Gara në PD/ Mbyllet procesi i votimit, pritet të nisë numërimi
Është mbyllur procesi i votimit për kryetarin e ri të PD. Që...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur pa flitra në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit, teksa palët politike nuk kanë dorëzuar asnjë emër në Kuvend edhe pse është mbyllur afati i raundit të dytë.
Në një intervistë për CNA.al, kreu i PAA komentoi propozimin e Dashamir Shehit si një kandidat nga ana e tij dhe e Fatmir Mediut.
Duka tha se deri më tani për Shehin nuk rëndon asnjë provë korrupsioni, ndërsa e cilëson këtë të fundit si njeri të ndershëm, me personalitet, integritet njerëzor dhe profesional.
?Emri i Zotit Shehi është njëri prej atyre që ne kemi diskutuar. Përse ky emër? Ne jemi përpjekur të gjejmë emra apo figura publike dhe politike, që nuk plotësojnë thjeshtë kriteret kushtetuese, por që plotësojnë ca kritere të tjera që nuk janë të shkruara në asnjë ligj, dhe që janë kriteret njerëzore. Siç janë ndershmëria, personaliteti, integriteti njerëzor dhe profesional etj.
Tani unë mund të bëjë një kundër pyetje: Përse jo Z.Shehi? Ka një jetë në politikë, ka qenë në funksione të larta drejtuese, dhe unë dua ti pyes të tërë publikisht tani: Kush ka një provë korrupsioni që rëndon mbi këtë njeri? Problemi më i madh që ne kemi sot është pikërisht korrupsioni, janë politikanët e vjetër që janë majmur me paratë e taksave të qytetarëve dhe të rinjtë që ecin në gjurmët e tyre, dhe nxitojnë edhe ata të pasurohen si modelet e tyre politike.
A na duhet një njeri i ndershëm sot neve? Pa asnjë dyshim, madje mendoj se njeriu për të cilin kemi nevojë sot është pikërisht ai, njeriu i pakorruptuar dhe që të mbështesë drejtësinë të luftojë korrupsionin. Dhe unë nuk di njeri që të ketë dhënë prova më shumë se zoti Shehi që ka patur pushtet në dorë dhe nuk është përfshirë në korrupsion. Nëse nuk duam një njeri si model të antikorrupsionit, atëherë ja tek e keni Parlamentin, zgjasni dorën dhe kapni një, këtë doni, e bëjeni President, dhe pastaj akuzojeni dhe shajeni deri sa të vijë radha të zgjedhim tjetrin?, u shpreh ai për CNA.al.
Më tej, kreu i PAA-së deklaroi se kandidatura e Shehit mund të mos marrë mbështetjen e socialistëve, por theksoi se për të do të ishte një President model.
?Tani vota është e fshehtë dhe mbi të gjitha ajo nuk është një vullnet i lirë i deputetëve. Në parlament votohet mbi bazën e urdhërave, apo vendimeve politike, të marra në parti. Ne e dimë se një kandidat i yni mund të mos e marrë mbështetjen e mazhorancës socialiste, por ne duam që tu tregojmë atyre se ndërsa ?enden? duke kërkuar një kandidat model, ja ku është një model. Një President i denjë kundër korrupsionit. Një President që të mbështesë drejtësinë, dhe jo të endet dyerve të drejtësisë që të mbyllë dosjet e tij. Një President, që të mos caktojë se kë duhet të arrestojë drejtësia, por realisht një njeri i ndershëm deri në palcë dhe pa asnjë ngarkesë emicionale politike, për asnjërën palë?, vijoi Duka.
I pyetur për marrëveshjen e Enkelejd Alibeajt me Taulant Ballën, ai tha se nuk e shikon me ndonjë konspiracion. Kreu i PAA-së deklaroi për CNA.al se Alibeaj po i shfrytëzon këto negociata për tu promovuar në politikë, pasi pretendon se në fund PS do të zgjedhë Presidentin që do.
?Nuk shikoj ndonjë marrëveshje apo ndonjë konspiracion të madh këtu. Situata është më e thjeshtë nga sa duket. Z.Alibeaj është duke u përdorur në këtë histori si njeri anti-Berishë. Ata e konsiderojnë atë si kryetar të PD-së dhe ai po e shfrytëzon këtë moment për tu promovuar në politikë. A është kjo e drejtë apo e ndershme? Kjo ha diskutim tani, por në politikë s?ka asnjëherë, apo ka rrallë herë, ndershmëri. Në fund, PS do të zgjedhë Presidentin që do, ndërsa Alibeaj do të ketë konsoliduar grupin e tij parlamentar?, theksoi ai, ndërsa shprehu pesimizëm për arritjen e një dakordësie për zgjedhjen e emrit të Presidentit të ri.
Duka deklaroi se nuk shikon asnjë mundësi për konsensus mes opozitës dhe për më tepër mes mazhorancës.
?Unë nuk shikoj asnjë mundësi për konsensus, përderisa nuk ka konsensus mes vetë opozitës. Nuk ka një emër që të propozohet nga opozita si një e tërë. Grupi i Z.Alibeaj mund të japë votat për një kandidat të ofruar nga mazhoranca, por kjo nuk do të thotë se Presidenti është konsensual. Mund t?i japim ne aleatët votat tona, nëse Parlamentit do t?i ofrohet një kandidaturë dinjitoze, dhe këtu s?ka pse të kemi paragjykime. Ne duam një President të denjë për të qenë kryetar shteti, dhe nëse ai na ofrohet, ne mund ta mbështesim edhe pse jemi në opozitë. Por sërish ky nuk quhet konsensus. Mendoj se mundësia për konsensus është djegur?, nënvizoi kreu i PAA-së./ CNA.al
Është mbyllur procesi i votimit për kryetarin e ri të PD. Që...
Teksa palët politike kanë djegur dy raunde për zgjedhjen e P...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj ka ko...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur për...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e shikon me...
Pak orë para mbylljes së procesit të zgjedhjeve për kryetar ...
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimin e proc...
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të zhvillojë nesër ...
Teksa demokratët i janë drejtuar kutive të votimit për të zg...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha, ka dhën...
“Pacta sunt servanda”!Kështu e paskësh filluar tekstin e vet...
Asnjë kandidaturë nuk është depozituar në Kryesinë e Kuvendi...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit pritet të shk...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi, ka dalë kundër ...
Në një deklaratë për mediat nga Fieri, kreu i grupit parlame...
Ndërkohë që politika “zien”, nga njëra anë zgjedhjet për Pre...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i drejtoi...
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...