LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia Bashkiake “thyen rekordin”/ Gjobiten 1 mijë shoferë brenda ditës në Tiranë

15 Maj 2022, 17:39, Aktualitet CNA

Në tremujorin e parë të këtij viti, Policia Bashkiake në Tiranë ka gjobitur në total 92000 automjete.

Këto shifra janë bërë publike nga ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se kjo normë është arritur me sukses.

Teksa i shtjellon më tej këto shifra, Murrizi ka bërë një përpjestim mes numrit të automjeteve në kryeqytet dhe policëve që punojnë në Bashkinë e Tiranës.

?Nga data 1 janar 2022 deri më 31 mars 2022, pra për tre muaj policia bashkiake e Tiranës ka vendosur 92000 gjoba për automjetet

Një ? normë? e realizuar me sukses që arrin shifrën  mbi 30000 gjoba në muaj ose mbi 1000 gjoba ne ditë.

Tirana ka gjithsej rreth 180000 makina nga rreth 500000 makina qe ka ne qarkullim e gjith Shqiperia.

Brenda 3 muajve te pare te ketij viti jane gjobitur gjysma e makinave te Tiranes ose rreth 20% e makinave te të gjithe Shqiperise.

Policia bashkiake e Tiranes ka te punesuar rreth 1000 policë bashkiak, dhe sipas llogarisë i bie qe brenda tre muajve secili te kete prere nga 90 gjoba ose nga 1 gjobe ne dite?, shkruan Murrizi.

Më tej, ish-deputeti shtron edhe disa pyetje për qytetarët.

?Nese gjendet nje vend tjeter ne bote me keto statistika gjobëvënëse ma thoni ju qe dini me shume dhe keni informacion ne çdo fushe.

Ne fund kam nje pyetje???

A jeni te ? kenaqur? me 1000 gjoba ne dite? Duhen me shume se kaq? Apo duhen shume me shune se kaq?

Se me pak nuk besoj qe do pranoni kurre se pastaj nga do t’i gjejë te ardhurat bashkia qe te paguajë nje armate te tere qe ka punesuar????, tha ai

Ish-deputeti thekson se sot, pushteti lokal ka dyfishin e punonjësve në administratë, ndërsa shton se ata paguhen jo vetëm nga taksat e qytetarëve, por edhe gjobat që u vendosin drejtuesve të mjeteve.

?Pushteti lokal para ? reformes? territoriale kishte te punesuar gjithsej 46000 punonjes ne 60 bashki dhe 340 komuna se bashku.

Sot pushteti lokal me 61 bashki ka te punesuar 92000 punonjes ose dyfish me shume.

Po mund te thote dikush se nga paguhen gjithe keta???

Po nga taksat dhe gjobat e Qytetareve paguhen se asnje kryetar bashkie nuk ? pjell? para?, tha Murrizi./CNA.al

Lajmet e fundit nga