web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I riu pi fotoksinë/ Dërgohet me urgjencë në spital

15 Maj 2022, 19:11, Kronika CNA

Një 33-vjeçar është dërguar me urgjencë drejt spitalit mbrëmjen e sotme.

Nga informacionet paraprake, blutë bëjnë me dije se i riu me iniciale Sh.Sh. dyshohet se ka pirë fotoksinë te Liqeni Artificial.

Ai është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga