Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 7 trafikantët e klandestinëve, të cilët hapën zjarr ndaj policisë kufitare në Morinë në maj 2023.
SPAK ka dërguar për gjykim 5 sirianë dhe 2 algjerianë.
Nga hetimet ka rezultuar se 7 trafikantët e emigrantëve pjesë e 2 grupeve që vepronin në Shqipëri e Kosovë.
Njoftimi i Policisë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.202, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve:
Sultan Lakdar Grimash, lindur në Algjeri alias Sadak Gramach (i arrestuar në Kosovë), hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Ayoub Bahhoo, lindur dhe banues në Algjeri, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Muhammed Radawn alias Muhamed Radouw, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Muhamed Shehab, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Rabi Lqadi alias Rabia El-Kadi, me kombësi siriane, i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Muhammed Nasir, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Nagid Alabdalah alias Abu Gira, me kombësi dhe shtetasi siriane, i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Këta të pandehur, janë akuzuar dhe dërguar për gjykim për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, parashikuar nga nenet 79/b, 22 dhe 28/4, të Kodit Penal, e kryer tre herë, në dëm të punonjësve të policisë A. Lushaj, J. Qenanaj dhe G. Cara, “Vrasje e punonjëve të policisë”, e mbetur në tentative parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 të Kodit Penal, e kryer dy herë, në dëm të punonjësve të policisë G. Progni dhe A. Shehu, “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, parashikuar nga neni 76, 22 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të shtetasit B. Duraku, “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 dhe 22, të Kodit Penal, e kryer në dëm të shtetasit I. Rexha, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm për qëllime përfitime“, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, parashikuar nga neni 298/2 dhe 28/4, të Kodit Penal, “Trafikimi i armëve dhe i municioneve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, parashikuar nga nenet 278/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë, parashikuar nga neni 297 dhe 28/4, të Kodit Penal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a/1 dhe 334/1/2, të Kodit Penal.
Hetimet e këtij procedimi janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në përfundim të tyre është provuar se gjatë vitit 2023, në kufirin e gjelbër Morinë (Shqipëri)-Prizren (Kosovë) kanë kryer aktivitetin kriminal të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dy grupe kriminale. Hetimi ka evidentuar se kemi të bëjmë me grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me shkallë të lartë organizimi, i strukturuar me role dhe ndarje të punëve.
Grupi i parë, përbëhet nga të pandehurit Muhamed Shehab, Muhammed Nasir, Nagid Alabdalah në drejtimin e të pandehurit Muhamed Shehab, dhe personave të tjerë të paidentifikuar, dhe grupi i dytë, përbëhet nga të pandehurit Sultan Grimash, Muhammed Radawn , Ayoub Bahhoo, e Rabi Lqadi, e persona të tjerë të paidentifikuar, si pjesëtarë të grupit në drejtimin e të pandehurit Sultan Grimash.
Të pandehurit Sultan Grimash, Rabi Ladqi, Muhamed Radawn, Muhamed Shehab, rezultojnë të kenë jetuar në Shqipëri të paktën duke filluar nga viti 2019, të cilët janë kapur disa herë me emigrantë të tjerë në territorin Shqiptar, duke u hequr edhe ata si emigrantë, dhe duke mos u bërë e mundur identifikimi i tyre si organizues, apo sigurues të transportit të tyre, ku gjatë intervistimeve, kanë dhënë gjeneralitete të rreme. Ata janë dërguar në kampe, ku janë larguar nga aty, duke patur edhe urdhra largimi nga territori Shqiptar.
Të pandehurit, të paktën përgjatë vitit 2023, kanë jetuar mes Morinës dhe Kosovës, duke hyrë dhe dalë në mënyrë të paligjshme nga kufiri në mënyrë të vazhdueshme. Kanë mbajtur dhe përdorur armë luftarake, kanë bashkëpunuar me persona me shtetësi shqiptare, kosovare dhe persona të tjerë të huaj duke organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm në disa raste përgjatë këtij viti.
Këta dy grupe, organizojnë punët brenda grupimeve të tyre, për emigrantët të cilët hyjnë në territorin Shqiptar nga Greqia apo Maqedonia e Veriut. Ata i‘u sigurojnë transportimin përgjatë territorit Shqiptar, gjejnë shoferët dhe bëjnë të mundur kalimin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet malit në Morinë në drejtim të Kosovës, për në Serbi dhe me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian. Udhëtimi i emigrantëve më pas, përtej Serbisë e tutje, organizohet nga grupet e tjera, sipas orientimeve të personave që qëndrojnë në krye të grupit të madh kriminal.
Këta dy grupe kriminale bashkëpunojnë, edhe me grupe që veprojnë në shtete të tjera, duke filluar që nga vendi i origjinës, e duke vijuar më tej edhe në Greqi, Turqi, Kosovë, Serbi, Gjermani. Grupet kriminale janë të organizuara më së miri dhe me ndarje të qarta rolesh e detyrash, duke filluar që nga gjetja e emigrantëve, transportimi i tyre nga shteti i origjinës në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, duke bërë kalimin e tyre të paligjshëm nëpërmjet Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, dhe më pas në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Grupet kriminale kanë ngritur një infrastrukturë në secilin prej shteteve ku kalojnë shtetasit e huaj, dhe që shërbejnë si hallka të zinxhirit, të veprimtarisë së këtij aktiviteti kriminal.
Në ushtrimin e aktivitetit të tyre kriminal pjesëtarët e grupit shfaqen të dhunshëm, duke kulmuar kjo me ngjarjen e datës 25.05.2023, ku në fshatin “Morinë”, Kukës, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj punonjësve të policisë të strukturave vendore Kukës, të cilët kanë qenë në kryerje e sipër të detyrës së tyre, që lidhej me monitorimin e zonës për kapjen e personave të armatosur, duke rrezikur rëndë jetën e tyre dhe të banorëve.
Hetimi po vazhdon në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./CNA
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mes të Tiranës, pran...
Ministria e Mbrojtjes njofton se më 4 mars do të inagurohe...
Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja është ...
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU SH.A), shoqëria...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Karnavalet e Shkodrës kanë çelur siparin këtë të premte me...
Drejtuesi i PD në Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar pa...
Në moshën 80-vjeçare pasi po e kalon dhe atë, të flasë...
Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar ndryshim...
Pritja në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë shëno...
Gjykata e Apelit Lezhë ka rrëzuar pezullimin e 11 punonjës...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar falangat e ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi analizën...
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetime pas dyshimeve për...
Nga viti i ardhshëm shkollor, Ministria e Arsimit dhe Spor...
Që nga emërimi në krye të RTSH-së, Alfred Peza ka krye...
Lumi Shushica në fshatin Kuç të Vlorës do të devijohet me ...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje kanë rënë...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Deputeti Agron Shehaj ka shpërthyer ndaj ministrit të Ramë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...