Abuzuan me fondet dhe skemën e ndihmës ekonomike/ Jepen masa sigurimi për 6 zyrtarë
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...
Maxhoranca socialiste ka bërë pjesë të konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës edhe shoqërinë civile.
Ky dokument është ftesa dërguar përmes postës elektronike organizatave të shoqërisë civile bashkëlidhur me një dokument Exel të listës së listës e 451 organizatave jo qeveritare.
Në emër të Taulant Ballës ftesa është dërguar nga një punonjëse e kryesisë së Kuvendi Shqipërisë. Lista në Exel mban emrin ?Shoqëria Civile për Presidentin?.
Në pamje të parë duket një proces normal, ku shoqërisë civile i kërkohet ajo që i takon: mendim dhe pjesëmarrje në një vendim të rëndësishëm sic është zgjedhja e Kreut të ri të Shtetit. Por sa vlerë dhe kredibël është ky proces, e tregojnë faktet e mëposhtme.
Edhe shoqatat si ato të pyjeve dhe kromit, të grave për një bujqësi të qëndrueshme, të korrektimit e rehabilitimit njerëzor janë lutur nga socialistët të vijnë me propozime konkrete.
Në këtë listë është e përfshirë si organizatë jo qeveritare edhe Konsullata Greke në Korçë. Në të tilla kushte për herë të parë socialistët i japin të drejtë për të propozuar, jo minoritetit grek, por një shteti grek në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Shembujt interesantë se kush mund të propozojë emrin e Presidentit, nuk mbarojnë. Për shembull në Shqiperi ka edhe një Shoqatë Bamirëse e Detarëve të Shqipërisë e krijuar nga një person me emer ekzotik. David Jonathan Pennoyer e ka mundësinë të propozojë pse jo ndonjërin prej detarëve të nderuar të vendit tonë për kryetar shteti, për shembull zotin Gjergj Luca.
Por pjesa më qershi e tortës, zbulohet më poshtë.
Përmes një kontrolli të plotë të kësaj liste vihet re se ajo është shumë e vjetër dhe e pa-freskuar.
Aq e pa freskuar, sa për të dhënë një emër për presidentin e ri të vendit, në këtë listë figuron edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, e cila ka akoma në ftesë si mbiemër, atë qe ka patur kur president ishte akoma Alfred Moisiu.
Nga një verifikim Top Channel arriti të mësojë se zonja Rama nuk është më drejtuese e kësaj organizate, por kjo nuk e ka penguar partinë e bashkëshortit te saj, ta ftojë për të dhënë kontributin e saj në përzgjedhjen e presidentit të ri.
Por nuk mbaron me kaq.
Nëse i referohemi kësaj liste edhe presidenti RTV Ora Ylli Ndroqi është ftuar të japë mend si kryetar i ?Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri?, në procesin President përzgjedhës. Në fakt zoti Ndroqi nuk është më kryetar i kësaj shoqate prej vitit 2018.
Ndërkohë nuk është me as konsull i Meksikës. Zoti Ndroqi sot është vetëm një person i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara.
Zoti Duka mund të jetë në lufte me qeverinë, por Federata e Futbollit mund të propozojë kryetarin e shtetit, për shembull lojtarin e shkëlqyer Sulejman Demollarin. Federata Shqiptare e Golfit, e cila megjithëse nuk ka asnjë fushe golfi në Shqipëri, mund të kërkojë për shembull që President i Republikës të jetë Dashamir Shehi.
Federata e skive që ka vetëm një atlet, që mori pjesë në dimëroren e Pekinit, gjithashtu është ftuar të propozojë. Dhe listën komike të kësaj oferte serioze të qeverisë, e mbyll Federata e Xhudos. Me rrezikun që propozimi i saj për të rikandiduar Ilir Metën, t?i rrëzohet i pari, nga trojka protokollare socialiste në takimin e pasdites./ tch
Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave të...
Shqipëria mbetet me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranës...
Rreth 85% e njerëzimit do të jetojë në vitin 2100 në qytete....
Vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe...
Vetëm 23 vjeçe dhe tashmë nënë e një vajze, Ana e ka krijuar...
Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 ba...
Besimtarët katolikë kremtojnë sot ditën e Ringjalljes së Kri...
Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e vranësirave të s...
Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe diell duke filluar n...
ARRSH ka njoftuar devijimin e rrugës nga Tirana në Elbasan d...
Vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e ...
Vijojnë masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta të jenë p...
Territori Shqiptar do të jetë në orët e para të ditës në dom...
Çfarë duhet të dini për kanabisin Kanabisi është një gjini b...
Në Shqipëri fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave vazhdon...
Krimet seksuale, bixhozi dhe dhuna në familje janë shtuar gj...
Ishte vetëm 15 vjeç kur hyri në burgun e Kavajës për krimin ...
Raste të dyshuara për salmonelë pas ngrënies çokollatës Kind...
Në vitin shkollor 2021-2022, u regjistruan në arsimin zyrtar...
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira de...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...