Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

ALO 116-111: 1 QERSHORI E GJEN SHQIPËRINË ME MË SHUMË RASTE TË FËMIJËVE TË SHFRYTËZUAR PËR ARSYE PËRFITIMI, SI DHE ME NJË MJEDIS VIRTUAL TOTALISHT TË PAMBROJTUR!
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë ALO 116-111, përmes të dhënave që mbidhen pranë këtij shërbimi kombëtar për fëmijët, sjell një panoramë të plotë të problematikave të referuara për zgjidhje nga vetë fëmijët dhe adoleshentët.
Të dhënat e raportit 14 vjeçar të ALO 116-111 dhe trendi i vazhdueshëm i shqetësimeve në rritje të fëmijëve, të rinjve dhe familjeve si rrjedhim, janë një burim i rëndësishëm për të gjithë aktorët, me qëllim marrjen e masave dhe studimin më të thelluar të fenomeve që mund të ekspozojnë fëmijët në veçanti dhe shoqërinë në tërësi në një të ardhme jo të largët.
ALO 116-111 është i vetmi shërbim në rajon që ofron pritje, referim dhe trajtim të telefonatave të fëmijëve me protokolle të standardizuara dhe njëkohësisht është vlerësuar dhe nga Linja Ndërkombëtare e Fëmijëve (CHI) si një ndër linjat më cilësore në rajon në ofrimin e shërbimit dhe mbështetjes për fëmijët dhe të rinjtë.
REFERUAR TË DHËNAVE TË RAPORTIT “ZËRI I FËMIJËVE PËRMES ALO 116-111”:
848,743 fëmijë, adoleshentë, të rinj e të reja, prindër, të afërm dhe familjarë kanë telefonuar përgjatë 14 viteve të funksionimit të ALO 116-111 për të diskutuar dhe raportuar çështje të ndryshme të lidhura me fëmijët.
119,828 fëmijë, adoleshentë dhe të rinj, kanë marrë këshillim psiko-social për çështje nga më të ndryshme dhe qe janë referuar si shqetësim prej tyre.
Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, Vlora, Korça dhe Shkodra, janë qytetet me numrin me të lartë të rasteve dhe telefonatave të pritura, ku gjatë periudhës 2018-2023 Qarku i Tiranës ka pasur trefishim të rasteve dhe telefonatave të prituara nga shërbimi, krahasuar me Qarkun e Durrësit që renditet në vendin e dytë për nga numri i lartë i rasteve të referuara pranë ALO 116-111.
Vajzat raportojnë në përqindje më të lartë problematikat dhe shqetësimet e tyre pranë ALO 116-111 (54%), krahasuar me djemtë që përbëjnë rreth 46% të fëmijëve dhe të rinjve për periudhën 2009-2023.
Dy grupmoshat që kanë telefonuar dhe raportuar më shumë problematika pranë ALO 116-111 janë grupmosha 10-12 vjeç dhe 13-15 vjeç me 106,566 telefonues (numri më i lartë i korrespondon grupmoshës 13-15 vjec).
Përgjatë viteve 2009-2017, referuar rasteve të raportuara për vlerësim dhe referim në vendin e 1-rë me 33% renditen rastet e kategorisë së marrëdhënies mes fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve, e ndjekur në vendin e 2-të me 20% të rasteve të abuzimit dhe dhunës (në familje, komunitet, shkollë), si dhe në vendin e 3-të me 13% kategoria e rasteve mbi marrëdhëniet familjare.
Përgjatë viteve 2018-2023, rezulton një rritje galopante e rasteve të shfrytëzimit të fëmijëve për arsye përfitimi (jo në internet) ku nga 2% kjo shifër shkon në 41% të rasteve.
Mbi 1,538 fëmijë rezultojnë jashtë sistemit arsimor për periudhën 2021-2023. Këta fëmijë shfrytëzohen çdo ditë për arsye përfitimi në mbarë vendin!
Përgjatë viteve 2018-2023, rastet mbi sigurinë në internet, janë rritur ndjeshëm me 12% më tepër (14% total) krahasuar me 9 vitet e shkuara, ku shifra e kësaj kategorie ishte 2% e rasteve të vlerësimit dhe referimit.
Përgjatë viteve 2018-2023 janë sinjalizuar 41 raste të dhunës dhe abuzimit seksual ndaj fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve deri në moshën 18 vjeç.
Fëmijët raportojnë se, mjedisi më i pasigurtë ku edhe ka ndodhur dhuna, ngacmimi apo abuzimi seksual është familja me 41.4% të rasteve (17), e ndjekur në vendin e dytë nga komuniteti me 34% të rasteve (14) dhe institucionet arsimore me 24.3% të rasteve (10).
Tre kategoritë më shqetësuese të problematikave që kanë raportuar djemtë pranë ALO 116-111, janë varësia nga bixhozi, lëndët narkotike; problemet, abuzimet dhe dhuna në shkollë, si dhe siguria në internet dhe celular me mbi 2,570 raste vlerësimi dhe referimi.
Tre kategoritë më shqetësuese të problematikave që kanë raportuar vajzat, janë abuzimi, dhuna dhe bullizmi mes fëmijëve dhe adoleshentëve; shfrytëzimi për arsye përfitimi si dhe çështjet e marrëdhënieve familjare me mbi 5,589 raste vlerësimi dhe referimi.
Vajzat shfrytëzohen për arsye përfitimi pothuajse dyfish më shumë krahasuar me djemtë në mbarë vendin.
Rastet e shumta të ekspozimit të fëmijëve në veçanti dhe familjes në tërësi, rritja e tendencave vetëdëmtuese, mungesa e vlerësimit dhe marrjes në mbrojtje nga sistemi, ka rritur ndjeshëm vulnerabilitetin e fëmijëve dhe të rinjve në vend dhe është një kamabnë alarmi me afrimin e sezonit turistik në pritje.
Përsa më sipër ALO 116-111 bën thirrje dhe nxit Qeverinë, Kuvendin, të gjitha partitë politike parlamentare, organizatat e shoq?ris? civile, institucionet publike, arsimtarët, shërbim-ofruesit, donator?t etj, për të identifikuar mënyrat dhe burimet që nevojiten për të studiuar më thellë të dhënat dhe sinjalizimet sensitive dhe për t’i kthyer ato n? prioritete t? pun?s s? përbashkët! Shqipëria në veçanti dhe shoqëria në tërësi janë në një moment delikat në raport me fëmijët dhe nëse nuk i prioritizojmë ata sot, do jetë tepër vonë nesër.”/ CNA
Të pyetur nga Barometri për vlerësimin që kanë për punën e...
Takimi i kryeministri Edi Rama në Britaninë e Madhe ës...
Problemet kryesore të vendit, kanë qenë në fokus të Barome...
Kryeministrja Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë jav...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në tubimin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kryeministr...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se po përgatit...
Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm ka hequr...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka evidentuar skemë...
Dritan Nano dhe një prej autorëve, Dorian Alia do të dalin...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka ngri...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti, ka kome...
Megjithëse dimri i sivjetëm mban rekordin e reshjeve t...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmar...
Një tjetër padi është dorëzuar në SPAK ndaj kryebashkiakut...
Prindërit pensionistë të Redi Mollës, drejtorit të arrestu...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shkuar këtë të...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Kastriot...
Vijon të mbetet e njëjtë gjendja shëndetësore e avokat...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...