
Horoskopi për ditën e sotme, 17 prill 2022
Kujdesuni për shëndetin tuaj, veçanërisht nëse jeni të priru...
Gjatë kësaj jave do jetë Venusi që do ju mbështesë dhe do ju mbajë larg problemeve. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e keqe. Të dy do tregoheni tolerantë dhe do kërkoni falje për gabimet që keni bëre dikur. Ju beqarët do keni takime të mrekullueshme dhe më në fund edhe ju do përjetoni emocionet e të qenit çift. Në planin financiar duhet një strategji më e mire për të arritur stabilizimin e buxhetit. Kërkoni ndihme nëse nuk mundeni dot vete. Shëndeti nuk do jetë problematik. E vetmja gjë që mund t?iu bëjë të ndiheni keq është nervozizmi. Jeta profesionale do ketë më shumë vështirësi sesa ju mendonit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe rregullojini me qetësi problemet.
Për fat të keq gjërat nuk do ju ecin shumë mirë këtë javë. Ambienti për ju që keni një lidhje do jetë i trazuar dhe i mbushur me debate. Nuk do mungojnë as ofendimet për njëri-tjetrin. Ju beqarët do influencoheni njëkohësisht nga shumë planetët. Disa do iu bëjnë më të hapur e disa të tjerë do iu frenojnë të dilni nëpër takime. Mirë do ishte të ndiqnit zemrën. Financat nga ana tjetër nuk pritet të jenë të këqija. Do kryeni transaksione të rëndësishme dhe e ardhmja do përmirësohet. Shëndeti do jetë paksa delikat. Do keni probleme me gjumin dhe me rezistencën fizike. Pini çdo darkë një filxhan kamomil. Në punë do jeni më të vendosur se kurrë për të arritur atje ku dëshironi. Priten projekte të mëdha.
BINJAKET
Këtë javë do jeni me shumë fat. Planetët do ju përkëdhelin tej mase. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë e qetë dhe pa të reja. Mundohuni të paktën të mos e lini pas dore njëri-tjetrin sepse kjo do sjellë probleme më vonë. Ju beqarët do jeni të papërqendruar dhe nuk do arrini dot të krijoni një lidhje të qëndrueshme. As kjo javë nuk do jetë e duhura për ju. Buxheti fatmirësisht do jetë i mirë. Vazhdoni t?i menaxhoni me kujdes të ardhurat dhe të mos shpenzoni kuturu. Shëndeti në përgjithësi do jetë i qetë. Pak kujdes duhet të bëni nëse jeni me dietë. Në punë do iu bëhen propozime interesante të cilat nuk duhet t?i humbni. Vetëm në këtë mënyrë do arrini atje ku keni pasur gjithmonë synim.
GAFORRJA
Mos i merrni gjërat me nxitim gjatë kësaj jave sepse po gabuat nuk do ringriheni dot lehtësisht. Nëse keni një lidhje tregohuni pak me tolerantë sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia me të do mbetet e qëndrueshme. Lërini pas problemet e së shkuarës. Ju beqarët do fiksoheni pas personave ose shumë më të vegjël ose shumë më të mëdhenj se vetja. Kujdes sepse ndryshimi i madh në moshë rrallë herë sjell harmoni pa kufi. Me financat do jeni shumë të kujdesshëm dhe do shpenzoni nga pak. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime që lidhen me organin tretës dhe me kolesterolin. Në punë do keni fatin të provoni edhe sfida të reja vetëm që të ndryshoni rutinën e gjërave dhe të provoni veten. Kujdes vetëm me padurimin.
Këtë javë do keni një aftësi të adhurueshme për t?u përshtatur dhe kjo do ju ndihmojë të ecni përpara. Ju të dashuruarit shprehini sa të mundni ato që ndjeni gjithë këtë jave sepse vetëm në këtë mënyrë do mund ta mbani afër partnerin tuaj. Po e latë pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë pa e kuptuar. Ju beqarët do keni çdo ditë takime, por ai mbresëlënësi do realizohet ditën e enjte. Me financat duhet të tregoheni akoma më të matur se më parë. Gjendja nuk do jetë e mirë për shkak se do ju kërkohet me ngulm të shlyeni borxhet e marra më herët. Gjendja shëndetësore do jetë goxha delikate. Mos pini medikamente kot së koti, por flisni sa me pare me një mjek. Në punë priten ndryshime të mëdha, prandaj do ju duhet shumë mund për t?u përshtatur.
