SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Një përdorues droge ka rrëfyer gjithë jetën e tij në podcast-in me gazetaren Anila Hoxha.
E kemi fjalën për Klajdin, një përdorues heroine për 20 vite me radhë, i cili ditën që u gjend pa para u rekrutua si shpërndarës për të siguruar të ardhura për dozën.
44-vjeçari ka rënë 3 herë në prangat e policisë dhe së fundmi është kthyer në një nga bashkëpuntorët e shumtë që policia po i angazhon si blerës të infiltruar për të frenuar fenomenin.
Ai ka rrëfyer si e ka nisur përdorimin e drogës, arrestimet dhe zonat ku aktualisht shpërndahen heroina dhe kokainë në Tiranë.
INTERVISTA:
Anila Hoxha: Klajdi, përshëndetje.
Klajdi: Përshëndetje.
Anila Hoxha: Sa vjeç je?
Klajdi: 44 vjeç.
Anila Hoxha: Vazhdon të përdorësh drogë?
Klajdi: Tani kam një periudhë që jam shkëputur, të shohim sa do ta mbaj.
Anila Hoxha: Klajdi, si e nise drogën?
Klajdi: E kam nisur me kokainën, jashtë shtetit faktikisht. Kam qenë 19-20 vjeç. Pastaj kur jam kthyer nga Italia, pas kokainës kam filluar edhe heroinën.
Anila Hoxha: Në Tiranë?
Klajdi: Po, në Tiranë. Po vete gati 20 vjet që jam përdorues i rregullt i heroinës dhe mbas shumë tentativash të mia te Spitali Ushtarak, te Toksikologjiku, jam shtruar disa herë, por që herë kam fituar, herë kam humbur, përderisa jam rikthyer prapë. Tani të shohim sa do të arrij ta mbaj. Herën e parë e kam përdorur heroinën, pa e ditur që çfarë lloj droge ishte. Thjesht ma kanë servirur shokët dhe e kam provuar. Të them të drejtën e kam përdorur për një muaj pa e kuptuar, pa e ditur se çfarë lloj droge pi. Me folie, me varakë. Mbasi e kam filluar.
Anila Hoxha: Dhe sa e blije?
Klajdi: Si fillim, më kanë qerasur shokët, pastaj kur kam ngecur në atë, normalisht që e kam blerë me lekë. Dhe kam bërë burg për atë. Arrin një moment që nuk e përballon dot rritjen e dozës, 4 gramë-5 gramë dita dhe fillon edhe ta trafikosh. Detyrimisht pastaj kalon në nivel tjetër.
Anila Hoxha: Sa burg ke bërë, Klajdi?
Klajdi: Kam bërë 4 vjet burg.
Anila Hoxha: Për shpërndarje?
Klajdi: Po, për shpërndarje. Duke qenë edhe përdorues, por më tepër d.m.th., detyrimisht shpërndarës u bëra, në atë kohë flas, sepse nuk e përballoja dot gjendjen ekonomike duke blerë 4-5 gramë dita, e rrita shumë dozën e konsumimit.
Anila Hoxha: Dhe sa kushton një dozë heroine?
Klajdi: 10 mijë lekë (të vjetër). Një dozë është 1/5, 1/6 e gramit. Shumë gjë e vogël. I vete 60-70 mijë lekë grami (të vjetër). Ta llogarisësh në gramë.
Anila Hoxha: Po kokaina?
Klajdi: Kokaina shkon te 100 mijë lekëshi (të vjetër). Një gram kokainë e ndan në 3 doza, 0.33. Disa e shesin 30 mijë lekë (të vjetër), disa 40 mijë lekë (të vjetër). Vete midis 100-120 mijë lekë grami.
Anila Hoxha: Ke qenë pjesë e rrjeteve të shpërndarjes së drogës apo…?
Klajdi: I kam bërë të gjitha në jetë.
Anila Hoxha: I nisim. Çfarë ke bërë?
Klajdi: Çfarë s'kam bërë?! Detyrimisht që unë, nga do t'i nxirrja, sepse unë nuk pija vetëm 5 doza.
Anila Hoxha: Për heroinë?
Klajdi: Po, për heroinë. Unë pija me hundë. Unë pija 4-5 gramë në ditë. Pastaj mund të pija edhe një gram kokainë.
Anila Hoxha: Cilat kanë qenë momentet e tua më të vështira gjatë përdorimit të heroinës?
Klajdi: Momentet e lënies… Momentet kur kam bërë burg që e kam lënë, që i kam kaluar ato sikletet.
Anila Hoxha: Në çfarë zonë të Tiranës shpërndahet heroinë?
Klajdi: Në të gjitha zonat.
Anila Hoxha: Që janë tipike?
Klajdi: Pak a shumë zona më e madhe, d.m.th. që kanë qenë gjithmonë problematike është kjo zona nga Shkolla e Bashkuar, Allias, Kinostudio. Ky pellgu këtu ka qenë gjithmonë problematik. Po kokaina?
Klajdi: Kokaina në të gjithë Tiranën. Po thashë gjithë Tiranën, d.m.th. duke filluar nga Astiri, Kombinat, Bllok, Tiranë të Re, në…. Unë kam parë, kam rastisur që pinë kokainë me bidon dhe ata që mbledhin kanaçe. Dhe ky është një absurd. Kjo është një çmenduri. Të pi një njeri që s'ka bukë, të hajë kokainë, është çmenduri. Dikur e pinin VIP-at, tani e pi çdokush./CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë tubimit të pasdites s...
Fituesi i Big Brother Vip 2 Luiz Ejlli duket se nuk i ...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku edhe pse nuk e përkra...
Leka Bungo, i cili prej disa kohësh është kryetari i K...
Ish-ministri Besnik Mustafaj ka komentuar protestën e opoz...
Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me skandalin në varre...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...
Skandal në Shkodër. Kryebashkiaku Benet Beci ka emëruar në...
Komisar Lekari është një personazh mediokër, i paaftë, që ...
Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza ka...
Ditën e sotme në Tiranë u organizua një aktivitet me r...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mes të Tiranës, pran...
Ministria e Mbrojtjes njofton se më 4 mars do të inagurohe...
Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja është ...
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU SH.A), shoqëria...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Karnavalet e Shkodrës kanë çelur siparin këtë të premte me...
Drejtuesi i PD në Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar pa...
Në moshën 80-vjeçare pasi po e kalon dhe atë, të flasë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...