web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

2023, viti i bujshëm i zhvillimeve në infrastrukturë

2 Janar 2024, 14:00, Aktualitet CNA

2023, viti i bujshëm i zhvillimeve në infrastrukturë

Punimet në disa prej akseve rrugore më të rëndësishme në Shqipëri edhe në vitin 2023 vijuan me shpejtësi.

Këtu vlen të përmendim se punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë po ecin me ritme të lartë dhe vetë CNA ka publikuar pamje nga punimet që janë kryer gjatë sezonit veror në këtë aks.

Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, gjatë një interviste të tijën për revistën “Monitor” më herët tregoi se ky projekt ka hasur shumë problematika të financimit për shkak të projektimit jo të saktë në vitin 2009, ku nuk ishin parashikuar vështirësitë gjeologjike.

Kreu i ARRSH-së përshkroi detajet e këtij aksi, duke bërë me dije se gjatësia totale është rreth 43.3 km, i ndarë në 3 lote prej të cilëve 2 janë mundësuar përmes financimit të Bankës Islamike për Zhvillim për Lotet 1 dhe 2 (km 2.9–km 33.8), dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Lotin 3 (km 33.8 – km 40.5) dhe Qeverisë Shqiptare për Lotin 0 (km 0.0 – km 2.9).

Falë këtij aksi shumë shpejt Korça dhe Tirana do të kenë një lidhje edhe më të shkurtër pas përfundimit të tunelit Tiranë-Elbasan dhe fillimit të investimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Berberi deklaroi se ky projekt lehtëson trafikun, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, si dhe shkurton kohën për transportin e mallrave nga Porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Ai zbulon se realizimi fizik i ndarë në seksione ka arritur në seksionin 1 (km 2.9 – km 18): 78%, seksionin 2 (km 18 – km 33.8): 76%, seksionin 3 janë realizuar: 37%.

Gjithashtu thekson se punimet në seksionin 1 dhe 2 pritet të përfundojnë në 31 dhjetor 2024 dhe punimet në seksionin 3 parashikohen të përfundojnë në 31 korrik të vitit 2025.

“Projekti Qukës – Qafë-Plloçë është pjesë e Korridorit VIII Pan-Evropian. Ky është një projekt që ka ndeshur në problematikën e financimit për shkak të projektimit jo të saktë në vitin 2009, ku nuk ishin parashikuar të gjitha problematikat dhe vështirësitë gjeologjike.

Gjatësia totale është rreth 43.3 km, i ndarë në 3 lote prej të cilëve 2 janë mundësuar përmes financimit të Bankës Islamike për Zhvillim për Lotet 1 dhe 2 (km 2.9–km 33.8), dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Lotin 3 (km 33.8 – km 40.5) dhe Qeverisë Shqiptare për Lotin 0 (km 0.0 – km 2.9).

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit VIII nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e Juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me qytetin e Korçës, pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe më tej.

Po ashtu, rruga lehtëson trafikun, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, si dhe shkurton kohën për transportin e mallrave nga Porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Me lidhjen e kontratave të reja, puna ka avancuar me ritme të shpejta, ndërkohë që seksione të veçanta nën trafikun lokal do të jenë të shfrytëzueshme edhe më parë. Tashmë realizimi fizik i ndarë në seksione ka arritur në:

Seksioni 1 (km 2.9 – km 18): 78%

Seksioni 2 (km 18 – km 33.8): 76%

Seksioni 3 janë realizuar: 37%.

Punimet në Seksionet 1 dhe 2 vlerësohet të përfundojnë brenda 31 dhjetorit 2024.

Punimet në Seksionin 3 janë parashikuar të përfundojnë deri më 31 korrik 2025.”, ka bërë me dije kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.

Punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë

2023, viti i bujshëm i zhvillimeve në infrastrukturë

Korridori VIII është vlerësuar si një projekt prioritar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Aktualisht po punohet për ndërtimin e aksit Elbasan – Qafë-Thanë, që shtrihet në një gjurmë tërësisht të re buzë lumit të Shkumbinit.

Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, ka deklaruar se ky aks do të shkurtojë distancat mes vendeve fqinje kufitare, do të sjellë rritje të ekonomisë dhe tregtisë, si dhe do të rrisë sigurinë rrugore.

