web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"NATO po përdor Ukrainën kundër nesh"/ Zakharova: Furnizimi me armë vetëm zgjat konfliktin

8 Prill 2022, 14:25, Kosova & Bota CNA

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Mariya Zakharova është shprehur se furnizimi i Ukrainës me armë nga NATO çon vetëm në zgjatjen e konfliktit ushtarak.

Ajo shtoi se alenaca ushtarake e NATO-s është duke luftuar Rusinë duke përdorur Ukrinën.

Një gjë e tillë sipas saj bëhet ndërkohë që NATO është duke u treguar ?neutrale? duke mos hyrë drejtëpërdrejtë në konflikt/

?Aleanca që vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë shtesë çon në zgjatjen e konfliktit. Ai mbështet besimin e regjimit të Kievit në mosndëshkimin e krimeve të luftës dhe mizorinë ndaj civilëve jo vetëm në Donbas, por në mbarë Ukrainën. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se, duke mohuar hyrjen e tij të hapur në konflikt, blloku i Atlantikut të Veriut në fakt ka luftuar për një kohë të gjatë në krah dhe përmes duarve të Ukrainës ? kundër Rusisë?, tha Maria Zakharova.





Lajmet e fundit nga