“Bashkitë në fazë të re zhvillimi”/ Demo: Duhet projekte cilësore për të përthithur fondet e BE
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Në Shqipëri sezoni i pranverës përkon me turizmin kulturor dhe natyror që mbështetet kryesisht në grupe të vogla vizitorësh. Heqja e masave të pandemisë dhe hapja e kufijve ka rritur prurjet turistike, por operatorët turistikë përballen me pasojat e luftës në Ukrainë dhe rritjen e çmimeve.
Qazim Tuqi e nisi sipërmarrjen 15 vite më parë ku familja ktheu 4 dhoma të një shtëpie ku banonte në një bujtinë për të pritur turistët, në zemër të Qendërs Historike të Gjirokastrës që mbrohet nga UNESCO.
Më pas erdhën edhe 4 dhoma të tjera në një shtëpi tjetër karakteristike të restauruar pak metra larg dhe tani Qazimi përgatitet të hapë edhe njësinë e tretë ku gjithsej në 15 vite bëhen 30 dhoma për të pritur turistët.
?E vështirë ka qenë, luftë ka qenë, jo vetëm për mua, por për gjithë familjarët që kanë punuar fort. Puna është e bukur se ke të bësh me njerëz shumë të mirë, por vështirësitë kanë qenë sidomos se e kemi nisur nga zeroja.?
Ky vit ka nisur mbarë pasi kufijtë janë hapur dhe nuk ndihet frika e pandemisë, thotë më tej Qazimi, por sipas tij mungojnë turistët nga Ukraina dhe një tjetër sfidë është me rritjen e çmimeve.
?Na kujtohet viti i vjetshëm, kemi pasur turistë të shumtë në grupe nga Ukraina dhe kemi shumë miq atje pasi kemi pasur kontakte edhe me agjenci dhe operatorë turistike. Lufta ka ndikuar, nuk di ta them me shifra, por ka ndikuar. Edhe rritja e çmimeve ka ndikuar shumë edhe te ne edhe te turistët. Unë nuk i kam rritur deri tani çmimet, por mendoj se diçka duhet rritur sado e vogël.?
Tregu turistik në Gjirokastër, por edhe në zonat e Qarkut dhe më gjerë këtë vit po e ndien mungesën e turistëve nga veriu i Europës dhe nga disa vende të Evropës Lindore prej luftës në Ukrainë thotë Kristina Fidhi që drejton platformën ?Visit Gjirokastra?.
Konflikti zbehu dëshirën për të udhëtuar dhe rriti nivelin e pasigurisë dhe e kemi ende këtë situatë. Niveli i rezervimeve nga vendet e Veriut të Evropës është shumë i ulët, sigurisht kjo është kompesuar nga prurjet e tjera që po e rrisin tendencën, por besoj do e kemi këtë situatë për aq kohë sa konflikti atje do të vazhdojë.?
Sipas Kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, në Gjirokastër kanë ardhur këtë vit rreth 10 mijë turistë nga disa vende europiane dhe Shtetet e Bashkuara.
Numri i turistëve për këto dy muaj ka qenë më shumë se 10 mijë, krahasur me vitet e shkuara është më i lartë.
Zoti Golemi thotë se këtë vit ka një kalendar aktivitetesh.
“Gjirokastra ofron atë që ka afruar gjithmonë, turizëm, histori, trashëgimi, por këtë vit ne kemi filluar me një kalendar aktivitetesh të shtrira jo vetëm fundjavave, por edhe ditëve të tjera dhe ky kalendar do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit”.
Gjirokastra ka pasuruar këtë vit ofertën e saj turistike dhe sipas specialistit të trashëgimisë kulturore Ilir Lluri ky sezon turistik ka disa risi.
Njëra prej tyre lidhet me një guidë të posaçme që bazohet në veprat letrare të shkrimtarit të shquar Ismail Kadare,ndërsa risia tjetër lidhet me përpjekjet për të rikthyer në pazarin historik mjeshtërinë e punimit të qilimave.
?Një guidë në Gjirokastër mbështetur në veprën e Ismail Kadaresë. Unë mendoj që kjo është një nga risitë e këtij sezoni turistik. Është mbështetur në vepra që flasin pikërisht për qytetin e Gjirokastrës, në personazhe, por edhe në arkitekturën e shtëpive të Gjirokastrës që shkrimtari ka përshkruar në këto vepra.?
Sipas të dhënave zyrtare nëntë në dhjetë turistë në Shqipëri hyjnë nga kufiri tokësor.
Blerim Kore që drejton zyrën e turizmit në Bashkinë e Gjirokastrës thotë se lehtësimi i masave kundër koronavirusit në kufirin shqiptaro-grek në Pikën e Kakavijës ka ndihmuar prurjet më të mëdha. Ai thotë se edhe përmes Portit të Sarandës janë rritur ardhjet e turistëve.
?Lehtësimi i masave anti-Covid si në anën shqiptare dhe atë greke ka ndikuar në rritjen e lehtësisë së lëvizjes dhe rritjen e vizitueshmërisë. Nuk ka vonesa në kufi dhe kjo ndikon shumë.
Gjirokastra ka shtuar dy vitet e fundit kapacitete turistike dhe sidomos hotelet, por ende ka sfida sipas drejtueses së platformës ?Visit Gjirokastra?, Kristina Fidhi.
?Meritojnë të përmenden problemet e infrastrukturës, ndonjëherë të sinjalistikës dhe ndonjëherë edhe të shërbimeve që nuk mjaftojnë.?
Gjatë katër muajve të këtij viti në Shqipëri është rritur me mbi 50% prurja e të huajve krahasuar me një vit më parë. Sezoni aktual lidhet më shumë me turizmin kulturor dhe atë të natyrës ku grupet e turistëve janë të vegjël./ VOA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë rreth një jav...
Në Shtetet e Bashkuara, vdiq të shtunën ish-kryetari i Feder...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluk...
Pasi u përshëndet me kolegët e saj mësues, në shkollën “At Z...
Sot mbushen 67 vjet nga krijimi i Regjimentit të parë të Avi...
Prej datës 1 maj, paralelisht me kontrollin në terren nga st...
Makina inteligjente e vendosur në akset e qyteteve, në rrugë...
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, i përfshirë në aferën e...
Në Shqipëri po diplomohen më pak nxënës dhe studentë. Në kat...
Nga Majlinda KetaIku nga kjo jetë…. Lajmësi nuk mbaroi dot f...
Elio Jani është nënkryetari i ri i bashkisë së Durrësit.Jani...
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, është takuar sot m...
Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se i riu i cili t...
Pas takimit në Elbasan, lideri i demokratëve, Sali Berisha, ...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e pranishme në ce...
Lideri historik, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Fier, ...
Gazetari Artan Hoxha është thirrur për të dëshmuar nga proku...
Lideri historik Sali Berisha po mban takimin e radhës sot në...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave duke zbuluar s...
Lideri i demokratëve, Sali Berisha, gjatë takimit në Fier ës...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...