Sfidat më të mëdha për industrinë e kanabisit në 2022
Industria e kanabisit është rritur në mënyrë të shpejtë vite...
Besimtarët katolikë në mbarë botën kremtojnë Pashkët. Mesazhin e kësaj dite e përcolli bashkë me urimet, Angelo Massafra OFM, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult, President i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë.
Mesazhi i plotë:
Të dashur vëllezër dhe motra!
Janë kthyer sërish ditët e festës së madhe të Pashkës: ngjarja më e rëndësishme fetare për ne të krishterët, ajo që i jep kuptim dhe arsye fesë që na bën ta quajmë veten besimtarë në Krishtin.
Me Palin apostull pohojmë se “në qoftë se me të vërtetë Krishti nuk është ngjallur, (atëherë) i kotë është predikimi ynë – i kotë besimi juaj” (krh. 1 Kor 15,14).
Ngjallja e Jezusit është garancia e hyjnisë së tij, për këtë e quajmë “Zot” dhe “Biri i Hyjit”, i cili ofroi jetën e vet dhe e mori sërish atë me fuqinë e krahut të vet (krh. Gjn 10,17-18).
Dhe ne shpëtojmë vetëm duke njohur dhe duke shpallur faktin që Krishti është Zot (krh. Rom 10,9).
Të dashur vëllezër dhe motra, sot më shumë se kurrë duhet ta shpallim zotërinë e Krishtit të ngjallur në këto kohë kur po përshkojmë errësirën e vdekjes të shkaktuar nga luftërat që po i vënë flakën planetit tonë, në veçanti nga lufta e pakuptueshme i Rusisë kundër Ukrainës, ndërsa ende nuk kemi dalë përfundimisht nga errësira e thellë e një pandemie globale.
Dhe kjo për dy arsye: së pari sepse njohja e përvuajtë e zotërisë së Krishtit do të thotë gjithashtu të pranojmë se askush nuk mund të dominojë dhe mposhtë të tjerët, pa u ndëshkuar, qoftë edhe në emër të një ideologjie apo të ndonjë mendimi politik.
Së dyti, sepse Krishti i Ngjallur e ushtron zotërinë e tij jo me dhunë, por duke sjellë dhuratën e paqes. Mbrëmjen e Pashkës, nxënësve të mbledhur në Çenakull, të mbyllur brenda nga frika, Jezusi u shfaqet dhe u uron paqen, u jep Shpirtin Shenjt dhe fuqinë për të falur mëkatet (krh. Gjn 20,19-23).
Paqja që uron Jezusi i Ngjallur konsiston në të jetuarit e plotë të prani të Hyjit; Shpirti i dhuruar është garancia e kësaj pranie tek ata që besojnë në Të; fuqia për të falur mëkatet është kumtimi se Hyji është mëshirë dhe dëshiron që bijtë e tij ta jetojnë këtë mëshirë, të marrë dhe të dhënë.
Pranimi i Krishtit të Ngjallur si Zot i jetës sonë është e gjithë kjo, por edhe fillimi i jetës së re, të shënuar nga prania e Shpirtit shenjtërues; është edhe fillimi i marrëdhënieve të reja mes nesh, të shënuara nga mëshira e ndërsjellë.
E kuptojmë se nuk mjafton të bëjmë shpallje paqeje, por është e nevojshme para së gjithash të kemi paqe në zemër; as nuk mjafton që këtë gjë ta bëjnë vetëm të fuqishmit e tokës: është e nevojshme që secili të jetojë dhe të punojë për paqen në vetvete, në shtëpinë e tij dhe në vendet ku ndodhet.
Më lejoni të jem më konkret: le të heqim mllefin nga zemrat tona, të heqim, njëherë e përgjithmonë dëshirën për të shfrytëzuar tjetrin me ryshfet dhe korrupsion, le të bëjmë secili detyrën e vet me korrektesë, transparencë e drejtësi, pa kërkuar asgjë që nuk na takon me ligj në çdo sektor: në pazar, në shkolla, në universitet, në gjyqe dhe në sektorin e shëndetësisë!
Të jemi solidarë me më nevojtarët, si na fton Shën Nëna Tereza jonë.
Të dashur, ne, në vend që të ankohemi gjithmonë ose të braktisim Atdheun tonë, të gjithë së bashku e secili prej nesh të veprojë në mënyrë që Shqipëria jonë të bëhet me e jetueshme!
Prandaj, po u drejtoj këtë apel të përzemërt të gjithë besimtarëve në Krishtin, juve të cilëve ju arrin ky mesazh përshëndetës dhe të gjithë burrave dhe grave vullnetmirë: t?i lejojmë Krishtit të Ngjallur që t?i kalojë dyert e mbyllura të “çenakujve” tanë të kyçur, të zemrave tona të frikësuara, të marrëdhënieve tona të sëmura nga pasiguritë dhe dyshimet.
Mos kini frikë ta mikprisni Atë që dëshiron të ulet në tryezë me ju, jo për të hequr diçka nga tavolina juaj, por për të dhuruar vetveten si ushqim dhe pije. Dhe atëherë Ai, i vetmi Zot dhe Shpëtimtar, do t’ju japë bashkë me veten e tij edhe paqen e shumëdëshiruar, Shpirtin jetëdhënës dhe shenjtërues, së bashku me një jetë të re plot dashuri të mëshirshme.
Ky apel është edhe përmbajtja e urimeve të mia të sinqerta për këtë solemnitet pashkvor.
Bekimi i Krishtit të Ngjallur, Zotit dhe Shpëtimtarit tonë, zbritë me bollëk mbi ju, mbi familjet tuaja, mbi Kishën tonë në ecje sinodale, mbi shoqërinë civile dhe mbi pushtetarët tanë, por veçanërisht mbi të sëmurët dhe mbi ata që janë duke jetuar shqetësimet e kësaj kohe krize.
U uroj: katolikëve, ortodoksëve dhe të gjithëve të krishterëve: Gëzuar Pashkën.
Industria e kanabisit është rritur në mënyrë të shpejtë vite...
Tashmë e “Dita pa makina”, do të kthehet në një traditë, nga...
E shtuna deri në orët e mesditës do të mbetet në ndikimin e ...
Ministrja e Edi Ramës, Elisa Spiropali, mbrëmjen e sotme, e ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se duke nisur nga ne...
Ish deputetja Rudina Hajdari, është shprehur se babai i saj ...
SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kanë zhvilluar ...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, shkruan në Twitter se teksa re...
Presidenti Ilir Meta ka dënuar me ashpërsi sulmet e dhunshme...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me guver...
SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kanë zhvilluar ...
Sot media gjermane “Spiegel.de”, raportoi se kryeministri Ed...
Ka ndryshuar sërish çmimi për karburantet. Bordi i Transpare...
Një vendim i Krimeve të Rënda (që sot është SPAK), që në vit...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm një ditë më parë në ...
Ka zgjatur më shumë se dy dorë marrja në pyetje e ish Minist...
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka folur sërish për aferën e...
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të dëshmojë sot para ...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka dëshmuar p...
Botuesi Fahri Balliu ka komentuar deklaratat e kryetarit të ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...