VIRGJERESHA
Mundohuni që të gjitha emocionet që do ndienin këtë javë t?i shprehni, jo t?i mbani për vete. Ju të dashuruarit do ngrini shumë dyshime për lidhjen që keni ndërtuar dhe gjërat nuk do ecin ashtu si i keni dëshiruar. Mund të keni edhe ndonjë debat me partnerin në momentin që më pak e prisni. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të angazhuar me çështje të rëndësishme dhe nuk do gjeni kohë për të dale me persona që do iu bëjnë ftesa. Dijeni se koha ikën shpejt dhe më pas çdo gjë do jetë më e vështirë. Financat do jenë përgjithësisht të mira dhe nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Gjendja shëndetësore herë pas here do ketë shqetësime. Mos neglizhoni asgjë, por flisni me mjekët. Në punë do mundoheni fort që të arrini atje ku keni dashur dhe për këtë do përballeni edhe me inatet e kolegëve.
PESHORJA
Këtë javë do i bëni gjërat si t?i ndieni dhe as që do mendoni për të ardhmen. Ju të dashuruarit do jeni pasionantë dhe do doni të bëni çmenduri. Herë pas here edhe do e kritikoni partnerin për realizmin e tij të tepërt. Mos u tregoni të padrejtë sepse edhe ai kërkon më të mirën ashtu si ju. Ju beqarët do merrni propozime dhe buqeta me lule. Gjithsesi nuk duhet të verboheni nga këto gjeste të këndshme për të pranuar gjithçka me sy mbyllur. Financat do i menaxhoni me shumë seriozitet dhe përkujdes prandaj edhe gjendja nuk do ketë aspak probleme. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e mirë. Nuk do keni shqetësime serioze përveç ndonjë dhimbjeje të vogël koke në momente lodhjeje. Në punë do jeni shumë ambicioze dhe të motivuar.
AKREPI
Edhe pse Mërkuri do mundohet të sjellë turbullira këtë jave ju sërish do dini të ruani ekuilibrin. Ju të dashuruarit do keni një periudhë të qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni sepse partneri do mundohet me sa te mundet t?ua plotësojë dëshirat. Dita e mërkurë do jetë më e veçanta. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të partnerit ideal edhe për disa kohë. Gjithsesi miqtë nuk do iu lënë ta ndieni boshllëkun e tij. Financat do kenë herë pas here disa tronditje të vogla. Duhet patjetër të merrni masa sa pa qenë vonë. Shëndeti do kërkojë më shumë vëmendje. Bëni nga pak aktivitet fizik, ushqehuni me kujdes dhe mos e teproni me kripen. Në punë nuk do ndiheni aspak të kënaqur nga ato që do arrini dhe kjo do ju brengosë pafund. Kërkoni ndihmë në rastin më të keq sepse nuk është turp.
SHIGJETARI
Entuziazmi, romantizmi dhe energjia do mbizotërojnë gjatë gjithë kësaj dite. Ju të dashuruarit do jeni të parrezistueshem dhe partneri do bëjë çmos për t?iu mbajtur gjithë kohës pas vetes. Surprizat nuk do mungojnë në asnjë lloj momenti. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin rreziqe të mëdha vetëm për të ndryshuar statusin. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do arrini t?i zgjidhni të gjitha vështirësitë që keni pasur. Do hiqni edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore do jetë herë pas here problematike. Mund të keni dhimbje barku dhe dhimbje shpine. Në punë do iu jepen mundësi shumë të mira të cilat do ju bëjnë më të njohur dhe më të pasur nga sa jeni. E keni gjetur tashmë çelësin për t?ia dalë.
