Protesta e Lapajt/ Shoqërohen 4 aktivistë
Sot lëvizja Shqipëria Bëhet me në krye Adriatik Lapajn ka ...

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediat, ka folur për miratimin e buxhetit 2026 të Bashkisë së Tiranës.
Sipas Telitit, ky akt nga mazhoranca ishte në shkelje flagrante të parimeve themelore të qeverisjes dhe demokracisë vendore.
Ai theksoi se në kundërshtim të hapur me rregulloren, mazhoranca përjashtoi propozimet e opozitës dhe shpërfilli interesin publik.
Teliti tha se mazhoranca u tha jo qytetarëve duke refuzuar t’i fusë në votim 29 amendamentet e opozitës.
Deklarata e plotë e Dorian Telitit:
Miratimi i projektbuxhetit 2026 të Bashkisë Tiranë nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak ishte një akt i pastër arrogance dhe një shkelje flagrante e parimeve themelore të qeverisjes dhe demokracisë vendore. Gjatë seancës së votimit, në kundërshtim të hapur me rregulloren, mazhoranca përjashtoi propozimet e opozitës dhe shpërfilli interesin publik.
Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike kishte depozituar paraprakisht 29 amendamente, të hartuara mbi bazën e shqetësimeve reale të qytetarëve, të të rinjve, familjeve, shtresave në nevojë dhe sipërmarrjes së kryeqytetit. Këto amendamente synonin korrigjimin e një projektbuxheti klientelist, të padrejtë dhe të shkëputur nga realiteti social e ekonomik i Tiranës.
Mazhoranca u tha JO qytetarëve
Duke refuzuar t’i fusë në votim 29 amendamentet tona, mazhoranca socialiste tha JO për:
• Uljen me 30% të taksës së pronës
• Përgjysmimin e tarifës së pastrimit për familjet dhe bizneset
• Përgjysmimin e tarifave të parkimit
• Uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja, masë që do të ulte çmimin e banesave për çiftet e reja.
Mazhoranca u tha JO:
• Çerdheve dhe kopshteve falas
• Subvencionimit të ushqimit për nxënësit
• Kompensimit të çmimit të rritur të ujit, derisa Tirana të ketë furnizim 24 orë
• Subvencioneve direkte për fermerët e Tiranës.
Amendamentet tona parashikonin investime të domosdoshme në arsim, siguri dhe të ardhmen e të rinjve, duke përfshirë ndërtimin e institucioneve të reja arsimore, rritjen e sigurisë pranë tyre dhe krijimin e kapaciteteve publike për strehimin studentor. Refuzimi i këtyre investimeve tregon se për mazhorancën prioritet nuk është e ardhmja e qytetit, por mbajtja e pushtetit me çdo kusht.
Mazhoranca i tha PO abuzimit me fondet
Amendamentet tona synonin:
• Ndalimin e pagesave për shërbime që nuk ekzistojnë, duke filluar nga inceneratori inekzistent
• Uljen e shpenzimeve operative dhe administrative
• Eliminimin e fondeve për marketing dhe evente propagandistike
• Alokimin e këtyre fondeve drejt shërbimeve sociale, qendrave komunitare dhe mbështetjes për të moshuarit
Të gjitha këto u rrëzuan pa asnjë argument.
Të dashur qytetarë,
Buxheti prej mbi 400 milionë eurosh për vitin 2026, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës dhe i kundërshtuar fort nga opozita, nuk u jep zgjidhje asnjërës prej sfidave të vërteta të kryeqytetit. Është një buxhet për propagandë dhe klientelë; një buxhet që mban gjallë modelin e qeverisjes pa transparencë dhe pa llogaridhënie; një buxhet që rëndon qytetarët dhe bizneset.
Ky akt është një arsye më shumë për të reaguar ndaj arrogancës, përjashtimit social, vjedhjes dhe shpërdorimit të parasë publike.
Ditën e hënë, ora 18:00, ju ftojmë të gjithëve të mblidhemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të mbrojtur interesin publik dhe për të kërkuar një qeverisje që punon për njerëzit – jo për pushtetin dhe orekset e tij./ CNA
Sot lëvizja Shqipëria Bëhet me në krye Adriatik Lapajn ka ...
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka publikuar pamje ng...
Biznesmeni Nikollaq Neranxi ka zgjedhur një mënyrë ndryshe...
Gazetari Elton Qyno zbulon se agjentët e BKH-së kanë ushtr...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, në shkrimin e tij t...
CNA për dy ditë rresht ka publikuar një material ekskluziv...
Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë nisur protestën...
Problematikat me infrastrukturën rrugore në Fushë-Krujë vi...
Qeveria do të nxjerrë na ankand pasuritë e paluajtshme të ...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sh...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka dalë nga Prokurori...
Prokuroria e Posaçme ka thirrur kryebashkiakun e Shkodrës,...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas daljes së...
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Eigracionit Korçë njofton ...
Detaje të tjera vijojnë të dalin nga mbledhja e Këshillit ...
Sot para Kuvendit, teksa zhvillohej mbledhja e Këshillit t...
Nis zbatimi i projektit të instalimit të një sistemi sigur...
Partia Mundësia ka dalë në protestë para Kuvendit ku po zh...
Ndërsa në Kuvend është mbledhur Këshilli i Mandateve për s...
Mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...