Projekti u prek shtëpitë/ Banorët e Kodrës së Priftit në protestë
Banorët në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë janë ngritur ...
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale.
Presidenti shkruan se një media e lirë, e pavarur dhe e përgjegjshme është thelbësore për çdo demokraci funksionale dhe të qëndrueshme.
Meta thekson se gjuha e presionit, denigrimit, frikësimit deri dhe urrejtjes ndaj gazetarisë si profesion, gazetarit si individ apo vetë komunitetit të medias në tërësi, përbën kërcënim serioz për të gjithë shoqërinë dhe rendin demokratik.
Sipas Presidentit, media e lirë, e pavarur dhe në shërbim të interesit më të lartë publik, është një qëllim për të cilin duhet të përpiqemi dhe të bashkëpunojmë të gjithë.
?Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vlerësoj dhe respektoj punën dhe përpjekjet e çdo gazetari kurajoz dhe media të pavarur në vend, për informim të drejtë dhe të paanshëm, mbështetur mbi fakte dhe prova.
Një media e lirë, e pavarur dhe e përgjegjshme është thelbësore për çdo demokraci funksionale dhe të qëndrueshme.
Por kur shumica e gazetarëve vijojnë të jenë pa kontrata pune dhe sigurime të rregullta, të keqpaguar, të detyruar të punojnë me orare të stërzgjatura dhe në kushte aspak dinjitoze, si dhe kur institucionet e ngarkuara për mirëfunksionimin dhe rregullimin e medias publike janë tërësisht të politizuara, atëhere autocensura dhe censura redaktoriale janë të pashmangshme.
Kjo i krijon terren kontrollit dhe ndikimit politik të mediave, nëpërmjet përcaktimit të linjave editoriale dhe përhapjes së dizinformacioneve të qëllimshme, që diktohen nga burime të errëta financimi, presioni dhe shantazhi qeveritar, me qëllim final centralizim të informacionit dhe forcim të autoritarizmit.
Nuk është rastësi që vit pas viti janë rritur edhe aktet e dhunës policore, ndalimet pa shkak, kërcënimet, shantazhet dhe fyerjet publike ndaj reporterëve shqiptarë.
Gjuha e presionit, denigrimit, frikësimit deri dhe urrejtjes ndaj gazetarisë si profesion, gazetarit si individ apo vetë komunitetit të medias në tërësi, përbën kërcënim serioz për të gjithë shoqërinë dhe rendin demokratik.
Ndaj edhe Shqipëria, sipas raportit më të fundit të “Reporterëve pa Kufij” ka rënë frikshëm me 20 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, duke u renditur e fundit dhe lënë pas edhe vende të sapo dala nga lufta dhe ku ka patur tensione të forta sociale.
Siç evidenton dhe ky raport “gazetarët në Shqipëri vijojnë të përballen me presione politike që u përkeqësuan në vitin 2021 nga përpjekjet për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe pandemisë Covid-19. Klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias dhe menaxhimit të medias publike. Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që synojnë t’i diskreditojnë, si dhe kanë vështirësi në aksesin e informacionit publik”.
Në kushtet kur dhe organizatat lokale të mbrojtjes së reporterëve janë pothuajse inekzistente, pjesërisht apo tërësisht të kapura, vetë gazetarët duhet të organizohen, të kenë një qëndrim më të unifikuar, të jenë më transparentë ndaj çështjeve të pronësisë së medias dhe ndarjeve politike, por më e rëndësishmja të mos presin që lirinë e shprehjes t?ua servirë politika apo grupet klienteliste.
Rikthimi i lirisë së mediave do t’i shërbejë jo vetëm transparencës por llogaridhënies në çdo nivel.
Media e lirë, e pavarur dhe në shërbim të interesit më të lartë publik, është një qëllim për të cilin duhet të përpiqemi dhe të bashkëpunojmë të gjithë?, shkruan Meta./ CNA.al
Banorët në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë janë ngritur ...
Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar në pjesën më të madhe të ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar mungesës e 35 d...
Deputetja Albana Vokshi thotë se deputetët që nuk morën pjes...
Analisti Arjan Curri ka folur në lidhje me një draft-marrëve...
Në ditën e shenjtë të Bajramit, kryeministri Edi Rama i ka d...
Një përplasje mes IPKO dhe Digitalb ka ndodhur në Kosovë.Qyt...
Enri Ceno, një nga kandidatët që garoi për anëtarë të Këshil...
Ministrave do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmenë. Ata...
Deri në mesin e kësaj jave do të ketë prezencë të reshjeve n...
Që nga 1 maji, Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi që rruga p...
Brenda tre ditësh, janë regjistruar dy aksidente me autobuzë...
Përveç Julian Dedës, në listën me 150 anëtarë të Këshillit K...
Me rastin e festës së Fiter Bajramit, presidenti Ilir Meta k...
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar me tone të forta, në lidh...
CNA.al ka raportuar pak ditë më parë për nisjen e “furtunës ...
Banorët e Rinasit janë ngritur sot në protestë, kundër vendi...
Banorë të shumtë janë mbledhur sot për të protestuar, pas ve...
Kryeministri Edi Rama u ka uruar Fiter Bajramin besimtarëve ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...