Nuk është vetëm Totti, këto janë legjendat e futbollit që do të jenë prezente sonte në "Air Albania"
Tirana do të presë finalen e madhe sonte të Ligës së Konfere...
Roma do të përballet me Fejnordin në finalen e madhe të Ligës së Konferencës që do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Një nga legjendat verdhekuqe, Françesko Toti, ka zgjedhur që të vijë dhe të shikojë këtë finale direkt nga Tirana. Në një intervistë për “Top Channel”, ish-kapiteni i Romës dha opinionin e tij për këtë finale dhe për kryeqytetin.
“Këtë finale e shikoj shumë të bukur. Kjo ndeshje është gjithmonë e bukur pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të thotë që diçka të mirë ke bërë. Le të themi që stadiumi i finales vendoset përpara skuadrave që arrijnë për ta luajtur atë ndeshje dhe çdo skuadër që arrin atje, tifozët e saj do ta donin të trefishuar kapacitetin e stadiumit. Megjithatë, mund të them se stadiumi është shumë i bukur, i vogël, por i bukur, të paktën si duket nga jashtë, por do të kem mundësinë ta shoh edhe nga brenda.
Në Tiranë kam qenë dhe disa herë të tjera, kalimthi, por jo si turist. Të gjithë e dinë që unë do të jem këtu për të parë ndeshjen, por kjo është diçka sekondare për nga rëndësia apo diçka që lidhet me imazhin e kësaj ndeshjeje, pasi sot njerëzit duhet të mendojnë për finalen dhe vetëm kaq. Këtu më ka ftuar federate dhe UEFA për të parë këtë ndeshje, por gjithsesi edhe Roma, sepse dihet lidhja.
Finalja është një ndeshje më vete, një ndeshje shumë e vështirë. Le të lutemi që ta fitojë Roma, por më mirë mos të themi gjë përpara, le të shohim se çdo të ndodhë. Ka kaluar shumë kohë që Roma nuk arrin dhe nuk fiton një finale europiane, për këtë mendoj se ka ardhur momenti i duhur për ta fituar këtë finale dhe për të çuar në Romë një trofe ndërkombëtar.
Kumbulla është një lojtar vërtet shumë i mirë. Sa herë është aktivizuar ai ka dhënë maksimumin, prandaj mund të them se është një lojtar shumë i rëndësishëm, një lojtar i domosdoshëm për ekipin dhe për këtë arsye, çdo skuadër në Itali do ta donte. Parashikimi për sot? Si tifoz i Romës, do të preferoja ta fitonte Roma, por është një finale dhe gjithçka mund të ndodhe”, ishin fjalët e Totit.
Tirana do të presë finalen e madhe sonte të Ligës së Konfere...
Sot në mbrëmje fusha e stadiumit “Air Albania” do të shkelet...
Tirana dhe Shqipëria do të mbajnë frymën sonte në orën 21:00...
Tirana do të presë nesër në orën 21:00 finalen e madhe të Co...
Shumë çartera me tifozë të Romës janë nisur sot për në Tiran...
Sot në orën 21:00 Roma luan përballë Fejnordit finalen e Con...
Tirana ka nisur të bëhet e rrezikshme gjithmonë e më tepër. ...
Qeveria britanike u ka dhënë fund dyshimeve për të ardhmen e...
Pas Zguros që ka mbyllur aventurën me Skënderbeun që prej di...
Fluks fluturimesh nga Roma drejt Rinasit. Nga ora 7 e mëngje...
Ismail Morina, tifozi i njohur shqiptar, i cili njihet me no...
19 policë kanë mbetur të plagosur nga huliganët e Romës dhe ...
Rreth 80 tifozë që kishin mbërritur në Tiranë për të parë nd...
Situata pak orë para finales së Conference League në rrugët ...
Një tjetër incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në ...
Një ditë para ndeshjes situata mes dy tifozerive të skuadrav...
Leonat Vitija, 22-vjeçari nga Kosova, ka qenë një pjesë e rë...
Tirana pret finalen e parë historike të Ligës së Konferencës...
Robin van Persi, rekordmeni i futbollit holandez, mendon se ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...