LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Puna dhe dashuria/ Horoskopi javor sipas astrologut Paolo Fox

10 Prill 2022, 06:46, Horoskopi CNA
Puna dhe dashuria/ Horoskopi javor sipas astrologut Paolo Fox

Afërdita në më pak se një muaj do të jetë në anën tuaj dhe në dashuri gjithçka do të shkojë mirë. Takimet e reja janë të favorizuara, por ju duhet të përpiqeni të jeni më të disponueshëm, veçanërisht tani që keni dëshirë të largoheni. Në punë diçka po ndryshon dhe lajme të mira po vijnë. Por duhet të heqësh dorë dhe të ësh pas ?5do gjë që nuk të pëlqen dhe trë pengon të vazhdosh përpara.

Afërdita është në anën tuaj dhe, më në fund, në dashuri do të gjeni qetësinë, duhet të lini veten të lirë, të jetoni ndjenjat në maksimum dhe ndoshta mund të dashuroheni me njerëz që nuk ju pëlqenin dhe aq shumë më parë. Favorizohen edhe takime të reja. Duhet të keni kujdes në punë nga problemet që mund tu shfaqen, pasi mund të ndikojnë edhe tek financat tuaja.

Binjakët

Dashuria ju ka vënë pak në siklet këto kohët e fundit. Historitë që lindin tani do jenë të vështira për t’u menaxhuar, por nga ana tjetër nuk dëshironi të jeni dashnor i një personi të martuar. Në punë tregohuni të kujdesshëm veçanrëisht të mërkurën. Favorizohen marrëveshje të reja, por idetë do të jenë më të qarta vetëm nga maji.

Gaforrja

Tani do të jetë radha juaj të lini veten të përjetoni emocione të reja në dashuri sepse jeni  të favorizuar nga yjet. Pasioni po rindizet dhe dëshira për të dashuruar do të jetë edhe më e fortë në fundjavë. Nga takimet që do të zhvilloni do të kuptoni se keni nevojë për një njeri që ju kupton dhe ju do ashtu siç jeni. Në punë, do të vijnë disa mundësi të mira: mos e hidhni veten poshtë, sepse një mundësi e humbur pason atë që do të shfrytëzohet më tej.

Në dashuri do të kapërceni një zhgënjim. Hëna do të jetë në shenjën tuaj të hënën, por nuk duhet të lini veten të bëni pre e pasioneve të reja. Në punë bëni kujdes sepse do ju duhet të përballeni me shpenzime të tepërta. Por në maj do të vijë diçka e rëndësishme, veçanërisht nëse keni biznesin tuaj!

Virgjëresha

Dashuria do të favorizohet nga pasioni. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të prisni shumë nga partneri juaj.Nës ekeni diçka për të biseduar këhsillohet të prisni deri të mërkurën. Në punë pjesa qendrore e javës është e shkëlqyer: Mërkuri dhe Hëna janë në anën tuaj dhe do të vijnë mundësi të mira!

Peshorja

Hëna do të jetë në anën tuaj nga e premtja dhe mund të përjetoni emocione të bukura. Ose më mirë, mund të ketë rikthime ose histori të reja. Qielli premton gjëra të mëdha edhe për ata që janë beqarë prej kohësh. Jini të vëmendshëm në marrëdhëniet me të lindurit në shenjën e Gaforres ose Dashit. Në punë, nëse ju është dashur të përballeni me vështirësi, ndoshta është më mirë të gjeni një marrëveshje: nga maji gjithçka do të jetë më e ndërlikuar, veçanërisht për ata që iu është dashur të kapërcejnë një krizë në pjesën e parë të 2022.

Akrepi

Nuk i duroni dot njerëzit obsesiv, ata që bezdisin dhe ndoshta mes të mërkurës dhe të enjtes mund ta vendosni veten në siklet për këtë fakt. Jeni në kërkim të lirisë dhe duke i dhënë më shumë hapësirë ??punës, nuk jeni shumë të fokusuar tek ndjenjat. Në punë, lajmet do të vijnë nga maji: përpiquni të planifikoni gjithçka sepse lajmet e mira do të vijnë së shpejti.

Shigjetari

Lajm i mirë në dashuri, takimet janë të favorizuara tani që Jupiteri dhe Venusi janë në anën tuaj. Por kini kujdes, sepse ka dyshime: ndonjëherë keni pak besim dhe jeni të dyjëzuar. Në punë, do të keni pasiguri me paratë për shkak të Mërkurit, por edhe lajme për punonjësit. Me pak fjalë, sakrificat dhe ambicia tani do të shpërblehen!

Bricjapi

Në dashuri duhet ta shfrytëzoni në maksimum pjesën qendrore të javës. Pasioni nuk mungon dhe tani ju do të keni mundësinë ta lini veten të lirë në dashuri, pa frikë. Ndërsa në punë qielli premton gjëra të mëdha, sidomos për ata që kanë angazhime apo marrëveshje për të rinovuar.

Në dashuri në periudhën e fundit keni përjetuar emocione të mëdha, jeni tërhequr nga një person. Megjithatë, tani Afërdita nuk është më në anën tuaj, edhe pse ndoshta ajo ka lënë diçka të veçantë në zemrën tuaj. Beqarët duhet të rriten, të gjejnë guximin. Në punë, periudha është kritike, por jo dhe aq. së shpejti mund të vijë një telefonatë ose një mundësi për ju. Sigurisht, gjysma e dytë e muajit premton gjëra të shkëlqyera!

Peshqit

Në dashuri gjithçka po evoluon, Venusi është në anën tuaj. Mundohuni të vazhdoni kështu, të keni më shumë besim në ndjenjat tuaja: kujdes sepse mund të keni një takim të veçantë gjatë fundjavës. Në punë po vijnë lajme të mira: kushtojini vëmendje vetëm të mërkurave dhe të enjteve. Në fund të muajit përfitimet nuk do të mungojnë!/CNA.al

Lajmet e fundit nga