Berberi zbuloi se për të gjithë gjatësinë e këtij aksi ka mbaruar dhe është miratuar projektideja. Gjatësia e aksit rrugor të paraqitur në projektide është 30.8 km.

“Faza I nis në dalje të qytetit të Elbasanit, në fshatin Labinot-Fushë dhe realizimi fizik i punimeve është në masën 42%.

Ecuria e punimeve është sipas grafikut të punimeve. Është hapur plotësisht traseja e rrugës. Janë realizuar rreth 81% e volumeve për mbushjen e trupit të rrugës përgjatë gjithë segmentit.

Ka përfunduar ndërtimi i veprave të artit në masën 95%. Vazhdojnë punimet për mbrojtjen lumore, të cilat kanë arritur masën 72% të realizimit fizik.

Faza II fillon në afërsi të fshatit Mirakë dhe ka gjatësi 3,860 km. Në projekt parashikohen edhe rrugët dytësore dhe lidhja e zonave përreth me aksin kryesor. Edhe në këtë lot ka nisur puna në kantier”, ka bërë me dije Berberi.

Për fazën III dhe IV pritet të hapet gara brenda muajit shtator.

Gjithashtu Berberi ka zbuluar se sa do të jetë kostoja e këtij projekti. Ai shprehet se faza I, me gjatësi 5.060 km, ka kosto 3 miliardë lekë, faza II me gjatësi 3.84 km, ka kosto 3 miliardë lekë dhe pjesën e mbetur, e cila do të ndahet në dy faza, me gjatësi totale 20.46 km dhe kosto 44.7 miliardë lekë, brenda muajit shtator do të hapet gara.

Sa i përket vlerës totale të të gjithë projektit, është e pamundur të përcaktohet pasi ka një ndryshim në projekt sa i përket lidhjes me pikën doganore për të cilën po bashkëpunohet me Maqedoninë e Veriut.

“Projekti për ndërtimin e aksit Elbasan – Qafë-Thanë ndahet në katër faza, ku janë parashikuar të ndërtohen vepra arti të vogla dhe të mëdha si: katër nënkalime, tri bypass-e, një urë automobilistike dhe një kryqëzim në nivel.

Projekti i ri, i cili plotëson të gjitha parametrat e një rruge me standarde dhe siguri të lartë, fillon në dalje të qytetit të Elbasanit, në Fshatin Labinot-Fushë, ndërsa përfundon në km 44 në afërsi të pikës doganore të Qafë-Thanës.

Faza I, me gjatësi 5.060 km, ka kosto 3 miliardë lekë dhe siç e shpjegova më lart është në ndërtim.

Faza II, me gjatësi 3.84 km, ka kosto 3 miliardë lekë dhe sapo ka filluar puna në kantier.

Për pjesën e mbetur, e cila do të ndahet në dy faza, me gjatësi totale 20.46 km dhe kosto 44.7 miliardë lekë, brenda muajit shtator do të hapet gara.

Për sa i përket vlerës totale të të gjithë projektit, sot është e pamundur ta themi pasi ka një ndryshim në projekt për sa i përket lidhjes me pikën doganore dhe për të cilën ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me palën e Maqedonisë së Veriut”, tha Berberi.

Rruga e Arbrit, Tuneli i Murrizit

2023, viti i bujshëm i zhvillimeve në infrastrukturë

Më në fund është bërë i mundur bashkimi i dy anëve të tunelit kryesor të Murrizit në Rrugën e Arbrit.

Autoritetet njoftonin se vonesat në këtë tunel vinin për shkak të gjeologjisë së tokës. Por, tashmë tuneli është hapur plotësisht, një lajm i mirë ky jo vetëm për banorët e zonës, por për të gjithë shqiptarët.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej afro 3.8 km, ai pritet të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në qarkullimin e automjeteve.

Ky tunel ka dy korsi lëvizjeje me 3.75 metra, si dhe trotuare me gjerësi 1.5 metra.

Punimet në Rrugën e Arbrit nisën në pranverën e vitit 2018 dhe parashikohet të hapet plotësisht për qarkullimin e mjeteve në fund të vitit 2024./ CNA





Lajmet e fundit nga