Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Nga megaoperacioni i zhvilluar sot nga SPAK-u në bashkëpunim me policinë e Shtetit në disa qytete të vendit, është bërë i mundur lëshimi i 32 urdhër-arresteve, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 18 të tilla, ku 9 prej tyre ndodhen aktualisht në qeli.
Mes të arrestuarve, është edhe Nuredin Dumani, i cili është bërë i penduari i drejtësisë, i arrestuar pak javë më parë në Fier, pas atentatit të dështuar ndaj tij. Në pranga ka rënë miku i tij Henrik Hoxha. Lista përbëhet nga të ?fortë? të tjerë në Elbasan, Laç e Tiranë.
Po kush janë 18 të arrestuarit dhe veprat penale të tyre:
Nuredin Dumani
Nuredin Dumani është një emër i njohur për publikun shqiptar dhe për drejtësinë.
Ai u arrestua nga uniformat blu më 29 mars të këtij viti, pasi shkroi që t?i bënte atentat Talo Çelës në fshatin Papër në Elbasan, por ai iu kundërpërgjigj duke e lënë të plagosur. Dumani u kap pak orë më vonë në Fier, ndërsa kishte marrë plagë në kurriz.
Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla, vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Allës, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t?i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, më 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.
Henrik Hoxhaj
Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ushtarët më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj u la në burg bashkë me Dumanin.
Ardian Uzuni
Ai akuzohej si bashkëpuntor i Dhimitër Zitos, 22-vjeçarit të arrestuar pasi akuzohej se ishte paguar për eliminimin e 37-vjeçarit Edmond Çakmashi. Porosinë thuhet se e ka porositur Alfred Qefalia.
Altin Ndoci
Emri i Altin Ndocit doli në pah gjatë vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Ai thuhet se kishte lidhje me dy vëllezërit, edhe për faktin se kanë qenë me origjinë nga Puka. Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018-ën në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier.
Skerdi Tasi
Tasi u arrestua disa muaj më parë nga Policia. Ai akuzohet si autori i dyshuar i atentatit të dështuar ndaj Lulzim Mashës, pronar i një shkolle private në Liqenin e Thatë.
Leonard Palushi
Palushi ka qenë me detyrë oficer policie. Ai ka qenë i ngarkuar prej vitesh në Elbasan, por pas serisë së vrasjeve atje, u emërua në Lezhë. Nuk dihet konkretisht se përse është i arrestuar dhe për çfarë akuzohet.
Fatos Gosa
Njihet si i forti i Peqinit. Nuk dihet konkretisht se përse është arrestuar.
Erion Alibej
Erion Alibej njihet si organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ky shtetas është organizatori dhe porositësi i vrasjeve të ndodhura më datë 20 dhe 29.07.2020 në qytetin e Elbasanit, në lagjen ?28 nëntori?. Erion Alibej në Itali njihej me emrin Andrea Alibej dhe ka qenë i arrestuar së bashkë me të vëllain për trafik droge, i cili u vra në një atentat. Endrit Alibej u vra te zona e Metalurgjikut në Elbasan dhe mendohet që Erion Alibej ka marrë hak për vëllain e tij dhe kundrejt pagesës ka vrarë Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn. Të dy vëllezërit Endrit dhe Erion, janë arrestuar më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar ?Cocash?. Në Itali, operacioni u zhvillua nga drejtoria e policisë në Asti, Itali, ku u shkatërruan dy grupe të trafikut të drogës.
Gentian Sharra
Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Servis ?Genti?, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin ?Hetimi Tatimor? është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale. Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servisit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.
Florenc Çekrezi
Florenc Çerkezi, ishte i vetmi që i shpëtoi atentatit të ndodhur në tetor, ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Collakut, në hyrje të Elbasanit. Mësohet se ai u ka shpëtuar plumbave duke u larguar me vrap, ndërsa miqtë e tij kanë mbetur të vrarë, ndërsa sapo kishin dalë. Ky i fundit ka dhënë detaje mbi atë çfarë ka ndodhur, sipas tij, të tre personat kanë qenë në ambientet e një lokali aty pranë duke treguar gjithë çfarë ka parë të ndodhë para syve të tij. Nuk dihet konkretisht se për çfarë akuzohet.
Elvis Koci
I njohur ndryshe si ?Elvis korçari?, ai dyshohet si i përfshirë në shkëmbimin e zjarrit që u shënua në Elbasan në 2020-ën. Gjatë përplasjes ai mbeti i plagosur. Koçi, njihet si pjesë e një prej bandave që operon në Elbasan.
Ilirjan Feçi
Feçi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Konkretisht më 14 janar të këtij viti, në Fushë-Krujë, shtetasit Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V kanë tentuar të vrasin një efektiv policie gjatë një ndjekjeje si nëpër filma.
Ndërkohë që më datë 17.08.2021, në Fushë-Kuqe, autorët e dyshuar, shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi kundrejt pagesës 20.000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laçi, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka nga Kruja.
Agron Qafa
Emri i Qafës u bë publik në 2019. Ai u arrestua asokohe nën akuzën e krimeve ndaj personit.
Besjan Xhixha
Besjan Xhixha, akuzohej për përfshirjen në vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën e sigurisë ?arrest në burg? për Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, prillin e vitit të kaluar në Durrës. Besjan Xhixha, u arrestua nga Policia në 2020-ën në lidhje me këtë ngjarje.
SPAK-u ra në gjurmët e tyre, pas dëshmisë së të penduarit Klevis Alla. Ai u tha prokurorëve se ata ishin porositur nga Talo Çela për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia. Për disa ditë me radhë, ata kishin vëzhguar lëvizjet e vëllezërve dhe planifikuar krimin. Por, pak ditë para se të kryenin vrasjen, ata janë tërhequr, pasi Enver Diva është infektuar me COVID-19 dhe për këtë shkak ishte karantinuar. Sipas të penduarit, për këtë fakt Xhixha e Diva kishin debatuar ashpër me Nuredin Dumanin. Në këtë situatë, sipas deklarimeve të Kevis Allës, ekzekutimi i vëllezërve është kryer nga të akuzuarit e tjerë dhe se shënjestër ishte vetëm Besmir Haxhia.
Ndërsa për Artan Plakën, Petrit Qolin dhe Agron Qolin nuk ka të dhëna./CNA.al
Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për vrasjen e k...
Është zbardhur dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin ...
Gazetari Eni Ferhati thotë se me shumë gjasa ka qenë Nuredin...
Emri i Ardian Uzunit është një ndër emrat për të cilët është...
Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë u regjistrua në Rrugë...
Klodiana Lala ka bërë një paralajmërim mbrëmjen e sotme, tek...
Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ka zba...
Rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, Krujë, në banesën e sh...
Makina inteligjente është vendosur për disa orë ditën e djes...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar se përse operacioni i zhvill...
Kati i tretë i një godine në Fier është përfshirë ditën e so...
Një biznes në Sarandë është grabitur, gjatë natës së kaluar....
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku s...
Është zbardhur dosja hetimore e prokurorisë pas firmosjes së...
Një tjetër dëshmi e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Duma...
Nga operacioni i sotëm, SPAK-u lëshoi 18 urdhër-arreste, mes...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e s...
Gjykata e Apelit në Greqi ka refuzuar kërkesën për lehtësim ...
Të tjera detaje vijonë të dalin në dritë në lidhje me dosjen...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...