“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Pronat e shqiptarëve po gllabërohen nga shoqëritë mikrofinanciare. Fenomeni i rëndë është denoncuar nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, e cila ka vënë në dispozicion të SPAK-ut mbi 15 000 dokumente dhe akte, ku tregohen me detaje ankandet fiktive të zhvilluara me pronat e shqiptarëve.
Nga institucioni që drejtohet nga Tedi Malaveci, sqarohet se në SPAK do të depozitohen edhe dokumente të tjera për këtë veprimtari kriminale.
"Materiali kallëzues drejtuar SPAK-ut shoqërohet me një dokumentacion provues me rreth 15 000 dokumente dhe akte që po vijon të plotësohet me akte të tjera për organin e akuzës speciale, për çdo ditë, që pranë Dhomës, adresohen dhe administrohen prova dhe fakte të reja, referuar një prej veprimtarive kriminale më të rënda të ndodhura vitet e fundit, filluar në vitin 2016, që nëse nuk ndalet Sot, do të përhapet me shpejtësi gangrenizimi të pashërueshme në gjithë shoqërinë shqiptare. Pasojat e kësaj veprimtarie kriminale llogariten paraprakisht se kanë arritur të afektojnë një pjesë të mirë të popullatës në të gjithë vendin", thuhet në komunikatën e këtij institucioni.
Sipas Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, në qindra denoncime të adresuara pranë këtij institucioni flasin qartë për zhvillimin e një veprimtarie të mirëfilltë dhe të mirorganizuar kriminale, në përfitim të disa institucioneve financiare jo banka, “Micro Credit Albania” dhe “Final”.
Ky institucion denoncon se në 31 bashki të vendit, janë zhvilluar mbi një mijë ankande fiktive ku qytetarët nuk e dinë ende nëse u janë marrë apo grabitur pronat nga “Micro Credit Albania” ose “Final”, me metodën "online" pranë drejtorive vendore të Kadastrës.
Ndërkohë, nga komunikimet me bashkitë në gjithë territorin përllogaritet që janë shpallur mbi 4 000 ankande fiktive pronash dhe pasurish të paluajtshme.
"Nga një sondazh paraprak, vlerësohet se viktima të ankandeve fiktive janë shumë individë që nuk jetojnë apo banojnë në Shqipëri. Të dhënat e depozituara pranë SPAK-ut janë të plota, për çdo individ, shtetas që ka rënë pre e këtij grupi të strukturuar kriminal; të dhëna dhe fakte shkresore që tregojnë për mijëra ankandet për shitjen e mijëra pasurive të paluajtshme të qytetarëve shqiptarë, të gjitha me vlera qesharake, me vetëm synim – qëllimin final - atë të kalimit të pronave nga apartamente deri troje, në pronësi të këtij grupi të strukturuar kriminal", thuhet më tej në komunikatë.
Kallëzimi në SPAK, nga ky institucion është depozituar më 20 nëntor ndaj 13 personave për ankandet fiktive, ku përfshihen përmbarues, ish-përmbarues, vlerësues të pasurive të paluajtshme, përfaqësues ligjorë dhe ortakë të institucioneve financiare jo banka, si dhe persona të lidhur me ta.
Të 13 personat akuzohen për shpërdorim detyre, mashtrimi, pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dhe përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore.
"Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka ndërmarrë më datë 20.11.2023 veprime konkrete duke depozituar në SPAK kallëzim penal për një Grup të Strukturuar Kriminal që në bashkëpunim ka konsumuar në vazhdimësi veprat penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorim detyre”, “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”. Personat e përfshirë në Grupin e Strukturuar Kriminal e të kallëzuar nga Dhoma janë 13 individë/shtetas, ku përfshihen përmbarues, ish-përmbarues, vlerësues të pasurive të paluajtshme, përfaqësues ligjorë dhe ortakë të institucioneve financiare jobanka, si dhe persona të lidhur me ta", thuhet në njoftimin e DhomëS Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë bën me dije se po ndjek çështjen nga afër dhe do të bashkëpunojë çdo ditë me organin e akuzës speciale për të stopuar njëherë dhe përgjithmonë këtë fenomen.
