web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Krishti u ngjall!”/ Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët

17 Prill 2022, 06:30, Sociale CNA

Besimtarët katolikë kremtojnë sot ditën e Ringjalljes së Krishtit.

Mbrëmë në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse.

Mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet nisi në orën 23.00, pas dy vitesh mungesë për shkak të rregullave anti-covid.

Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas kryqëzimit të tij.

Kreu i kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi Metropolit Tiranë Durrës, meshën e të shtunës, ndërsa përmendi të gjitha sfidat që jemi ndeshur vitet e fundit si tërmetin, pandeminë dhe luftën, ai bëri thirrje për të dashur edhe më shumë jetën në këto kohë të vështira.

Një mesazh të veçantë ai kishte edhe për luftën në Ukrainë, si dhe institucionin e shenjtë të familjes.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishterimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë./CNA.al





Lajmet e fundit nga