web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thirrja e Zelenskit për kufizimin e turistëve rus/ Duma: Nuk duhej hezituar për të thënë po

10 Maj 2022, 19:52, Aktualitet CNA

Deputetja Grida Duma ka deklaruar se shteti shqiptar nuk duhet të hezitonte të pranonte thirrjen e Presidentit Volodymyr Zelensky për kufizimin e turistëve rus.

E ftuar në emisionin “Open”, Duma tha se nuk mund të thuash që jam me Ukrainën dhe nga ana tjetër të përfitosh edhe nga Rusia.

?Për sa kohë u kërkua nga Zelensky, nga autoriteti më kredibël dhe me moralin më të lartë ku bota i ka sytë, nuk duhej hezituar për të thënë; po. Ai tha të limitohen. Europa po bën këtë gjë që Rusia të marr ekonomikisht nga të gjitha vendet që janë përkrahjes të Ukrainës. Në një moment me shpresën që mos të niste, kemi thënë se Putini do ketë një lloj rracionaliteti.

Madje i dhamë Merkel disa pikë, që me të njëjtën formulë që u ndërtua BE, ku lidhjet ekonomike ndërtuan ura paqeje, do të ishin një nga arsyet që Putin do të ndalonte apo do të tërhiqte pas që mos të niste luftën me Ukrainën. Ne që mos të pranojmë disa turistë rusë është më minimalja. Ne kaq kemi mundësi. 2.8 nga censusi i fundit.

Së pari është parimor. Pastaj politik. Është ekonomik, se është parimor dhe politik. Nuk mund të thuash; unë jam me Ukrainën, por nga ana tjetër të përfitoj dhe nga Rusia. Duke krijuar korridore ekonomike me autokratët nuk siguruam paqen e madhe. Politika e procedon ekonominë në momente të tilla?, tha Duma./ CNA.al





Lajmet e fundit nga