonomike dhe mungesa e shërbimeve, që nxisin çiftet të kenë më pak fëmijë ose të zhvendosen drejt Tiranës e disa qyteteve të mëdha.
Në afat të gjatë, ky proces sjell pasoja serioze, si mbylljen e shkollave, mungesë të fuqisë punëtore, rënie të konsumit lokal dhe vështirësi për të ofruar shërbime publike./Monitor.al
Mësohen të detaje të reja lidhur me gjendjen shëndetësore ...
Këtë të diel, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë S...
Komiteti Drejtuesi i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ka ...
Kanë kaluar 63 ditë nga mashtrimi publik i Erion Veliajt d...
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin “Maminas – Gji...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është kapur n...
Shërbesa e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore e të Dielës s...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Ditën e sotme në kryeqytet zhvillohet “Maratona e Tiranës ...
Dhoma e Avokatisë ka reaguar në lidhje me arrestimin e avo...
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 33 pjesë...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka referua...
Jo vetëm që nuk kanë arritur asnjë marrëveshje, por 16 min...
Avokati Saimir Vishaj pak ditë më parë shpalli kandida...
Gazetari Elvi Fundo ka publikuar dy dokumente që u për...
Sot bëhen plot 62 ditë nga mashtrimi publik i Erion Veliaj...
Prej 10 ditësh minatorët në minierën e bakrit në Spaç vijo...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka de...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar p...
Në Tiranë do të zhvillohet edicioni i 9-të i Maratonës së ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...