"Kjo veprimtari kriminale prej vitesh ka atrofizuar jetesën e mijëra familjeve shqiptare, kjo nën trysninë e pashpirt të Shërbimit të Përmbarimit Mikrofinanciar dhe që prej 10 muajsh të këtij viti, po gllabëron pa asnjë skrupull moral e ligjor pronat dhe pasuritë e paluajtshme të familjeve shqiptare", thuhet në komunikatë.
Ky institucion u bën thirrje mediave dhe gjithë publikut të gjerë të "shohin faktet që po i sjellim me aktet bashkëngjitur dhe të njoftojnë njëri-tjetrin, të gjithë individët dhe familjet e prekura nga ky grup i strukturuar kriminal, që aktualisht prezantojnë vetëm 1305 raste të ankandeve fiktive të shpallura për shitje pronash, por që janë shumë më tepër dhe që mund të kenë përfunduar me grabitjen e tyre".
Më tej, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë u kërkon qytetarëve të verifikojnë sa më shpejt, pranë administratës së bashkive dhe gjykatave ku kanë pronat, nëse pasuritë e tyre të paluajtshme janë përfshirë në ankandet fiktive deri ditën e këtij njoftimi.
"Dhoma Kombëtare inkurajon të gjithë shtetasit që mund të dyshojnë për gëzimin qetësisht të pronave të tyre, të verifikojnë pa humbur kohë këtë listë që po e sjellim sot pranë zyrave kadastrale të qyteteve përkatëse dhe të kontrollojnë statusin e pronës së tyre. U bëjmë thirrje qytetarëve të verifikojnë sa më shpejt, pranë administratës së bashkive dhe gjykatave ku kanë pronat, nëse pasuritë e tyre të paluajtshme janë përfshirë në ankandet fiktive deri ditën e këtij njoftimi. U bëjmë thirrje të gjithë të mashtruarve që kanë riblerë me “dhurim” pronat e tyre nga pronarët e rinj mikrofinanciarë të mos kenë frikë dhe të tregojnë të vërtetën e tyre në SPAK, pranë Dhomës, në media, kudo. Askush nuk mund t’i shantazhojë më! Dhoma Kombëtare është e gatshme të mirëpresë, të ndihmojë dhe orientojë këdo nga mijëra shtetasit që kanë rënë pre apo pa dijeninë e tyre kanë mbetur peng të kësaj skeme kriminale, që për pak nëse nuk denoncohej fort, mund të kthehej në një dramë shoqërore, kombëtare", përfundon komunikata.
Disa ditë më parë, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ngriti shqetësimin për fenomenin e "ankandeve fiktive" që është përhapur ndjeshëm dhe muajt e fundit ka një rritje të madhe.
Ky institucion thekson se gjykatat dhe bashkitë në të gjithë vendin janë dëshmitare të shpalljes fiktive të dhjetëra qindra ankandeve fiktive për shitjen e pasurive të paluajtshme të shqiptarëve./CNA
4 persona ranë në pranga, 6 të tjerë janë në kërkim dhe nj...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja e SPAK-ut për urdhër-ar...
Fillimi i ndërtimit të rrugës Thumanë-Vorë-Kashar, një...
Ambasada italiane ka reaguar në lidhje me situatën e tensi...
Gaztetari, Artan Hoxha ka treguar se si Ervin Mata u r...
Deputeti, Luan Baçi thotë se parlamenti është bllokuar...
Emri i këngëtares së njohur Elvana Gjata ka dalë në me...
Gazetari Bledian Koka ka folur për tensionet në Kuvend...
Ministria e Arsimit ka kërkuar hetim administrativ dhe...
Deputeti, Agron Gjekmarkaj ka folur lidhur me zhvillim...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dënuar ashpër gjuhën dhe ...
Këtë të mërkurë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve u mbaj...
Ervin Hoxha u lirua nga detyra si Drejtori i Përgjithshëm ...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve u përball të mërkurën ...
Gjatë banorë të një pallati si dhe 2 punonjës të OSHEE...
Kryeministri dhe përfaqësuesit e Komunitetit Arbëresh ...
Pasditen e sotme në samitin e Diasporës është firmosur mar...
Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar shqiponjën e artë trajn...
Shqiponja e artë një krijim i Ramës ju dha në Samitin...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...