web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Është burrë ky”?/ Alibeaj i trimërohet Ramës

21 Prill 2022, 10:31, Politikë CNA

Propozimet në zarf për President, janë një turp i madh sipas deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Të gjithë hapat e hedhuar deri më tani nga PS për zgjedhjen e Presidentit, Alibeaj i ka quajtur një shoë.

 ?Është burrë ky? Do ky të krijojë një aureolë për të parin e shqiptarëve? Të flasë për deputetët e vetë, 2 i ka në qeli, 2 nuk guxon as t?jua thojë emrin. Nuk mban as minimumin e distancimit që shqiptarët e duan. E pra fillojë nga vetja, do të jesh i besueshëm, do të kalosh ylberin, bëj këtë gjë që je kryeministër i vendit, tregoje që ke vjedhur mandate por nuk ke legjitimimin e shqiptarëve, kjo është e rëndësishme. Pse lodhesh kot me zarfe, turp i madh. Kujt po i hedh hi syve? Po konsultohesh ti me shoqërinë civile? Ti që çfarë nuk bëre me patronazhistë, me krimin e organizuar, me gjithë shtetin në betejë dhe vjen këtu për të zgjedhur presidentin.

Bëj këtë si shenja e parë e sinqeritetit në këtë proces, këtej do të kuptosh që ne vërtetë mund të jemi në një situatë më të mirë. Njerëzit këtu nuk kanë skelete në dollap, jo si këta të tillë i detyron si dele, vini 3 emra për cdo zarf. S?do kesh asnjë problem nga këta por detyrim ndaj shqiptarëve po. Të paktën ndaj gjysmës së shqiptarëve që na votuan?, është shprehur Alibeaj.

Ai ka thënë më tej se do t?i grisin ata zarfe-farsë.

?Ne kemi detyrimin që gjithë këtë farsë me zarfe ta grisim, beteja jonë nuk është për të zgjedhur emrin, por për të dalë para shqiptarëve. Cila do të jetë nevoja e shqiptarëve për një president jo partiak që ka treguar në të shkuarën që nuk bëhet vegël e askujt, e bën dot këtë? Ke kaq mundësi ta kalosh ylberin? Jo nuk e bën dot?, është shprehur Alibeaj.

Ky i fundit i ka bërë thirrje Ramës, që t?i japë zgjidhje DASH-it, duke iu referuar çështjes ?Rakipi?.

 Jepi zgjidhje DASH. Ka rrëzuar zgjedhjet dhe numrat këtu. Kjo është situata. Rezultatin e dinë të gjithë, por je përballë edhe gjërave të tjera. Ti ke ngelur peng por ke disa detyrime të tjera ndaj atyre që na shohin që duan ta ndihmojnë këtë vend ta nxjerrin nga vorbulla ku ti e ke futur. Kësaj do ti qëndroj.

Përballë do na kesh. Ne jemi përballë sulmeve në të gjitha anët, këtë nuk e kapërcen dot ti, këtu të ngec sharra në gozhdë. E pra miq, demokratë kurrë nuk do të shihni asnjëherë ti japin kënaqësinë perverse këtij njeriu këtu për të bërë shfaqje. Me dhimbje e di, me kosto sigurisht por më mirë shpirtra të lirë t?ju shohim në sy për gabimet që kemi bërë.

Më mirë të vetëm sesa me pengje të së shkuarës. Kjo është qasja që do të mbajë grupi parlamentar, besoj, uroj në këtë proces. Pa u bërë pjesë e asnjë loje, zarfat ti mbajë për vete, për ata që do të shkojnë tek 313, por ky nuk është halli i shqiptarëve. E ndjeni dhe ju të gjithë këtë situatë të pështirë, nuk keni gojë të flisni, keni vënë dorën në Kushtetutë, ju përdor thjesht si numra, merrni e mbushni zarfa.

Ne duhet të jemi krenar për atë që kemi bërë deri tani dhe do të bëjmë më pas, të gjithë bashkë me kokën lart pa asnjë peng, ky është shërbimi që duhet ti bëjmë shqiptarëve, edhe pse na i vodhi votat ky, është mënyra e vetme si të jemi të nderuar. Shpëtoni shpirtrat tuaj, ruani dinjitetin dhe jemi ballëlart para shqiptarëve”, është shprehur më tej Alibeaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga