Si Plarent Ndreca ia futi Veliajt/ Ja si mashtron në media
Këto dy ditë po spekulohet paturpësisht nga një “avokat” i...
Këto dy ditë po spekulohet paturpësisht nga një “avokat” i...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për financimin me 4 milionë euro të koncertit të Kanye West, duke u mbrojtur me propagandën për promovimin e Shqipërisë dhe zhvillimin ekonomik.
Sipas Ramës, fondi u miratua në minutën e fundit për të shmangur anulimin e koncertit, i cili pritet të ndiqet nga rreth 25 mijë vizitorë nga 80 shtete. Ai argumenton se eventi do të shërbejë për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe do të ketë ndikim të rëndësishëm në ekonomi.
Kryeministri deklaroi se qeveria parashikon të ardhura prej të paktën 100 milionë eurosh nga organizimi i koncertit, duke përmendur si tregues rritjen e rezervimeve në platformat e akomodimit për fundjavën e eventit. Ai e krahasoi ndikimin ekonomik të pritshëm me finalen e UEFA Conference League, e cila, sipas tij, gjeneroi rreth 160 milionë euro të ardhura për ekonominë shqiptare.
Rama hodhi poshtë akuzat se fondet e përdorura për koncertin cenojnë financimin e sektorit të shëndetësisë apo të kategorive në nevojë.
“4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West;
për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës; për të stimuluar ekonominë, e cila sa për një shembull, sipas UEFA-s, pati një hyrje prej 160 milionë eurosh nga Finalja e Conference League-s, ndërkohë që nga ky koncert - në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve - ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik për familjet, biznesin dhe arkën e bashkisë e të shtetit, nga rritja e konsumit, pa llogaritur këtu fare përfitimin e shtrirë në kohë.
Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, e duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e “koncertit privat”, siç e quajnë djallëzisht.
Por mjerë ky popull e mjerë çdo i sëmurë, po të mbeteshin në kthetrat e këtyre zabrahanëve digjitalë, të mbështetur me këtë rast nga duart e armiqve e dashakëqinjve të Shqipërisë, të cilët lëshojnë papushim helm në kanalet sociale përmes dhjetëra mijëra profilesh fallco, duke përfituar nga etja për pushtet dhe kokëboshësia e uzurpatorëve të protestës qytetare.
U kujtoj të tërëve se vetëm pak ditë më parë, ne nxorrëm 15 milionë Euro plus vetëm për ilaçet e të sëmurëve me kancer dhe 5 milionë për aparatura mjekësore; dyfishuam mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar dhe mbështetëm kujdestarët e tyre; dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta; dyfishuam financimin e Start Up-eve; dyfishuam garancinë sovrane për programin dyfisho biznesin tënd; financuam një paketë të tërë ekstra për zhvillimin urban e rural, mbrojtjen dhe të gjitha këto e të tjera akoma ishin në Aktin Normativ të fundqershorit, ku qershia mbi tortë ishte padyshim bonusi i pensionistëve.
Tani çfarë duan sorrat dhe korbat që e privatizuan djallëzisht protestën qytetare të flamingove, duke i detyruar të shtegtojnë larg bulevardit?
Shumë e thjeshtë:
Duan të ndalin dhe kthejnë mbrapa Shqipërinë! Me dhunën e arbitraritetit, të sharjeve, të shpifjeve, të akuzave dhe kërcënimeve për këdo që mendon ndryshe prej tyre! Ta harrojnë! Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht”, shkruan Rama./ CNA
Blogeri Olti Curri ka shënjestruar "katërshen fantastike" ...
Pas më shumë se një ore marshim në rrugët e kryeqytetit, q...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Ilda Zhulali në një dalje te...
Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, prote...
Qytetatërët në vend për të 38-n ditë me radhë protestojnë ...
Prej më shumë se një ore protestuesit po mbajnë fjalimet e...
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka replikuar në distanc...
Qytetarët kanë nisur fjalimet e tyre përpara Kryeministris...
Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” ...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë një n...
Ashtu si kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj i fshihet ...
Duke nisur nga ora 19:00, mbahet sot dita e 38 e protestës...
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka rënë në pranga një ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë sërish një reagim ditën...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest n...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) zhvilloi këtë...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjyq katër të pandehur ...
Kreu i ILD-së, Artur Metani, në Komisionin për Nismat Qyte...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, në Komisionin p...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier ka rrëqethur me ...
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe ka dërguar në G...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Një person është arrestuar, 7 janë proceduar dhe 4 të tjer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Më shumë para për ushtrinë, më pak për gjithçka tjetër dhe...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë sulmesh ajrore...
Duka i Sussex dhe gjashtë të tjerë kanë humbur çështjen e ...
Një gjykatë në Kinën lindore ka dënuar me vdekje një ish-z...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Mungesa e fuqisë punëtore vendase po shtyn gjithnjë e më s...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dh...
Së fundmi vendi mbylli një program pothuajse dhjetëvjeçar ...
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje të gjitha ...