web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas Unazës mbi Lanë/ Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë

16 Maj 2022, 08:34, Kronika CNA

Autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur në  “Misto Mame”.

Autobusi është përplasur me një kazan mbeturinash, por nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar.

?Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombibatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.

Si pasojë  ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit?, njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga