Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Në një kërkesë të përbashkët drejtuar komisionit buxhetor të Bundestagut, kërkohet që ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder, t’i shkurtohen ndjeshëm të drejtat e posaçme si ish-kancelar.
Në Partinë Socialdemokrate, SPD, ka ende anëtarë që i janë mirënjohës Gerhard Schröderit. Për shembull “Jo”-ja e tij për luftën në Irak pati shumë përkrahës. Ende flitet në këtë parti, se drejtuesja e atëhershme e grupit parlamentar të CDU/CSU, Angela Merkel do t’i kishte dërguar ushtarët gjermanë në luftë. Por pas këmbënguljes së Schröderit për mosdorëzimin e mandateve që ka në koncernet ruse, edhe SPD-së i humbi durimi. Partnerët e koalicionit, SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët (FDP) së bashku duan tani t’ia heqin privilegjet ish-kancelarit.
Gerhard Schöder, tifoz i futbollit duke parë një ndeshje në stadium
Në këtë kërkesë thuhet, se zyra që ka në dispozicion ish-kancelari në Bundestag do të mbyllet. Po ashtu i kërkohet qeverisë që të verifikojë që privilegjet e tjera të rrjedhin nga detyrimet që vazhdojnë pas postit, dhe jo të jenë të lidhura me statusin. Me këtë vendosen kritere që vlejnë edhe për ish-kancelarët e tjerë dhe ata të ardhshëm. Kush punon në funksion të postit të tij të mëparshëm, si për shembull ka patronazhe apo mban fjalime e udhëtime diplomatike, mund të mbështetet në burimet që ofron Bundestagu, kush nuk e bën këtë në të ardhmen nuk do t’i gëzojë këto privilegje. Kontratat e vendeve të punës që janë rezervuar për ish-kancelarin në Bundestag do të vazhdohen deri më 19.maj 2022. Personeli i mbetur do të merret me përmbylljen e detyrave të zyrës dhe më pas do të kalojë në poste të tjera.
Schröderit i lejohet truproja
Ish-kancelarit gjerman me sa duket do t’i lejohet truproja. Kjo në rast të vlerësimit të gjendjes së sigurisë për ish-kancelarin sipas Zyrës Federale të Kriminalistikës. CDU dhe CSU kishin kërkuar që ish-kancelarit t’i hiqen edhe pagesat që rrjedhin pas mandatit. Sipas informacioneve të ARD-së, socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e kanë verifikuar këtë hap nga ana juridike dhe në fund nuk e futën në kërkese, sepse ka shumë gjasa, që kërkesa e Unionit CDU/CSU të mos përputhet me kushtetutën.
Schröder është kritikuar ashpër në Gjermani, sepse megjithë agresionin rus kundër Ukrainës, ai nuk hoqi dorë nga postet e tij në koncernet e rëndësishme ruse. Ai punon ende për koncernin shtetëror Rosneft dhe shoqërinë e gazsjellësit Nord Stream 2 AG. Në një intervistë të kontestuar për “New York Times” Schröder e vlerësoi luftën si gabim, por nuk u distancua nga miku i tij, presidenti Putin. Më pas kryetarja e SPD-së, Saskia Esken kërkoi që Schröder pas 60 vjetësh anëtarësi në SPD të dorëzojë dokumentin e anëtarësisë./DW
Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Na...
Një alarm për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishti...
Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpallin vendimin më 18...
Finlanda dhe Suedia zyrtarisht kanë aplikuar që të anëtarëso...
Shefi për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ngr...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po pengon përpjekjet e ...
Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, Bjellorusia k...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është e pamundur për ...
Ushtria e Ukrainës vazhdoi të martën përpjekjet për të evaku...
Drejtësia greke vendosi burg të përjetshëm për Babis Anagnos...
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi sot apli...
Rritja e shpejtë e çmimeve në pothuajse të gjitha fushat e j...
Për shkak të luftës në Ukrainë Komisioni i BE-së e ka ulur n...
Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sërish ka shpreh...
Politikania centriste, Elisabeth Borne, është emëruar kryemi...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ...
Të paktën dhjetë civilë janë vrarë nga granatimet ruse në nj...
Presidenti finlandez Sauli Niinistö ka zhvilluar një bisedë ...
Qeveria e Suedisë mori vendimin zyrtar të hënën për të paraq...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...