Asnjë kandidat në Kryesinë e Kuvendit/ Digjet raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit
Asnjë kandidaturë nuk është depozituar në Kryesinë e Kuvendi...
“Pacta sunt servanda”!
Kështu e paskësh filluar tekstin e vet zëdhënësi i Alibeajt sot!
Në shqip: “marrëveshjet duhet të mbahen”!
Ky fakt na bëri që të mundohemi të kuptojmë se çfarë nevoje kishte Alibeaj që t?i bënte një tekst në latinisht Agalliut, që ky pastaj ta hidhte në facebook?
Pse Alibeajt ju duk që një togfjalësh i gjetur në latinisht do magjepste më shumë sesa i njëjti togfjalësh në shqip?
E bëri këtë thjesht që grupi i tij të duken të lexuar dhe intelektualë të mëdhenj, apo është efekti i shezlonit buzë Jonit që i frymëzon latinishten?
Alibeaj për ditë me rradhë keqpërdori atë pjesë të grupit parlamentar të PD që i rri ende nga pas. Ju referoi të gjithëve si konkluzion negociate një tekst marrëveshje të pafirmosur nga askush dhe që ekzistonte vetëm në trurin e Alibeajt.
Në një negociatë të zhvilluar live, sipas kërkesës së Alibeajt, palët duhet ti referohen proces-verbaleve të zbardhura ose filmimit të negociatës.
Alibeaj zgjodhi që te vinte në rresht deputetët, duke lexuar tekstin e kompjuterit të shtëpisë, duke kërkuar që secili të propozonte kandidatë për president.
(Rrinte edhe serioz kur e bënte gjithë këtë!)
E degradoi procesin parlamentar, në nivelin e kandidaturave që kanë ditë që vetëshpallen ose përzgjidhen nga populli i facebook-ut. Pastaj bëri një listë po aq eksiqe sa procesi i shpikur prej tij dhe e nxorri në facebook-un e vet!
Por ç’ndodhi më pas?
Askush nuk kuptoi pse Alibeaj u tërhoq të nesërmen nga gjithshka. Edhe nga procesi qesharak edhe nga lista!
Asnjeri nuk e kuptoi se nga e kuptoi Alibeaj që PS kishte shkelur marrëveshjen?
Të paktën nga aq sa dihet, nuk ka asnjë propozim zyrtar nga Alibeaj për PS-në, as me shkresë, as me kamera live!
Nga e kuptoi Alibeaj që negociatat kishin dështuar?
Nga e kuptoi që Rama u tremb nga lista Alibeaj? Ajo që vumë re ne të tjerët, ishte që “kandidatët” vrapuan të largoheshin publikisht nga lista Alibej.
Ndërsa Rama publikisht nuk arriti as të fliste për listën sepse Akibeaj u tërhoq pa gdhirë.
Me kë komunikoi Alibeaj jo-live, që kuptoi çfarë nuk kish kuptuar gjatë negociatës live?
Pasi kuptuam që me sa duket nuk ka kuptuar se për çfarë është marrë vesh me Taulant Ballën, tani Alibeaj i paska hyrë latinishtes nga bregu i detit!
Ata që i rezistuan të dëgjojnë delirimin e Alibeajt në atë tryezën e negociata live, panë që Alibeaj iku i qartë për konkluzionin e negociatave!
Përplasi edhe dorën në tavolinë për ti vënë kapak diskutimit dhe iku i qartë.
Edhe te tjerët ishin të qartë, por të ndryshëm në atë që kuptuan nga ato që u thanë në atë tryezë nga Taulant Balla.
Tani na del që Enkelejdi nuk paska kuptuar fjalitë që ju thanë shqip!
Alibeaj iku vendosmërisht i qartë, por me sa kuptohet ajo që kupton Alibeaj është e ndryshme nga sa i thuhet apo nga sa kuptojnë gjithë të tjerët që dëgjojnë të njëjtat gjëra.
Të jetë për shkak të faktit se Alibeaj i do togfjalshat latinisht?
Shqipen e Taulantit e kuptuan të gjithë njësoj me përjashtim të Enkelejdit.
Me gjasë kushti për vazhdimin e negociatave, do jetë që ato të zhvillohen latinisht, ndaj Alibeaj paska hapur fjalorët!
E sigurtë që me latinishten do i trembi të gjithë, jo vetëm Ramen!/CNA.al
Marrëveshja Balla-Alibeaj/ Drejt dështimit edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit
Asnjë kandidat në Kryesinë e Kuvendit/ Digjet raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit
Alibeaj i përgjigjet Ballës/ Ke shkelur marrëveshjen
Foto-?Fshati digjet, Alibeaj krihet?/ ?Supermeni? i Bashës shijon bregdetin
Asnjë kandidaturë nuk është depozituar në Kryesinë e Kuvendi...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit pritet të shk...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi, ka dalë kundër ...
Në një deklaratë për mediat nga Fieri, kreu i grupit parlame...
Ndërkohë që politika “zien”, nga njëra anë zgjedhjet për Pre...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i drejtoi...
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp...
Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar me një mesazh...
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në një konferencë për medi...
Presidenti Ilir Meta ka prezantuar rezolutën e Parlamentin E...
Deputetja Albana Vokshi në një deklaratë për mediat ka thënë...
Deputetja e PD-së, njëkohësisht anëtare e Komisionit të Rith...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka ko...
Deputeti Luan Baçi ka informuar se si po shkon procesi i vot...
Lulzim Basha ka përkujtuar martirët e revoltës së Spaçit.Me ...
Rezoluta e Parlamentit Europian e miratuar më 19 maj eshte n...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me zgjedhjet për ...
Kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, në një deklaratë p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...