Vranësira dhe reshje shiu/ Moti mbetet i paqëndrueshëm
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira de...
Në vitin shkollor 2021-2022, u regjistruan në arsimin zyrtar 577.869 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 2,0 %, krahasuar me vitin shkollor 2020-21. Sipas niveleve arsimore, struktura e pjesëmarrjes në arsimin zyrtar është pothuajse e njëjtë, gjatë tre viteve të fundit shkollor/akademik.
Në vitin shkollor 2021-22, u regjistruan në arsimin parauniversitar 453.989 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,5 %, krahasuar me vitin shkollor 2020-21. Në arsimin parashkollor, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 72.384 fëmijë, 1,5 % më shumë krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 278.138 nxënës, 55,4 % në arsimin fillor dhe 44,6 % në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin shkollor 2020-21, marrin pjesë në arsimin 9-vjeçar 2,9 % më pak nxënës.
Në vitin shkollor 2021-22, 90,3 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 9,7 % në institucionet e arsimit privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat përbëjnë 47,7 % të totalit.
Në vitin shkollor 2021-22, u regjistruan në arsimin e mesëm 103.467 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,2 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në vitin 2021-22, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82,3 %. Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit. Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm ndjek arsimin në institucionet arsimore publike (86,6 %).
Në vitin shkollor 2021-22, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.400, ndër të cilët 76,7 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 16,1 dhe në atë privat është 14,6. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 8,5 dhe në atë privat 7,3. Numri i mësuesve në arsimin e mesëm është 8.658 prej të cilëve 69,2 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 12,8 në arsimin publik dhe 8,3 në atë privat.
Në vitin akademik 2021-22, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 123.880 studentë, duke shënuar një rritje prej 0,1 % krahasuar me 2020-21. Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 76,3 % të numrit total të studentëve. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2021-22, marrin pjesë 73.493 studente femra, ose 59,3 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë 72.852 studentë duke shënuar një ulje prej 2,1 % krahasuar me 2020-21. Në vitin akademik 2021-22, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët duket të preferojnë fushën e studimit ?Biznes, administrim dhe ligj?, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve. Ndërsa fusha më pak e preferuar është ?Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari? ku janë të regjistruar vetëm 2,2 % e numrit gjithsej të studentëve.
Analizuar për secilën fushë studimi, krahasuar me vitin e kaluar akademik, vërehet ulje e numrit të studentëve që ndjekin arsimin e lartë në fushat ?Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari? me 19,9 % dhe ?Arte dhe shkenca humane? me 13,1 %. Nga ana tjetër, fushat ?Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim? dhe ?Shëndet dhe mirëqenie? paraqesin rritje të numrit të studentëve me përkatësisht 9,8 % dhe 4,4 %./CNA.al
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira de...
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje ...
Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi, u ka uruar të gjithë besi...
Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në vendin ton...
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqip...
Gjatë javës së kaluar janë kapur dhe arrestuar nga shërbimet...
Të dielën e fundit të muajit mars, pikërisht më 26 mars do t...
Pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më...
Çmimet e shitjes dhe qirave të banesave janë rritur kohët e ...
Gjatë orëve të fundit reshje bore me intensitet të ulët kanë...
Vendi gjatë ditës së diel do të jetë në ndikim të vlerave të...
Paraditja në territorin Shqiptar do të jetë në ndikimin e mo...
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi ...
Vendi ynë do të ndikohet nga kthjellime dhe temperatura në r...
Tempeartura tipike dimri kanë mbërthyer vendin tonë, duke bë...
Fundjava do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qe...
Ditën e premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, gjatë interpelancës për Mat...
Rritja e çmimit të naftës, ka shkaktuar kaos në stacionet e ...
Rritja e çmimit të naftës “ka ngritur” gjithë vendin në këmb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...