Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Nga Habjon Hasani
Tre drejtorë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) janë implikuar në një skemë mashtruese në favor të kompanisë ?Emanuelle Adriatic Energy?, skemë e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm prej afro 3.4 milionë dollarësh neto.
Dael Dervishi, Gledian Llatja dhe Adrian Bylyku, të tre titullarë të AKBN-së prej vitit 2012 e deri më sot, kanë mbajtur të fshehur falsifikimin e garancisë bankare të kompanisë koncensionare ?Emanuelle Adriatic Energy?.
Ndër të tre titullarët Dael Dervishi rezulton përgjegjësi kryesor, pasi ai ka qenë direkt i përfshirë në fazën e parë të kësaj afere, kohë kur u orkestrua mashtrimi nëpërmjet falsifikimit ndërsa më pas të gjithë drejtorët e AKBN-së e kanë mbajtur të fshehtë këtë histori.
Gjithçka nisi në vitin 2012 kur ish-qeveria Berisha i dha kompanisë ?Emanuelle Adriatic Energy? të drejta ekskluzive të kërkimit për hidrokarbure në ujërat territorriale shqiptare.
Kjo marrëveshje u negociua asokohe nga Dael Dervishi, i cili udhëtoi dy herë drejt Izraelit në takime informale me përfaqësues të kësaj kompanie, asokohe Dervishi ishte drejtori juridik i AKBN-së .
Pas një shkëputje disa mujore nga AKBN-ja, në tetor 2013, Dael Dervishi emërohet titular dhe drejtues i këtij institucioni, tashmë Dael Dervishi do të duhej të monitoronte një marrëveshje që ai e kishte nxitur dhe orkestruar dikur në bashkëpunim me pronarët e panjohur të kësaj kompanie.
Referuar kontratës, kompania duhej të depozitonte në bankë një garanci prej 3.4 milionë eurosh, që do të ishte peng në favor të shtetit shqiptar në rastin kur kompania nuk do të arrinte dot të përmbushte detyrimet që kishte marrë përsipër.
Si ish-drejtor juridik, Dervishi kishte për detyrë të verifikonte që prej gjenezës bankën dhe llogarinë bankare që kishte deklaruar kjo kompani, ndërsa më pas si titullar i AKBN-së ai duhej të monitoronte raportet tre mujore të deklarimeve që bënte kompania mbi ecurinë e planit të zhvillimit.
Por siç zbulon një raport inspektimi konfidencial i vitit 2014 i siguruar ekskluzivisht nga Hashtag.al, kompania koncensionare ?Emanuelle Adriatic Energy? ka falsifikuar dhe mashtruar shtetin shqiptar duke paraqitur adresë dhe konto bankare të rreme dhe ka arritur të shmangë ekzekutimin e garancisë prej 3.4 milionë dollarësh, pasi u vërtetua se nuk kishte përmbushur detyrimet.
Raporti i ekspertëve i vitit 2014 (Lexo këtu raportin, fq.10-11) zbulon se Dael Dervishi jo vetëm kishte toleruar kompaninë duke mos i kërkuar asaj të bënte deklarimet 3 mujore, por Dervishi njëkohësisht është përpjekur të mbysë dhe të mbulojë skandalin e falsifikimit të garancisë së kësaj kompanie.
Një tjetër dokument i siguruar nga Hashtag.al zbulon se nga korrespondenca e AKBN-së me Avokaturën e Shtetit jep detaje mbi mënyrën se si është kryer falsifikimi.
Sipas kësaj korrespondence rezulton se kompania ?Emanuelle Adriatic Energy? ndonëse kishte të deklaruar selinë në Izrael, ajo ka dhënë si bankë të depozitimit të garancisë një bankë në Londër e cila quhej ?Point Bank?, por nga ana e saj e ashtuquajtura bankë (me kapital 100 sterlina) operonte nga Qipro dhe kishte përfaqësues një shtetas rus asokohe 27 vjeçar, i quajtur Igor Kulenok.