BRICJAPI
Asnjë problem serioz nuk do ju ndodhë gjatë kësaj javë. Gjërat e vogla do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Ju të dashuruarit edhe pse e doni shumë atë që keni në krah do e kaloni në plan të dytë. Financat do jenë ato që do iu marrin kohën më të madhe. Ju beqarëve do iu lëndojë më shumë vetmia. Edhe pse do bëni përpjekje për të gjetur një person interesant mundësitë do jenë të pakta. Në planin financiar nuk është koha për investime apo transaksione, kështu që shtyjini sa të mundni. Shëndeti nuk do kërcënohet për asnjë moment. Do jeni plot energji dhe entuziazëm. Në planin profesional do mbroheni nga Jupiteri. Do iu bëni ballë edhe intrigave të kolegeve dhe do arrini atje ku keni planifikuar.
Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni shumë mediokër dhe të pamatur. Ka shumë mundësi ta lëndoni partnerin aty ku i dhemb më shumë dhe do jetë e vështirë të merrni faljen e tij. Ju beqarët nuk do dëshironi në asnjë mënyrë të krijojnë një lidhje sepse do e mendoni atë si një humbje të lirisë. Në planin financiar nuk priten vështirësi, megjithatë duhet të vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet. Shëndeti do jetë delikat. Herë do jeni nervozë dhe herë do iu mungojë fuqia për të ruajtur ekuilibrin. Zgjidhja e vetme është te respektoni higjienën e jetës. Në punë do e harxhoni të gjithë energjinë për një projekt me vlera.
PESHQIT
Këtë javë do i vini vetes disa qëllime dhe do bëni gjithçka për t?i arritur. Nëse keni një lidhje, që jeta t?iu ecë sa më mirë dhe të jetë emocionuese duhet të shtoni dozat e imagjinatës dhe pasionit. Mahniteni atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës në kërkim, por as këtë jave nuk do e gjeni personin që keni ëndërruar. Mirë do ishte të mos i besonit të gjitha fjalëve të bukura që do iu thonë disa. Financat do jenë goxha problematike. Filloni menjëherë të ndiqni një strategji strikte sepse vetëm në këtë mënyrë do ndalnit vështirësitë. Situata shëndetësore nuk do jetë ashtu si e prisnit. Mund të keni luhatje tensioni dhe nuk do ndiheni plotësisht të qetë. Në punë do jeni mjaft të frymëzuar dhe do merrni përgëzime nga shefat.
Kujdesuni për shëndetin tuaj, veçanërisht nëse jeni të priru...
Të lindur më: 21 Mars – 19 PrillDo të ketë takime të reja pë...
Mos i lini pas dore çështjet shëndetësore. Biznesmenët mund ...
Mos u stresoni pasi mund të ndikojë në shëndetin tuaj. Ka sh...
Mund të jeni në telashe sot. Mbroni veten nga njerëzit negat...
Emocionet e përziera mund t’ju mbajnë të tensionuar në mbrëm...
Një ditë kur pushimi do të jetë i rëndësishëm, pasi kohët e ...
Afërdita në më pak se një muaj do të jetë në anën tuaj dhe n...
Energjia juaj është ndoshta shumë e ulët sot. Nuk do të keni...
Do të jeni në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se d...
Sot do të jeni plot energji, ndaj organizoni një festë apo m...
Gjatë kësaj dite do keni nevojë t’i shihni gjërat qartë para...
Një çështje e vogël shëndetësore mund t’ju pengojë të merrni...
Janë disa shenja të Horoskopit që nuk janë aq me fat në viji...
Sot është një ditë shumë e mirë për beqarët, të cilët mund t...
Ju mund të kaloni mes botës reale dhe një sfere fantazie, Da...
Tani për tani, planifikoni gjithçka mirë dhe nëse keni nevoj...
Kjo javë ju sjell njohje të reja. Çiftet që “mbijetuan” pas ...
Mos lejoni që gjërat e vogla t’ju shqetësojnë. Ata që po për...
Liria është një aspekt kyç i jetës sot. Ju mund të zbuloni s...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
5511 punonjës policie kanë qenë në terren 24 orë, me qëlli...
Një plagosje me mjet prerëska ndodhur mbrëmjen e sotme në Ti...
Disa banorë të fshatit Gjoricë të Bulqizës janë paraqi...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotm...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Gjatë një interviste për "BBC", i dërguari i Shteteve ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të die...
Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprur...
Pas tensioneve në veri të Kosovës, i dërguari i Posaçëm i BE...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Përveç rritjes së pagave, punonjësit e admistratës publike d...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...