Ajo që ishte deklaruar si bankë në Londër, në fakt ishte një kompani e rëndomtë biznesi që deklaronte se nuk kryente asnjë operacion bankar në Britani, por gamën e veprimit e kishte në zonën offshore të Qipros.
(Lexo këtu korrespondencën e plotë të AKBN-së me Avokaturën e Shtetit)
Në vitin 2017 ish-drejtori i Albpetrolit Endri Puka deklaroi se do të zhbënte marrëveshjen e shtetit shqiptar me kompaninë ?Emanuelle Adriatic Energy? por kjo marrëveshje rezulton sot e kësaj dite në fuqi.
Në këtë pikë zbulohet një tjetër detaj interesant, pasi kompania ?Emanuelle Adriatic Energy? ka pasur në Tiranë si përfaqësuese zyrën juridike ?Tonucci Partners?. Një dokument i zbuluar nga Hashtag.al sugjeron se ishte kjo zyrë që ka sjellë në Tiranë letrat false të garancisë, ndërsa juristi i zyrës që ka bërë dorëzimin e garancisë false është shtetasi Enklid Milaj.
Zoti Milaj rezulton një lidhje shumë e ngushtë i ish-drejtorit të Albpetrolit Endri Puka, ata janë kushërinj të parë.
Hashtag.al u interesua zyrtarisht pranë AKBN-së dy javë më parë për të mësuar në lidhje me statusin e kësaj marrëveshje, apo në lidhje me ndonjë nismë ligjore të shtetit shqiptar për ta kallëzuar penalisht mashtrimin apo për ta ndjekur çështjen në arbitrazh.
Nga AKBN-ja u konfirmua marrja në dorëzim e pyetjeve tona (lexoji këtu pyetjet), por përfaqësues të këtij institucioni na thanë në datën e skadimit të afatit ligjor se përgjigjet nuk ishin ende gati, ndonëse bëhej fjalë për një konfirmim elementar të tipit: ?ka apo s?ka procedim penal dhe gjyq arbitrazhi për aferën??.
Ish-drejtori i AKBN-së Dael Dervishi rezulton orkestrues i kësaj marrëveshje hidrokarbure dhe më pas protektor i saj dhe zyrtari kyç që ka fshehur skandalin, njësoj kanë vepruar pas tij dhe drejtorët e tjerë Gledian Llatja dhe Adrian Bylyku.
Dael Dervishi erdhi në krye të AKBN-së si një njeri i LSI-së, më pas ai u lidh fuqishëm me linjën e Damian Gjiknurit, sidomos me ish-drejtorin e Albpetrolit Endri Puka. Gledian Llatja është gjithashtu një njeri i besuar i Gjiknurit.
Ndërsa drejtori aktual i AKBN-së Adrian Bylyku i cili njësoj si dy të parët po përpiqet të fshehë këtë skandal, punon nën garancitë dhe mbrojejtn e ministres Belinda Balluku.
Një zjarr i ndodhur një natë më parë në komisariatin numër 5...
Me ndryshimin e orës, nga mëngjesi i sotëm do të flemë më pa...
Vendi ynë do të ndikohet nga mot me kthjellime dhe alternime...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar me anë të një postimi në rrj...
Ambientet e komisariatit numër 5 në Kamëz raportohet të jenë...
Kanë përfunduar zgjedhjet për kreun e Dhomës së Avokatisë në...
Çmontimi i dyerve të blinduara ka nxjerrë në pah fortifikimi...
Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët gjatë ditës së sotme ...
Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur heqja e dyerve të b...
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila njohu dje Kuvendi...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, duke komentuar situatën p...
Ish-nënkryetari i FRPD, Indrit Hoxha ka komentuar zhvillimet...
Liqeni i Fierzës po shkon drejt pikës së vdekjes, pasi brend...
Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci ka...
Tenori Rudin Sata, ka parë nga brenda se si është katandisur...
Zëvendësminitrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi në një deklaratë ...
Ish-politikani Ben Blushi, i cili pasi e përzunë me “shkelma...
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka reaguar pas shp...
Më në fund, fundjava e fundit e muajit Mars, solli temepratu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...